Euristeu

EURISTEU (greq.

Εὐρυσθεύς Eurystheus) - i biri i mbretit Stenel dhe gruas së tij Nikipës, mbret i Mikenës. Jo rallë ndodh që emri i padronit ta ruajë nga harresa vetëm vepra e shërbëtorit të tij. Në rastin e Euristeut kjo ka ndodhur për herë të parë në letërsinë botërore (në këngën e XIX të Iliadës). Shërbëtor i tij ka qenë Herakliu, kreshniku më i madh i miteve greke. Vet Euristeu ishte i dobët dhe frikacak. Përveç kësaj ai është shërbëtor me asgjë nuk e ka merituar. Thjeshtë, zoti suprem, Zeusi, ia ka dhënë.

Euristeu
Vazo antike me Herkulin dhe Euristeun nga bëma e Derrit të Erimantit

Lidhja me Mitin e Herakliut

Si ka ndodhur kjo më së miri kuptohet te emri i Herakliut. Atje flitet për veprat të cilat Herkuli i bëri sipas urdhërit të Euristeut. Euristeu madje edhe e nënçmoi dhe fyeu Herakliun. Prej njeriut të tillë as që është e mundur të pritet diçka tjetër. Kuptohet se në këtë rol të vetin kënaqej shumë, aq më tepër, sa që ka dashur t'i shërbejnë edhe pasardhësit e Herakliut. I dëboi nga Tirinti, qyteti i Herakliut dhe pastaj i ndjekur në tërë Heladën dhe kur mësoi se strehimin e kanë gjetur në Athinë, kërkoi që t'i dorëzohen. Demofonti, mbret i Athinës, i biri i Tezeut, shokut të Herakliut, e refuzoi vendosmërisht. Euristeu erdhi me një ushtri të madhe para Athinës dhe u kërcënua se do t'i shkatërrojë. Athinasit iu kundërvunë dhe me ndihmën e zotërave e mposhtën, kurse Jolaun, nipi i Herakliut e sjell në qytet si rob lufte. Posa e pa Alkmena, e ama e Herakliut, iu kujtuan të gjitha ato fyerje dhe përbuzje që i përjetoi i biri dhe duke mos mundur të përmbahet ia nxori sytë dhe, para se dikush ta pengonte e theri me thikë.

Euristeu në arte dhe letërsi

Prej veprave artistike me figuren e Euristeut nga antika janë ruajtur mjaft pak dhe pothuajse të gjitha e trajtojnë të njëjtën pamje: Euristeu i mbështetur në fuqi ose në një anë tjetër e shikon i frikësuar Herakliun. Janë të njohura pikturat në vazat që e paraqesin Herakliun që e sjell derrin e egër të Eurimantinit nga shek. VI-V para e.s. (sot gjendet në Muzeun e Marseit, Vashingtonit dhe gjetiut) dhe Euristeu fshehet para Herakliut dhe Kerberit. Më e njohura prej tyre (me siguri nga vitet 530-520 para e.s.) gjendet në Luvër të Parisit. Për grekët Euristeu u bë simbol i sundimtarit mendjemadh dhe frikacak (dhe në përgjithësi të patronëve), dhe emri i ka kaluar prej miteve në proverbave.

Tags:

Herakliu

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

StreptokoketZbulimi i zjarritZgjoi /Hive (film)GjarpriHistoria e Jehudëve në ShqipëriForcat e Armatosura të ShqipërisëOksigjeniTrupat e Sistemit DiellorNumriFaqja kryesorePresidenti i ShqipërisëEgjipti i lashtëMaqedonia e VeriutLista e aktorëve të teatrit shqiptarMuri i Madh KinezLumi i DrinitNdotja akustikeNamazi i IqindisëSistemi operativHistoria e BallkanitAcidet dhe BazatTartufi (komedi)Piter PanPerandoria BizantinePyetja retorikeKlimaQarku i FieritShkodraKrimet e regjimit komunist në ShqipëriHepatiti BEnergjia dielloreMbretëria e IlirisëTeoria e evolucionitPerëndimi i diellitFërkimiVallet shqiptareLista e vullkaneve aktivë në botëInfermieriaElektricitetiFolkloriHolandaNdryshimet klimatikePrizreniNdotja plastikeEnergjia kinetikeIsak NjutoniHarta e BotësShpella e GadimësRryma elektrikeKundrinoriMatjaPikëpresjaRilindja Kombëtare ShqiptareLidhëza bashkërenditëseLista e liqeneve në ShqipëriBlerim DevolliTeatri në ShqipëriAminoacidetHumanizmiNATOPikësimiMercedes-BenzMjedisi natyrorUjkuQyteti i KukesitLista e elementeve kimikëNoizyF.C. Internazionale MilanoBeni ecën vetëKalaja e GjirokastrësNdarja administrative e ShqipërisëLista e personaliteteve ilireMali i TomoritHomonimetFormimi i yjeveAmnistiLufta e Kosovës🡆 More