Ekipi i Ëndërrave i FIFA Kupës së Botës është ekipi më i mirë i të gjitha kohërave i FIFA Kupës së Botës e publikuar nga FIFA në vitin 2002 pas një sondazhi të publikuar në internet që i lejonte tifozëve të zgjidhnin ekipin e tyre të ëndërrave.
Diego Maradona i Argjentinës mori më shumë vota. Më shumë një milion e gjysëm tifozë nga e gjithë bota votuan në sondazh, që u mbajt në uebfaqen zyrtare të FIFA-s, www.FIFAworldcup.com, me Maradonën që mori 111,035 vota. Pelé i Brazilit, i cili e fitoi trofeun tre herë, mori 107,539 vota kurse Zinedine Zidane, i cili shënoi dy herë për Francën në finalen e vitit 1998, u rendit i treti me 80,527 vota.
Formacioni me njëmbëdhjetë lojtarë ishte 3–4–3, me një portier, tre mbrojtës, katër mesfushorë dhe tre sulmues.
Lojtari | Pozicioni gjatë karrierës | Ekipi kombëtar Turnamentet e luajtura |
---|---|---|
Lev Yashin | Portier | Bashkimi Sovjetik 1958, 1962, 1966, 1970 |
Paolo Maldini | Mbrojtës i majtë dhe qëndër-mbrojtës | Italia 1990, 1994, 1998, 2002 |
Franz Beckenbauer | Qëndër-mbrojtës | Gjermania 1966, 1970, 1974 |
Roberto Carlos | Mbrojtës i majtë | Brazili 1998, 2002, 2006 |
Roberto Baggio | Sulmues i dytë ose mesfushor sulmues | Italia 1990, 1994, 1998 |
Zinedine Zidane | Mesfushor sulmues | Franca 1998, 2002, 2006 |
Michel Platini | Mesfushor organizator i avancuar | Franca 1978, 1982, 1986 |
Diego Maradona | Mesfushor sulmues ose sulmues i dytë | Argjentina 1982, 1986, 1990, 1994 |
Romário | Sulmues | Brazili 1990, 1994 |
Johan Cruyff | Sulmues ose mesfushor sulmues | Holanda 1974 |
Pelé | Sulmues ose mesfushor sulmues | Brazili 1958, 1970 |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Ekipi i Ëndërrave i FIFA Kupës së Botës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.