Bashkim Jashari (i lindur më 15 Nëntor 1977) në fshatin Prekaz i Poshtëm të Komunës së Skënderajit, është një Gjeneral Shqiptar i Kosovës me tre yje, i cili shërben si Komandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që nga data 30 Nëntor 2021.
Ai gjithashtu është edhe këshilltari kryesor ushtarak i Presidentit, Kryeministrit dhe Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Bashkim Jashari | |
---|---|
Komandanti i 4-të i Forcës së Sigurisë së Kosovës | |
Titullar | |
Në detyrë 30 Nëntor 2021 | |
Presidenti | Vjosa Osmani |
Kryeministri | Albin Kurti |
Paraprirë nga | Rrahman Rama |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 Nëntor 1977 Prekaz i Poshtëm, Komuna e Skënderajit, Kosovë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Fëmijët | 4 |
Arsimimi | Universiteti i Prishtinës |
Shërbimi ushtarak | |
Dega/shërbimi |
|
Grada | Gjeneral–Lejtënant |
Beteja/luftra | Lufta e Kosovës (1998–1999) |
Bashkim Jashari lindi më 15 Nëntor 1977 në fshatin Prekaz i Poshtëm të Komunës së Skënderajit. Gjeneral JASHARI ishte gjithmonë krah heronjve kombëtarë Hamëz e Adem JASHARI, dhe shumë luftëtarëve të tjerë, të cilët qëllim kishin çlirimin e popullit të Kosovës nga dhuna dhe terrori që po i bëhej nga pushteti serb. Gjeneral JASHARI është njëri nga dy të mbijetuarit e familjes së Jashari. Bashkim Jashari luftoi deri në fund duke thyer rrethimin treditorë që i ishte bërë familjes JASHARI nga forcat policore – ushtarake dhe paramilitare serbe. Pas qëndresës heroike të familjes JASHARI, e cila u bë simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, në Kosovë shpërtheu luftë e ashpër, por gjeneral JASHARI nuk u zmbraps asnjëherë, ai vazhdoi rrugëtimin e familjes së tij, duke inspiruar shumë djem dhe vajza që t’iu bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri. Gjatë kohës kur ishte pjesëmarrës aktiv dhe i pandashëm i UÇK-së, shërbeu si Zëvendëskomandant i Zonës së Parë Operative, Zones së Drenicës.
Gjeneral JASHARI vazhdoi karrierën e tij ushtarake duke shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), që ishte organizatë pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht, në vitin 1999 u emërua Zëvendëskomandant i Zonës së Parë Mbrojtëse, ndërsa në qershor të vitit 2001 emërohet Komandant i kësaj zone. Reputacioni si ushtarak i dalluar dhe shumë i respektuar për kontributin e dhënë gjatë luftës ishte një faktor kyç, dhe shumë i rëndësishëm që e ndihmojë të punojë dhe të jetë i përkushtuar drejt krijimit të një ushtrie moderne dhe profesionale.
Me themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vitin 2009, Gjeneral JASHARI u bë pjesë e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës duke u emëruar Inspektor Gjeneral i FSK-së. Ai kishte një rol tejet të rëndësishëm gjatë procesit të tranzicionit të FSK-së, ku siguronte që stafi i Ministrisë dhe FSK-së i zhvillonte këto procese në përpikëri dhe gjithmonë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Gjeneral JASHARI në mars të vitit 2018 gradohet Gjeneralmajor, dhe pas transformimit të Ministrisë u riemërua Inspektor Gjeneral. Në nëntor të vitit 2021, Gjeneral JASHARI emërohet Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Studimet ushtarake të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes i kreu në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” në Shqipëri. Gjatë studimeve ushtarake ai publikoi punimin shkencor me temën “Formimi i UCK-së, krijimi i shtetit si rezultat i luftës”. Ndërsa studimet civile i kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Gjeneral Bashkim Jashari është i martuar, baba i katër fëmijëve, një vajzë dhe tre djem.
Noti, futbolli dhe ecje në natyrë (hiking), janë disa nga aktivitetet e tij të preferuara.
Anglisht (nivel elementar).
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Bashkim Jashari, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.