Alberto Moreno: Futbollist spanjoll

Alberto Moreno Pérez (Spanjisht: ; lindur më 5 korrik 1992) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës i majtë me klubin spanjoll Villarreal dhe kombëtaren spanjolle.

Alberto Moreno
Alberto Moreno: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat
Moreno duke luajtur me Sevillën në vitin 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAlberto Moreno Pérez
Datëlindja (1992-07-05) 5 korrik 1992 (31 vjeç)
VendlindjaSevilje, Spanjë
Gjatësia1.71 m (5 ft 7 in)
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Villarreal
Numri18
Karriera me të rinjtë
Sevilla
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2013Sevilla B49(8)
2012–2014Sevilla45(3)
2014–2019Liverpool90(3)
2019–Villarreal1(0)
Karriera ndërkombëtare
2013–2014Spanja U2110(0)
2013–Spanja4(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 23 gusht 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 nëntor 2017

Karriera me klube

Sevilla

Lindur në Sevilje, Andaluzi, Moreno kaloi përmes niveleve të të rinjëve të Seviljes, duke shpenzuar sezonin e tij të parë si profesionist me rezervat në divizionin e tretë. Më 8 prill 2012, ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë – gjithashtu debutimin e tij në La Liga – duke hyrë në fushë si zëvëndësues me Manu del Moral në minutat e fundit të humbjes 0–1 jashtë fushe kundër Athletic Bilbao.

Në shkurt 2013, Moreno definitivisht u promovua në skuadrën e parë. Më 4 tetor, ai rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2018.

Më 20 tetor 2013, Moreno shënoi golin e tij të parë si profesionist, duke shënuar golin e dytë të barazimit 2–2 kundër Real Valladolid.

Liverpool

Më 12 gusht 2014, u zbulua, pas një muaj e gjysëm negociata, Liverpool kishte bërë një ofertë 12 milion £ që ishte pranuar nga Sevilja. Ai më pas u hoq nga ndeshja e Superkupës së Evropës 2014 kundër Real Madrid në stadiumin e Cardiff në atë ditë. Ai kompletoi transferimin e tij katër ditë më vonë, dhe j'u dha fanella me numrin 18.

Më 26 gusht 2014, Moreno bëri debutimin e tij me Liverpoolin, në një ndeshje kundër Manchester Cityt, duke e nisur ndeshjen si titullar dhe duke luajtur 90 minuta në humbjen 1–3 jashtë fushe. Ai shënoi golin e parë me të kuqtë pesë ditë më vonë, duke shënuar të tretin në fitoren 3–0 kundër Tottenham Hotspur, pasi la mbrapa Andros Townsend dhe vrapoi për 40 metra duke mposhtur portierin në minutën e 60të të ndeshjes. Më 29 dhjetor ai shënoi golin e parë të fitores 4–1 kundër Swansea në Anfield.

Villarreal

Më 26 qershor 2019, Moreno u transferua në Spanjë te Villarreali në një marrëveshje pesë-vjeçare si lojtar i lirë.

Karriera ndërkombëtare

Pasi luajti me Spanjën U–21 në Kampionatin Europian U–21 në vitin 2013, duke qënë zgjedhja e parë në formacion dhe duke ndihmuar skuadrën të fitojë turnamentin, ai mori thirrjen e parë në kombëtaren kryesore më 4 tetor 2013 për ndeshjen fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2014 kundër Gjeorgjisë. Ai bëri debutimin e tij më 15 tetor, duke luajtur 90 minuta në fitoren 2–0 kundër Albacete.

Moreno ishte i përfshirë në listën paraprake prej 30 lojtarëve të thirrur nga trajneri Vicente del Bosque për të luajtur në Kupën e Botës 2014 në Brazil, por ishte një nga shtatë lojtarët që u larguan nga lista përfundimtare.

Statistikat

Klubet

Redaktuar më 21 nëntor 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Sevilja 2011–12 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
2012–13 15 0 2 0 0 0 0 0 15 0
2013–14 29 3 0 0 14 0 0 0 43 3
Total 45 3 2 0 14 0 0 0 61 3
Liverpool 2014–15 9 1 0 0 3 0 0 0 12 1
Total 9 1 0 0 3 0 0 0 12 1
Karriera në total 54 4 2 0 17 0 0 0 73 4

Kombëtarja

Redaktuar më 30 maj 2014

Kombëtarja spanjolle
Viti Ndeshje Gola
2013 2 0
2014 1 0
Total 3 0

Trofe

Klubet

    Sevilla

Kombëtarja

    Spanja U–21
  • UEFA Kampionati Europian U–21 i Futbollit: 2013

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Alberto Moreno Karriera me klubeAlberto Moreno Karriera ndërkombëtareAlberto Moreno StatistikatAlberto Moreno TrofeAlberto Moreno ReferimeAlberto Moreno Lidhje të jashtmeAlberto Moreno19925 korrikFutbolliGjuha spanjolleKombëtarja spanjolle e futbollitMbrojtësi (futboll)SpanjaVillarreal CF

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ndërtimi i brendshëm i TokësNdryshimet klimatikeEnergjia kimikeForca e Sigurisë së KosovësNdre MjedaGalileo GalileiJakup AsipiSilva TurdiuUshtria Çlirimtare e KosovësPashallëku i ShkodrësSistemi nervorNata e KadritSyri i kaltër, DelvinëLeonardo da VinçiNdajfoljaMitologjia grekeBipolarizmiBiomasaShkencaKaliLista e elementeve kimikëPoeziaLeje DrejtimiAziaAtenaHistoria e TiranësLepuriEmocioniGjallesat në zhdukjeMusine KokalariHistoria e fesë islameTeatri në ShqipëriRombiTumori i truritNapoleon BonapartiCopëtimi i ShqipërisëTrekëndëshiKrishtërimiPërcjellësit elektrikMali i DajtitLetërsia e Rilindjes KombëtareLista e personaliteteve ilireAutizmiGjenerali i ushtrisë së vdekurLiburnaVaginaShiu acidikSistemi diellorFolkloriFamiljaDurrësiGryka e RugovësVenaZgjoi /Hive (film)Rekordet Botërore GuinnessMësonjëtorja e KorçësInflacioniLista e kafshëve të egraIluminizmiHIV/AIDSInstrumenti muzikorLulëkuqjaGjon KarricaQeveria e Përkohshme e ShqipërisëProjekt Muzika popullore si pjese e trashegimise tone kulturoreInformacioniShtetet anëtare të OKB-sëPsikozaHaki StërmilliAcidet dhe BazatTransgjinorCikli menstrualSikur t'isha djalëSyriHekuriLojërat Olimpike VeroreSëmundja seksualisht të transmetueshmeEkonomia🡆 More