Dodona E Thesalisë

Përveç Dodonës së famshme të Epirit, autorët e lashtë kanë shkruar se në Greqinë antike ekzistonte edhe një tjetër Dodonë e cila ishte një qytet që ndodhej në rajonin e Perrhaebias në Thesali, pranë malit Olimp.

Dodona Thesaliane përmendet në Katalogun e Anijeve në Iliadën e Homerit së bashku me qytet-shtetet Kyfos dhe Gonos dhe “brigjet e Titaresios", të gjitha të sunduara nga Guneus dhe që u përkasin Enienëve dhe Peraebejve. Këto vende dhe grupe etnike ndodhen të gjitha në Thesalinë e lashtë, jo në Epir; dhe kështu, nuk mund të ketë dyshim, se ky fragment tek Homeri i referohet Dodonës në Thesali. Megjithatë, Dodona tjetër dhe orakulli i saj me të cilin u konsultua Odiseu, përmendet nga Homeri në veprën ‘Odisea’.

Ka një tjetër përmendje nga Homeri në Iliadë për Dodonën, me mendime të ndryshme se për cilën Dodonë bëhet fjalë; disa supozojnë se Akili, nuk iu lut Zeusit në Dodonën e Epirit, por ai iu lut atij në Dodonën Thesaliane si perëndia mbrojtës i vendit të tij të lindjes, pasi Akili banonte në Thesali; ndërsa të tjerë pohojnë se përmendja e Sellëve, emri i të cilit diku tjetër lidhet me Dodonën Thesprote, tregon për vendin në Epir. Duke qenë se nuk ka asnjë provë për ekzistencën e një orakulli në Dodonën Thesaliane, ka të ngjarë që lutja e Akilit t'i drejtohej perëndisë në Epir, orakulli i të cilit kishte fituar tashmë një famë të madhe, siç e shohim në një fragment në ‘Odisea’. Dodona e Thesalisë thuhet se është quajtur edhe Bodona; dhe nga ky vend thuhet se ka marrë një koloni Dodona thesprote dhe emrin e saj.

Dodona E Thesalisë
Thesalia (Greqi)

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KryefjalaMarsiLulëkuqjaAdolf HitleriLëvizja Nacional-ÇlirimtareBeratiQarku elektrikVenedikuBakriSistemi diellorShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreLista e komunave në KosovëPylliSëmundjaDemokraciaNamazi i teraviveNdarja administrative e ShqipërisëHumanizmiLista e kafshëve të egra27 MarsNelson MandelaPiratetBajram CurriVitamina CMiniera e TrepçësTurbinat me erëÇFoljaJaponiaNamazi i YlesOrganizata e Kombeve të BashkuaraEkonomiaBajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809)BjellorusiaLudwig van BeethovenXhyzeSëmundja e LeukemisëIsak NjutoniLojërat OlimpikeKoalaGjallesat në zhdukjeLista e lumenjve në ShqipëriKultura e ShqipërisëPoezia lirikeTiranaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriKoordinatat gjeografikeFutbolliAfërditaTenisiStambolliFruthiNeolitiLizaLista e personaliteteve ilireLinda RamaStresiShpallja e Pavarësisë së KosovësDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)28 Nëntori - Dita e FlamuritMasaDialektet e gjuhës shqipeQeveria e Përkohshme e ShqipërisëAzotiBurimet e parinovueshmeButrintiVolejbolliNamazi i IqindisëAkiliParajaSteve JobsKrishtërimiFeja në ShqipëriMitologjia shqiptareSkeleti i njeriutEnergjia solareMejoza🡆 More