Stoicizmi (Greqisht: Στοά) doktrinë filozofike e periudhës së lashtë greko-romake, që pranonte botën e jashtme materiale, por predikonte etikën idealiste si nënshtrim ndaj fatit dhe e kërkonte lumturinë te jetesa në përputhje me natyrën e duke mposhtur ndjenjat.
Filozofinë që e quejmë stoicizëm, lindi aty nga fundi i qindvjeçarit të IV p.e.s. Ndahet zakonisht në tri periudha kryesore :
Emri stoicizëm rrjedh nga *STOCK* portiku Stoikon që ngrihej në afërsi të shkollës së Zenonit dhe është doktrinë e rrallë filozofike që nuk muer emrin nga themeluesi i vet e as nga koncepti kryesor që shtjellon por nga vendi ku shtjellohet dhe mësohet (Stoa). Stoik pra është njeriu gjakfohtë dhe i patrembshëm nga situatat sikur edhe vet portiku në fjalë. Zotërimi i vetvehtes dhe pikëpamjet morale janë thelbi i çështjes së stoikëve kështuqë kjo doktrinë ecën me hapa pushtuese në betejat kundër hedonistëve, epikuristëve dhe intelektualëve të Akademisë, gjer në atë shkallë sa që i zbehë gjer në eklipsë mendimet kundërshtare e sidomos pas dominimit të mendimit stoik në nënqiellin romak.
Nuk mund të themi se metafizika e stoikëvë nuk ka kundërthënie në vehte : Ajo së pari është dhe duhet të konsiderohet si fizikë e jo metafizikë. Çdo gjë jashtë shpirtit është trup kurse shpirti vet një perceptim. Nga kjo ndoshta edhe shum studjuesë e filozofë konsiderojnë se stoicizmi ka karakter dhe dominancë idealizmi. Është e saktë se në disa aspekte ka ideailzëm por a nuk flasin stoikët për principin dhe për atë se pafundshmëria apo hiçi nuk egziston dhe se trupi, masa është gjuthkund dhe e mbush çdo vend. Që para stoikëve filozofë pra më të lashtë, ngritën dallimin e materjes nga forca. Stoikët e përvehtësuan dhe në pajtim me idetë e tyre, nxorën bashkësinë e materjes me forcën si burim krijues që quhet gjithashtu natyrë.
Stoicizmi zdhuket si shkollë filozofike shpejt pas përfundimit të sundimit të Mark Aurelit por inspiron shum besimin e krishterë në disa forma të saja të urtësisë.
Përndryshe stoicizmi mer hov të rëndësishëm disa shekuj më vonë, saktësisht ringjallet me paraqitjen e rilindjes dhe mer përmasa mjaftë rëndësishme, së pari në Itali e pastaj në Gjermani dhe Francë.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Stoicizmi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.