Kreshma

Si kreshmë karakterizohen ditët dhe periudhat e vitit, gjatë të cilave të krishterët privohen nga ushqime të caktuara.

Kjo traditë hyri në Krishterim si vazhdimësi e traditës judaike, ku kishte një rëndësi shumë të madhe.

Kreshma është biblike. Model i saj janë tri kreshmët dyzetditëshe (agjërim i plotë, pa ngrënë e pa pirë), të Moisiut, Ilias dhe Jisuit; të Moisiut, kur merrte Ligjin në Malin Sina (Eks.34:28), të Ilias, kur ikte nga përndjekja e mbretëreshës idhujtare Jezavel dhe para se të "shihte" të Lartin (3 Mbretërve 19:8) dhe Jisuit pas Pagëzimit dhe para daljes së Tij në veprimtarinë publike (Mat.4:2). Kreshmën jo thjesht e nënkuptojmë, por ka edhe porosi të qarta, të shpërndara kudo në Shkrimet e Shenjta për zbatimin e saj.

E kishte parathënë Zoti "se kur do rrëmbehet" Dhëndri, atëherë Nusja e tij, Kisha, do kreshmojë (Mat.9:15). Kreshma shfaq pikëllimin për mëkatet, që u bënë shkak për kryqëzimin e Krishtit. Fraza "do të rrëmbehet lart", ka pikërisht këto dy kuptime: së pari rrëmbim dhe zhdukje (nga faqja e dheut, vdekja) dhe së dyti, nëpërmjet ngritjes (në Kryq).

Kreshmën e evidentojmë edhe në psalmet, ku mbreti David abstenoi nga ushqimi për shtatë ditë, gjatë kohës kur fëmija që kishte me Bethshebën, të venë e Uriahut, ishte sëmurë rëndë. Sipas profetit Natan, ishte thënë se ky fëmijë, i lindur nga një lidhje jashtëmartesore, do të vdiste: "Dhe kreshmoi Davidi, dhe vuri thasë e filloi të shtrihej poshtë në tokë. Dhe për atë u vunë në lëvizje zyrtarët e shtëpisë së tij [mbretërore] për ta ngritur, dhe nuk hëngri bukë bashkë me ta". Hëngri pas shtatë ditësh, pasi tashmë fëmija kishte ndërruar jetë - fëmija i dytë nga Versaveja ishte mbreti Solomon (2 Mbret. 12:14-24).

Në Kishën e shekujve të parë nuk vonuan të vendoseshin 2 ditë kreshme në javë: e mërkura (dita kur Juda tradhtoi Krishtin) dhe e premtja (dita kur Ai u kryqëzua), gjë që dëshmohet edhe në dokumentin e lashtë “Didakea” (Mësimi).

Kishën Ortodokse, përveç këtyre dy ditëve, janë vendosur edhe periudha të caktuara kreshme, që shtrihen në periudha kohore më të gjata, si: Kreshma parapërgatitore e Pashkës (40 ditë); Kreshma parapërgatitore e Krishtlindjes (15 Nëntor-24 Dhjetor); Kreshma përpara festës së Fjetjes së Hyjlindëses Mari (1-15 Gusht) si dhe Kreshma e Apostujve (e cila nuk është e fiksuar dhe ndryshon nga viti në vit). Gjithashtu, ka edhe ditë të veçanta kreshmore si 5 Janari (Vigjilja e Ujit të Bekuar [Theofanisë], 29 Gushti (Prerja e kokës së shën Joan Pagëzorit) dhe 14 Shtator (Lartësimi i kryqit të nderuar).

Origjinalisht kreshmë konsiderohej evitimi i plotë i ushqimit përgjatë gjithë ditës, por pasi periudhat kreshmore u zgjatën dhe u shtuan në numër, ndryshoi dhe ky koncept. Të krishterët ortodoksë kreshmojnë nga të gjitha produktet e mishit dhe të bulmetit, peshku, veza dhe në disa raste dhe vaji e vera. Përshtatja e Kreshmës në përmasat dhe kushtet personale të çdonjërit është rregullimi që i përket bashkëpunimit me udhëheqësin e tij shpirtëror.

Referime

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Serie APozita gjeografike e ShqipërisëHistoria e ShqipërisëMeningjitiTurizmi në ShqipëriRespekt per te moshuarveMasturbimi i ndërsjelltëForcat e Armatosura të ShqipërisëIliriaBelgjikaArabia SauditeGreta ThunbergZgjebjaAdolf HitleriKisha e Shna Ndout, LaçHepatitiAcidet dhe BazatUEFA Liga e Kampionëve - statistikatEposi i kreshnikëveEmrat e bukur të AllahutMetaforaTumori i truritAkiliKorçaFabulaOrkideaMjedisi natyrorDelfiniÇifteliaTelefoniPsikozaEnergjia e erësPlaku dhe detiTrëndafiliLetërsia shqipeShoqëriaFolkloriKanceri i gjiritVitamina B12PenicilinaTeoria e evolucionitAnoreksiaEpilepsiaRadha e veprimeve matematikoreOksigjeniLazeriKalaja e PrezësInternetiSulejman VokshiAeroplaniDrogaGalileo GalileiFluturaSamir ManeFieriShkupiOrgazmaKostandin KristoforidhiForcaLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoArben TaravariKalaja e KrujësMeteoriLindja e parakohshmeMuzeu Historik KombëtarQytetet e ShqipërisëBurimet natyrore të KosovësVaginaSiguria e të dhënaveSistemi diellorSistemi operativKulla EiffelKolesteroliIsa BoletiniKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeSpondiliartrozaTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriLasgush Poradeci🡆 More