Dyshimi Kartezian është një formë e skepticizmit metodologjik lidhur me shkrimet dhe metodologjinë e Rene Dekartit (1596-1650).
Dyshimi kartezian është i njohur edhe si skepticizëm kartizian, dyshim metodik, skepticizëm metodologjik, dyshim universal, ose dyshim hiperbolik.
Dyshimi kartezian është një proces sistematik për të qenë skeptik për (ose i dyshimtë) të vërtetën e besimeve të veta, që është bërë një metodë karakteristike në filozofi. Kjo metodë e dyshimit u përhap në masë të madhe në filozofinë perëndimore nga Rene Dekarti, i cili kërkoi të dyshonte në të vërtetën e të gjitha besimeve të tij për të përcaktuar se cilat besime mund të ishin të sigurta ishin të vërteta. Dyshimi Kartezian të cilën Dekarti e mori si pikënisje dhe pikëmbështetje të persiatjeve të tij filozofike ndryshon nga dyshimi i skeptikëve të tjerëve. Dyshimi Kartezian nuk e nënvlerëson mundësinë njohëse të arsyes apo mendjes ; përkundazi , Dekarti është racionalist dhe ka besim në mendje e njeriut si fuqi kuptimore dhe njohëse. "Dyshimi Kartezian" është dyshim metodik qëlliimi i të cilit është të avancojë njohjen, duke u mbështetur në të vërteta të qarta e të dallueshme , në të cilat nuk mund të dyshohet. Pra "Dyshimi Kartezian" ka për qëllim vendosjen e njohjes mbi një bazë të fortë.
Në veprat e tij të njohura "Bisedë mbi meto-dën" dhe "Meditacionet" , Dekarti tregon se për ta gjetur bazën e fortë të filozofisë , ka filluar të dyshojë në qdo gjë; së pari filloi të dyshojë në shqisa,pastaj edhe në gjërat tjera. Dekarti vajti aq larg sa që edhe për matematikën filloi të dyshojë, poashtu edhe për faktet astronomike dhe gjeometrike.
Metoda e Dekartit për dyshimin hiperbolik përfshinte:
Dyshimi hiperbolik do të thotë të kesh tendencën për dyshim, pasi është një formë ekstreme ose e ekzagjeruar e dyshimit. (Njohuria në kuptimin Kartesian do të thotë të dish diçka përtej jo thjesht të gjitha arsyeshme, por të gjitha dyshimet e mundshme.). Në "Meditacionet" e tij mbi Filozofinë e Parë (1641), Dekarti vendosi të dyshonte në mënyrë sistematike se çdo besim i tij ishte i vërtetë, , që nga fillimi, një sistem besimi i përbërë vetëm nga bindjet e vërteta. Një fragment nga vepra "Meditacionet"
Disa vjet kanë kaluar që kur unë u bëra i vetëdijshëm se kisha pranuar, madje edhe nga rinia ime, shumë mendime të rreme për të vërtetën, dhe për rrjedhojë, ajo që më pas mbështetja në parime të tilla ishte shumë e dyshimtë; dhe prej asaj kohe unë u binda për domosdoshmërinë e ndërmarrjes së një herë në jetën time për t'u çliruar nga të gjitha mendimet që kisha miratuar dhe për të filluar përsëri punën e ndërtimit nga themeli ...
Rene Dekarti (1641)
"Ndoshta zoti është ai që më shpien të bëjë gabim, saherë që dua të i numëroj anët e një katrori ose kur dua të i mbledhi 2 dhe 3". Ndoshta është gabim që Zotit të ia përshkruaj një gjë të tillë, por mund të ekzistojë ndonjë demon i keq po aq dinak dhe i gatshëm të mashtrojë sa edhe i fuqishëm , i cili e përdor të gjithë fuqinë për të më mashtruar. Nëse një demon i tillë ekziston , atëherë të gjitha gjërat që i shohë janë iluzione , të cilat i ka krijuar me qëllim që të më zë në lehtëbesimin tim.-thotë Dekarti.Pra mund të dyshoj në qdo gjë,por, megjithkëtë,ekziston diqka, në të cilën nuk mund të dyshojë asesi.-ky është mendimi im "
Motoja e njohur e lancuar nga Dekarti Cogito , ergo sum , është parimi i parë dhe e vërteta e parë, në të cilën mbështetet filozofia e njëmendtë.Mendoj , pra jam do të thotë vetëvetëdija , përkatësisht vetësiguria e vetëdijës.Në këtë mënyrë, Dekarti e theksoi sigurinë e subjektit të njohjes dhe pasigurinë e objektit të njohjes.Dekarti bëri që nga dyshimi të pasojë ajo që është e padyshimtë dhe më e sigurtë. Kështu Rene Dekarti ia vuri bazat filozofisë së re , moderne në trevën e Evropës Perëndimore.Bts
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Dyshimi Kartezian, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.