Simon Jubani

Dom Simon Jubani (Shkodër, 8 mars 1927 - 12 korrik 2011) ka qenë klerik katolik i burgosur dhe i përndjekur nga regjimi komunist me 26 vjet burg, të vëllain Dom Lazrin ia helmoi me arsenik Sigurimi më 22 korrik-2 gusht 1982.

Ka qenë meshtari i parë që çoi meshën e parë dhe më pas më 11 nëntor kremtoi meshën e parë publike tek Varrezat e Rrmajit në Shkodër.

Biografia

U lind në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Në moshën 16-vjeçare filloi Shkollën Apostolike të jezuitëve. Pas mbylljes së shkollave katolike, në mars të vitit 1946 kaloi në Gjimnazin e Shtetit. Më vonë u transferua në Tiranë, ku kreu një kurs radio-rontgen. Pasi punoi për pak kohë në spitalin ushtarak të kryeqytetit, u mobilizua në ushtri. Në krye të tri viteve u kthye në Shkodër, ku iu paraqit Imzot Ernest Çobës dhe iu lut ta shuguronte meshtar, por ai e këshilloi të priste. Rifilloi punë si radiolog në Sanatoriumin e Shkodrës.

Në vitin 1957-‘58 mori urdhërat e meshtarisë dhe u dërgua në Mirditë si famullitar, ku dhe u arrestua. Bëri 26 vjet burg. U lirua më 13 prill 1989 bashkë me klerikë të tjerë, në sajë të perestrojkës. Më 4 nëntor 1990 kremtoi të parën meshë publike, në kapelën e djegur të varrezave të Rrëmajit, në prani të 200-300 besimtarëve. Më datë 11 të po atij muaji, gjithnjë në kapelën e Rrëmajit, kremtoi dhe meshën e dytë publike, këtë herë me një fjalim të mirëpërgatitur, programatik, që thyente heshtjen 24 vjeçare. Më 11 korrik 1992, Universiteti i San FranciskosKaliforni i akordoi diplomën «Doctor Honoris Causa» në shkenca humane. Në korrik 1996, shteti i Miçiganit e nderoi me diplomë të posaçme. Ndërroi jetë më 12 korrik të vitit 2011, në spitalin e qytetit të Shkodrës.

Referime

Tags:

12 korrik192720118 marsShkodërSigurimi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Plutoni (planet)Lojërat Olimpike VeroreLigjiEkosistemiShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreMëlçiaFiset ilireSistemi muskulorLeukocitAbdesiSindroma DownPërfaqësuesja kosovare e futbollitLidhja e LezhësAli PodrimjaFaik bej KonicaLeje DrejtimiKlimaForca e Sigurisë së KosovësKomedia HyjnoreRrotullimi i TokësNdryshimet klimatikeShenjat e Urdhërave të PreraOksidet bazikeKantoni Saint-Amand-MontrondAdoleshencaKanabisi (Drogë)AkiliShpallja e Pavarësisë së KosovësTeatri në ShqipëriUdhëtimet e GulliveritNoizyInstrumenti muzikorTretësiratDon Kishoti i MançësLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëLista e aktorëve të teatrit shqiptarFlamuri i KosovësGjakuBashkitë e ShqipërisëRepublika Popullore e ShqipërisëBarack ObamaKantoni Verdun-sur-le-DoubsPuna (fizikë)Lista e maleve të ShqipërisëMasaApoloniaDemokraciaMigrimetVlerësimi i nxënësveAK-47Pejgamberët në IslamSinuzitiNexhmije PagarushaAventurat e Tom SojeritTransgjinorLetërsia e Rilindjes KombëtareGjon BuzukuNumri piSkociaKompleksi Memorial Adem Jashari në PrekazDrini i BardhëKlonimiSistemi i imunitetitKrujaThomas EdisonBunkerët në ShqipëriIsmail QemaliQeni i SharritAnne FrankPranveraProdhimi i Brendshëm BrutoAbdyl FrashëriKulla e Sahatit, KavajëPasqyratKuvendi i VlorësTelefoniSaranda🡆 More