Epikurizmi është një sistem filozofie i themeluar rreth vitit 307 p.e.s.
bazuar në mësimet e filozofit të lashtë grek Epikuri. Epikurizmi ishte fillimisht sfidë për platonizmin. Më vonë rryma kundërshtare kryesore e tij u bë stoicizmi.
Disa shkrime të Epikurit kanë mbijetu deri në ditët e sotme. Disa studiues e konsiderojnë vjershën epike De rerum natura (Latinisht për natyrën e gjërave ) të Lukrecit për me i paraqitë, në një vepër të unifikuar, argumentet thelbësore dhe teoritë e epikurizmit. Shumë prej rrotullave të zbuluara në Vilën e Papirit në Herkulaneum janë tekste epikuriane. Të paktën disa mendohet se i përkisnin filozofit epikurian Philodemus.
Epikuri ishte materialist atomist, ndjekës i hapave të Demokritit. Materializmi i tij e çoi në sulm të përgjithshëm mbi bestytninë dhe ndërhyrjen hyjnore. Pas filozofit kirenaik Aristipi, Epikuri besonte se e mira më e madhe ishte me kërku kënaqësi modeste, të qëndrueshme në formën e një gjendje ataraksie (qetësi dhe liri nga frika) dhe aponie (mungesa e dhimbjes trupore) përmes njohjes së punës së botës dhe kufizimit të dëshirave. Kombinimi i këtyre dy gjendjeve përbën lumturinë në formën më të naltë. Rrjedhimisht, Epikuri dhe pasuesit e vet e shmangën politikën, sepse kjo mund të çojë në zhgënjime dhe ambicie që mund të bien ndesh drejtpërdrejt me kërkimin epikurian për paqen e mendjes dhe të virtyteve.
Megjithëse epikurizmi është formë e hedonizmit përderisa deklaron se kënaqësia është qëllimi i vetëm i brendshëm, koncepti që mungesa e dhimbjes dhe frikës përbën kënaqësinë më të madhe, dhe mbrojtja e tij për një jetë të thjeshtë, e bëjnë atë shumë të ndryshëm nga "hedonizmi" i kuptuar kolokualisht.
Epikurizmi lulëzoi në epokën helenistike të vonë dhe gjatë epokës romake, dhe ku si rrjedhojë u krijuan shumë bashkësi epikuriane, si ato në Antioki, Aleksandri, Rodos dhe Herkulaneum. Nga fundi i shekullit të III-të epikurizmi u shua duke u kundërshtu nga filozofitë tjera (kryesisht neoplatonizmi), tashmë në ngritje. Interesi për epikurizmin u ringjall në epokën e iluminizmit dhe vazhdon edhe në epokën moderne.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Epikurizmi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.