Agim Deva

Agim Deva, lindi në vitin 1948 në Beograd dhe vdiq më 1 shkurt 2009 në moshën 61 vjeçare ishte shkrimtar shqiptar dhe pedagog i Universitetit të Prishtinës.

Agim Deva
U lind më1948
Beograd
Vdiq më1 shkurt 2009
Prishtinë
KombësiaShqiptar

Biografia

Agim Deva (06.04.1948-01.02.2009) kreu Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës – në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Magjistroi dhe doktoroi në fushën e letërsisë për fëmijë. Pas diplomimit në fakultet u punësua gazetar në “Zërin e rinisë”, e më vonë qe kryeredaktor i parë i “Gazetës së pionierëve”.

Që nga viti 1973 punoi në Fakultetin e Filologjisë, së pari – asistent në Teorinë e letërsisë, e pastaj, ligjërues në lëndën Letërsia për fëmijë. Përveç kësaj, Agim Deva ligjëroi edhe Fillet e gazetarisë, Kritikën letrare, kurse në departamentin e gazetarisë zhvilloi lëndën Zhanret e gazetarisë. Ishte profesor ordinar në këtë Fakultet.

Njëherësh, Agim Deva ishte anëtar i PEN- Qendrës së Kosovës dhe themelues e drejtues i OJQ-së “Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë” që nga viti 2000 e këtej. Poashtu, që nga viti 2005 ishte edhe anëtar i Shoqatës “Pranë fëmijëve”. Organizoi disa simpoziume e sesione shkencore mbi çështjet e letërsisë për fëmijë e të rinj.

Botoi një numër të konsideruar veprash letrare (prozë e poezi), antologji të ndryshme, panorama të poezisë botërore, vepra të ndryshme shkencore, monografi, kritika, recensione, ese, parathënie e pasthënie, një libër leximi për klasë të katërt fillore, dy libra për fëmijët e hendikepuar, libra ilustrativë për fëmijët e moshave parashkollore, libra me karakter ambiental dhe së fundi Abetaren. Që të gjitha këto shtrihen në 80 vëllime.

Mori pjesë në Simpoziumin Ballkanik të Letërsisë për Fëmijë të mbajtur në Tiranë ( në vitin 2000), si edhe në shumë manifestime letrare para fëmijëve tanë në Austri, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Itali, Francë etj.

Për punën e tij letrare u nderua me një varg shpërblimesh në Kosovë dhe më gjerë. Poezitë e tij u përkthyen në disa gjuhë të huaja si në anglisht, gjermanisht, arabisht, italisht, rusisht, sllovakisht, rumunisht, kroatisht, turqisht, sllovenisht, maqedonisht, etj.

Dallohet si shkrimtar për fëmijë, preokupim me të cilin u mor deri ne ditët e fundit te jetës se tij. Ligjëroi, Letërsinë për Fëmijë në Degën e Letërsisë e të Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Veprat

Librat që i shkroi për fëmijë janë :

  • Natyreza - mars 2003 tekst mësimor
  • USA dhe Musa “Rilindja”, Prishtinë, 1987
  • Zonja e livadheve, 1968
  • Panushi: roman për fëmijë, 1974
  • Parada e luajve, 1977
  • Fjala bëhet lule, libër leximi : për klasën IV të shkollës fillore , 1979
  • Një mijë çerdhe : vjersha, bashkautor me Salih Lutolli, 1979
  • Rrota e historisë, vjersha për fëmijë, 1981
  • Zašto klupa ponavlja razred, 1981, serbisht
  • Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980), 1982
  • Fjala e përjetimit, 1983
  • Vjersha të zgjedhura për fëmijë, 1984
  • Harta e zemrës, 1984
  • Tregu i xhinkave, bashkautor me Daniella Vajnevi, 1984
  • Çaste në trohalle, 1986
  • U këndojmë dëshmorëve, 1988
  • Dreri në mal, vjersha të zgjedhura për fëmijë, 1989
  • Njeriu i vjeshtës, 1991
  • Guri rrokulliset përpjetë, 1999
  • Fshati dhe rrufetë
  • Si shpëtoi meti
  • Orët e nënës
  • Fshehtësia: Tajna, bashkautor me Miroslav Antić
  • Buna
  • Pastaj, edhe dashuria e parë : A onda i prva ljubav, bashkautor me Miroslav Antić
  • Derisa ti flen
  • Fytyrëqeshur
  • Dhoma e gjyshit tim
  • Në botën e abetares
  • Plisi i zogut, Duart
  • Pse i dua Babadimrat
  • Romani ynë për fëmijë - 1977
  • Abetare per klasen e pare

Shih edhe

Burimi i të dhënave

Tags:

Agim Deva BiografiaAgim Deva VepratAgim Deva Shih edheAgim Deva Burimi i të dhënaveAgim Deva1 shkurt19482009BeogradiUniversiteti i Prishtinës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RobotikaVitamina DNdotja plastikeTë drejtat e njeriutKontaminimi i tokësGjeografia e KosovësUjkuLumi i NerodimësArtizanati ShqiptarAdoleshencaShkrimiIsmail KadareBashkia TiranëRomantizmi në kulturën europianeHashim ThaçiHumanizmiFilozofia28 Nëntori - Dita e FlamuritFiset shqiptareSëmundja infektiveMiniera e TrepçësAmerika JugoreAhmet KrasniqiEmrat e bukur të AllahutElbasaniMbreti Zogu ITeuta e IlirisëFormat e shtjelluara të foljesGjirokastraVaginaTuberkuloziPushtimi italian i ShqipërisëRusiaKapitalizmiEpoka e IluminizmitDelfiniMuzikaKallëzuesiIzet MexhitiRepublika Popullore e ShqipërisëÇDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeAutizmiLuledielliCristiano RonaldoEnergjia dielloreMbiemriGjeografia e GjermanisëVeshiPukaHidrokarburetUNESCOÇifteliaMagnetiLiqeni i ShkodrësLista e bimëveNexhmije PagarushaRrethi i TropojësEdi RamaTargat e automjeteve të KosovësAhmed KalajaDaulljaAbortiJuventus F.C.Principata e ArbëritLuaniLumiLogopediaMitologjiaBelgjikaSpondiliartrozaMerkuri (planet)Kongresi i LushnjesDialektet e gjuhës shqipeLuiz EjlliPozita gjeografike e ShqipërisëLUPUSAbdyl FrashëriPërralla🡆 More