Deti Balearik (endotoponim: Mar Balear në katalanisht dhe spanjisht) i njohur gjithashtu si Deti Iberik, është një trup uji në Detin Mesdhe midis Ishujve Balearik dhe Spanjës kontinentale.
Në këtë det të vogël derdhet lumi Ebro.
Ishujt Balearik ndahen në dy grupe: Gimnesias në verilindje dhe Pitiusas në jugperëndim.
Organizata Ndërkombëtare Hidrografike përcakton kufijtë e Detit Balearik si më poshtë:
Midis Islas Baleares dhe bregdetit të Spanjës, kufizohet:
Në jugperëndim. Një linjë nga Kepi Sant Antoni, Komuniteti Valencian (38°50′N 0°12′E / 38,833°N 0,200°E) deri në Kepin e Berberisë, skaji jugperëndimor i Formentera (Ishujt Balearik).
Në juglindje. Bregdeti Jugor i Formentera, prej andej një linjë nga Punta Rotja, ekstremi i saj lindor, në ekstremin jugor të Cabrera, Ishujt Balearik (39°07′N 2°54′E / 39,117°N 2,900°E) dhe në Illa de l'Aire, jashtë ekstremit jugor të Menorca.
Në verilindje. Bregdeti lindor i Menorca deri në Cap Favaritx (40°00′N 4°14′E / 40.000°N 4.233°E) prej andej një linjë për në Kepin Sant Sebastià Katalonia (41°54′N 3°10′E / 41.900°N 3.167°E).
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Deti Balearik, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.