Ali Shashaj: Studiues

Ali Shashaj ishte profesor, mësimdhënës dhe studiues elbasanas që nuk reshti së shkruari, së punuari dhe së krijuari deri në fund të jetës së tij.

Biografia

Aliu kishte natyrë paqësore dhe ishte punëtor dhe i zellshëm në veprimtarinë akademike e shkencore. I ngjiti hap pas hapi shkallët e karrierës së tij profesionale, fillimisht si mësues, më pas si drejtues shkolle, pedagog i jashtëm, pedagog i brendshëm dhe në fund dekan i fakultetit të mësuesisë. Ai ishte këmbëngulës, kurioz, intelektual dhe përgjegjës për të punuar deri në fund të jetës. E filloi shkrimin e veprave të tij me laps dhe me letër për të vazhduar më pas me makinë shkrimi dhe në fund punoi me kompjuter. Vullneti i tij ishte frymëzues për të rimarrë vepra të reja që reflektojnë kontributin dhe modestinë e një pedagogu punëtor sidomos në didaktikën dhe metodikën e gjuhës shqipe, por edhe të teksologjisë dhe psikolinguistikës.

Vepra

Kontributi përmes veprës së tij të larmishme të çështjeve gjuhësore i atribuon profesorit një rol të rëndësishëm në shkencën e Albanologjisë. Shkrimet e tij, artikuj dhe tekste të ndryshme lidhen me mësimin e gjuhës shqipe në shkollë. Disa nga veprat e tij që tregojnë kontributin e profesorit në fushën e gjuhësisë janë: Metodikë e mësimit të gjuhës shqipe në shkollë.(UT, 1981); Didaktikë e mesimit të leximit e të shkrimit dhe e gjuhës shqipe. (KI-IV). (Elbasan, 1994); Zhvillimi i të folurit në moshë parashkollore. (Onufri, Elbasan, 2000) etj. Në këto vepra gjejmë përpjekje për të krijuar një mendim të përpunuar gjuhësor, psiko-pedagogjik e didaktik në lidhje me arsimin e moshave të ndryshme. Ky mendim vjen si rezultat i gërshetimit të dy treguesve kryesorë:

1-Njohja e traditës e gërshetuar natyrshëm.

2- Mbështetjen dhe përpunimin e qëndrimeve bashkohore teorike.

Profesor Shashaj gjithashtu grumbulloi informacion nga arkivat per gjuhëtarë të tjerë gjë që pasqyrohet më së miri në veprën e tij të titulluar Shkolla Normale e Elbasanit-Bazë e arsimit fillor kombëtar. (Elbasan, 2000).

Referime

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shqipëria në vitet 1920-1939LloziRebelimi i vitit 1997Bashkitë e ShqipërisëVenaPubertetiMenopauzaEmocioniAutizmiIliriaRilindja Kombëtare ShqiptarePiratetUEFA Kampionati Evropian i FutbollitPyjet tropikalePogradeciRevolucioni industrialZhani CikoPërfaqësuesja kosovare e futbollitQeveria e Përkohshme e ShqipërisëKështjella (Ismail Kadare)GjethjaJakup AsipiGjon KarricaHidrografia e ShqipërisëSpermaDrogaHebrenjtëÇesk ZadejaMaqedonia e VeriutStambolliHarry PotterAlkooliShenjat e qarkullimit rrugorSëmundjet e syritLufta e FtohtëDreriMasturbimiFutbolliPipi ÇorapegjataProjekt Muzika popullore si pjese e trashegimise tone kulturorePlutoni (planet)Lista e komunave në KosovëPetro MarkoShëndetiGjuha shqipeKanuni i Lekë DukagjinitKush e solli Doruntinën (roman)AgjërimiKonferenca e Londrës (1912–1913)GjakuFotosintezaMiniera e TrepçësAjriLufta e Dytë BotëroreHonore de BalzakHidrocentraletVeshkaMedinaAlpet ShqiptareTanzimatiKërpudhatVeshje popullore të KosovësAlfabeti arabLindja (biologji)GjenetikaPoseidoniSistemi i frymëmarrjesKuzhina shqiptareShqipëria gjatë Luftës së Parë BotërorePakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe PolitikeElektricitetiZvicraHistoriaTransgjinorHistoria e arteveMagneziumi🡆 More