Belind Këlliçi është një politikan shqiptar.
Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 dhe ka mbajtur detyrën e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike që prej Dhjetorit të 2015. Në vitin 2022, Belind Këlliçi ishte anëtari më i votuar i kryesisë së Partisë Demokratike. Ai ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vitin 2009 është kthyer në Shqipëri.
Belind Këlliçi | |
---|---|
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Titullar | |
Në detyrë 10 Shtator 2021 | |
Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në Partinë Demokratike | |
Në detyrë 30 Gusht 2021 – 11 Dhjetor 2021 | |
Kryetar (në detyrë) i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë | |
Titullar | |
Në detyrë 7 Dhjetor 2015 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 25 Janar 1987 Tiranë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Partia Demokratike e Shqipërisë |
Arsimimi | Coppin State University |
Punësimi | Politikan |
Nënshkrimi | |
Në 27 Tetor 2022, Belind Këlliçi shpalli zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Bashkisë Tiranë brenda primareve të Partisë Demokratike.
Belindi është shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në universitetin Coppin State University, ku është diplomuar për shkenca menaxhimi, me vlerësimin “Summa Cum Laude” dhe në përfundim të studimeve është shpallur “Studenti me mesataren më të lartë në diplomim”. Për shkak të rezultateve të larta akademike në SHBA, Belindi prej vitit 2008 është anëtar i “Sigma Beta Delta”, International Honors Society in Business, Management and Administration.
Në Dhjetor 2015, Belindi është zgjedhur Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në një proces “një anëtar, një votë”, proces unik për forumet rinore politike në Shqipëri, ku u zhvilluan 20 debate kombëtare mes kandidatëve dhe ku votuan më shumë se 10.000 anëtarë të FRPD. Fill pas zgjedhjes në krye të FRPD, Belindi nisi ristrukturimin e plotë të kësaj organizate, duke zhvilluar zgjedhje me parimin “një anëtar, një votë” në 60 degë në Shqipëri, zgjedhje për Këshillin Kombëtar si dhe Kryesinë qëndrore të FRPD.
Prej vitit 2016, anëtarët e FRPD janë trajnuar në qindra aktivitete e trajnime me tema: “Shteti i së drejtës”, Ideologjia e djathtë”, Guerrila marketing”, “Historia, themelimi dhe evolimi i PD dhe FRPD që prej themelimit”, “Komunikimi publik”, etj.
Prej 2015, Belind Këlliçi, si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, është njëkohësisht edhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike.
Në Shkurt të vitit 2021, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i dha detyrën e drejtuesit politik të fushatës në Qarkun e Tiranës dhe një muaj më pas, Belind Këlliçi u nominua nga Partia Demokratike si kandidat për deputet të qarkut Tiranë.
Në zgjedhjet e 25 Prillit, Belind Këlliçi u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë, ku grumbulloi 11,851 vota preferenciale.
Pas ndryshimeve të Partisë Demokratike në vitin 2021, në 30 Gusht 2021, Belind Këlliçi u zgjodh Sekretari i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës, një departament i krijuar për herë të parë brenda kryesisë së PD.
Pas vendimit të Lulzim Bashës për të larguar nga Grupi Parlamentar i PD Sali Berishën, FRPD dhe Belind Këlliçi iu bashkuan Foltores. Në 11 dhjetor 2021, Belind Këlliçi u zgjodh nga delegatët si drejtuesi i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, nga ku Lulzim Basha u shkarkua si kryetar i PD. Gjatë Kuvendit Kombëtar u krijua Komisioni i Rithemelimit të PD, mandati i të cilit zgjati deri në 22 maj, ditën e zgjedhjes së Sali Berishës si kryetar i PD. Belindi ishte pjesë e Komisionit të Rithemelimit. Ai gjithashtu drejtoi punimet e Kuvendit Kombetar të 30 prillit 2022.
Fill mbas marrjes së mandatit të kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belindi riorganizoi dhe reformoi çdo strukturë të kësaj organizate. Ai arriti t'a anëtarësonte Forumin Rinor të Partisë Demokratike në EDS (Studentët Demokratë të Europës).
Belindi arriti të siguronte një mbështetje të vazhdueshme nga Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung (KAS), fondacioni gjerman i partisë CDU. Nëpërmjet një bashkëpunimi të vazhdueshëm, Belindi dhe Fondacioni KAS arritën t'a kthejnë Akademinë Politike në një eveniment tradicional dhe vjetor të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Gjatë periudhës së Partisë Demokratike në opozitë (2013-2019), Forumi Rinor i Partisë Demokratike me Belind Këlliçin në krye, kanë qëndruar në gatishmëri të çdo proteste dhe aksioni politik, duke e përfshirë rininë shqiptare në çështje vendimtare dhe shumë të rëndësishme për opozitën dhe vendin në përgjithësi.
Karrierën politike e ka nisur shumë herët, si anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, anëtar i thjeshtë i PD-së dhe më pas, duke u zgjedhur anëtar i kryesisë së grupseksionit, i kryesisë së Degës 10 në Tiranë, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
Në tetor 2014, Kryetari Lulzim Basha e emëroi Koordinator Kombëtar, ndërsa në nëntor të 2014 Belindi zgjidhet nga Këshilli Kombëtar i PD si Drejtor i Departamentit të ish të Përndjekurve dhe Pronarëve, duke mbajtur rrjedhimisht dhe pozicionin e anëtarit të kryesisë në Partinë Demokratike.
Në Shqipëri ka qenë kampion Kombëtar tenisi pë moshat deri 18 vjeç, duke përfaqësuar Shqipërinë në disa turne në Europë, ndërsa në SHBA ka përfaqësuar universitetin e tij në këtë sport, në Divizionin e parë per universitetet, MEAC (Mid Eastern Athletic Conference). Gjate shkollës së mesme, Belindi ka qenë edhe President i qeverisë studentore të Institutit Harry Fultz.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Belind Këlliçi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.