Elsa Demo është gazetare e kulturës nga Fieri.
Elsa Demo | |
---|---|
U lind në | |
Profesioni | Gazetare |
Vite aktiviteti | Prej vitit 2000 |
Vepra të shquara |
|
Faqja në rrjet | Elsa Demo Commons: Elsa Demo – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale |
Elsa u lind në Fier, ka studiuar letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua në vitin 1999. Ajo u doktorua në vitin 2020 në Studime Letrare me tezën “Letërsi shqipe pa lexuesin e parë. Rasti i tre autorëve: Kasëm Trebeshina, Shpëtim Gina, Jamarbër Marko". Përtej vlerave studimore në fushën letrare, teza është me interes për t'u lexuar, pasi përmban dorëshkrime letrare, shënime e ditarë të shkrimtarëve.
Elsa jeton dhe punon në Tiranë. Fillimet e saj në gazetarinë kulturore janë në gazetat “Koha jonë” dhe “Korrieri”. Në vitet 2003-2013, është gazetare dhe redaktore e faqeve kulturore, e për dy vjet zëvendëskryeredaktore e gazetës “Shekulli”.
Prej vitit 2013, ajo raporton për zhvillimet kulturore përmes hapësirës së saj televizive, aktualisht me programin e përjavshëm “Artes” në Televizionin Shqiptar, RTSH.
Krahas kronikave kulturore, Elsa ka shkruar ese, reportazhe, analiza në të përditshmet po edhe në periodikë dhe antologji.
Është fituese e çmimit “Woytila” në konkursin ndërkombëtar “Gazetarë të Mesdheut” (2009), Itali.
Bashkë me shkrimtarin dhe studiuesin Ardian Klosi, Elsa Demo ka hartuar dhe botuar dy antologji dokumentare dhe letrare: e para për jetën nën diktaturë "Shqipëria kujton. 1944-1991" dhe e dyta për periudhën e tranzicionit “Shqipëria tregon 1991-2010”.
Elsa është anëtare e Federatës Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit – FIPRESCI. Kjo federatë përbëhet nga një grup kritikësh profesionistë dhe gazetarësh të filmit anembanë botës për të "promovuar kulturën e filmit dhe mbrojtur interesat profesionale".
Teksti i saj për teatër “E gjelbër hiri në të zezë” (Grayish Green into black), u shpall fitues në konkursin “Pipelines”, organizuar në 2021-shin nga European Theatre Convention dhe Schauspielhaus Graz (Austri) dhe mori pjesë në Dramatikerinnenfestival në Grac, 2022.
Pjesa është prezantuar në skenën e Teatrit Kombëtar dhe është lexuar nga aktorët Ndriçim Xhepa, Gladiola Harizaj, Linda Jarani dhe Genci Fuga. Personazhet e dramës janë 5: Rizai i cili është dhe babai i familjes, 54 vjeç, Jana e cila është mamaja, 48 vjeçe, Neli është vajza, 18 vjeçe, eksperti dhe mjeku. Drama është shkruar gjatë muajve korrik dhe gusht 2021.
Një ditë dimri, ndodh shpërthimi i një burimi nafte në trekëndëshin midis shtëpive, varrezës së fshatit dhe kinemasë fantazmë. Shtëpia, varreza, kinemaja, vijnë si dëshmitare të kohëve më të vjetra se kjo ku jeton familja bashkëkohore. Kështu kohët bashkojnë krahët, e shkuara shkërben të tashmen, vendet shkërbejnë njerëzit për të thënë se nevoja për mbijetesë kontrollon dhe sfidon nevojat shpirtërore brenda njerëzve të një gjaku, që përbëjnë dhe miniaturën e një shoqërie të polarizuar...
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Elsa Demo, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.