Arbër Hadri, është shkrimtar-historian i mirënjohur i lindur më 09.03.1974, në gjirin e një familjeje shqiptare të shquar patriotike, me Baba - Akademik lushnjar Ali Hadri dhe Nënë - Kimete Hadri, të cilët kanë ngulitur në ngritjen e tij edukative, arsimore e morale, virtytet e vlerat e trashëgimisë sonë të çmuar shqiptare.
Data e lindjes:
09 mars 1974
Kombi:
Shqiptar
Nënshtetas:
i Kosovës
Statusi civil:
i martuar
Banimi:
Prishtinë, Kosovë
Kontakti:
-
Universiteti i Prishtinës, Studimet Postdiplomike - Doktoraturë
Data e regj.: 2010
Nota mesatare gjatë studimeve: 10
Shkalla: Doktorant i shkencave të Historisë - PHD
.
Universiteti i Prishtinës, Studimet Postdiplomike - Master
Data e regj.: 2005/06
Nota mesatare gjatë studimeve: 10
Mrojtja: 14.03.2008
Shkalla: Master i shkencave të Historisë
.
Universiteti i Prishtinës
Diplomimi: 2001
Nota mesatare gjatë studimeve: 10
Shkalla: Historian i Diplomuar - Bachelor
.
NATIONAL ARCHIVES II - WASHINGTON D.C.; New York Public Library; Hulumtime për studimet postdiplomike dhe publikimet shkencore
Data: 1999, 2000, 2001, 2007, 2009, 2010
Qëllimi: Hulumtimi i burimeve historike për politikën e SHBA gjatë Konferencës së Paqes në Paris 1919-1920
Hulumtimi i burimeve historike për politikën e SHBA gjatë shekullit XX dhe pavarësisë së KosovësKërkime shkencore për periudhat historike: 1912-1918, 1919-1920, 1921-1922, 1923-1941, 1941-1945, 1946-1989, 1990-1998, 1998-1999, 1999-2008
Realizoi dhe drejtoi me dhjetëra ekspozita muzeale.
Arbër Hadri, ka qenë drejtor shumë vjeçar i Muzeut të Kosovës, me ç’rast ka funksionalizuar në tërësi e me sukses këtë institucion të dërmuar para e pas luftës, duke ngritur në këmbë këtë institucion me rëndësi të veçantë kulturore e kombëtare, me realizimin e qindra ekspozitave të veçanta e të përhershme dhe duke themeluar muze të rinj në Kosovë, si “Muzeu Etnologjik i Kosovës”, “Muzeu Shtëpia e Pavarësisë”, “Parku Arkeologjik i Kosovës”, “Muzeu-Kulla Isë Boletini” etj., zbatimin e qindra projekteve kulturore e gërmimeve arkeologjike, si dhe të punës muzeale: krijimit të koleksionit muzeor, nëpërmjet punës kërkimore në teren, inventarizimit digjital muzeor, menaxhimit të koleksionit muzeor, edukimit në kontekstit muzeor dhe prezantimit-komunikimit muzeor.
Në planin shkencor është autor i dhjetëra punimeve shkencore historike si dhe librave monografik:
“Presidenti Villson dhe Çështja Shqiptare: Politika e SHBA në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920”, Instituti i Historisë "Ali Hadri", Prishtinë, 2012.
Kontribute të tjera
Pjesëmarrës dhe kontribues në dhjetëra Konferenca për Trashëgiminë Kulturore dhe Historisë në vende të ndryshme të botës.
Organizues, pjesëmarrës dhe moderator i punëtorive profesionale dhe simpoziumeve ndërkombëtare për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzeologjinë.
Hulumtimi i burimeve historike për politikën e SHBA gjatë shekullit XX dhe pavarësisë së Kosovës, Kërkime shkencore për periudhat historike: 1912-1918, 1919-1920, 1921-1922, 1923-1941, 1941-1945, 1946-1989, 1990-1998, 1998-1999, 1999-2008
Christopher Dell - Shef i Misionit të Zyrës Amerikane në Kosovë, Arbër Hadri - Drejtor i Muzeut të Kosovës, Fatmir Sejdiu - President i Republikës së Kosovës dhe Hashim Thaqi - Kryeministër i Republikës së Kosovës, 2010
Koordinimi i dhjetëra ekspozitave tematike dhe dhjetëra projekteve të tjera për mbrojtjen, ruajtjen, hulumtimin dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës në Muzeun e Kosovës, 2001 – 2007
Udhëheqës i ekspozitës së përhershme “Kosova Arkeologjike” në Muzeun e Kosovës, 2005 – 2007
Udhëheqës i ekspozitës së përhershme “Kosova Gjatë Shekujve XV-XXI” në Muzeun e Kosovës, 2007 – 2010
Realizimi i ekspozitës së përhershme dhe themelimit të “Muzeu Isë Boletini” në Boletin të Mitrovicës, 2007 – 2009
Muzeologjia e shekullit XXI dhe zhvillimi i muzeve në Kosovë”
Revista shkencore
Kryeredaktor i "Buletini", Muzeu i Kosovës
Konferenca për Trashëgiminë Kulturore
Pjesëmarrës dhe kontribues në dhjetëra Konferenca për Trashëgiminë Kulturore në vende të ndryshme të botës
Simpoziume shkencore
Pjesëmarrës dhe kontribues në dhjetëra simpoziume për Trashëgiminë Kulturore në vende të ndryshme të botës
Punëtori profesionale dhe takime ndërkombëtare
Organizues, pjesëmarrës dhe moderator i punëtorive profesionale dhe simpoziumeve ndërkombëtare për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzeologjinë
Legjislacioni
Ministria E Kulturës, Rinisë Dhe Sportit, 2003 – 2006 - Njëri Ndër Hartuesit Kryesor të “Ligjit për Trashëgiminë Kulturore të Kosovës”
Zyra E Kryeministrit, 2008 - Qëllimi: Njëri Ndër Hartuesit Kryesor të “Ligjit Për Mergatën E Kosovës”
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, 2008 - Anëtar i Grupit Punues Për Hartimin E “Rregulloreve Të Trashëgimisë Kulturore Të Kosovës”
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, 2007-2010- Hartusi Kryesor i “Ligjit për Muzetë”
Të tjera
Anëtar i Këshillit Ndërkombëtar Të Muzeut të Londrës, 2004 – 2008
Anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit Arkeologjik të Kosovës, 2004 – 2008
Referime
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Arbër Hadri, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.