Nintendo (Nintendo Company, Limited) është një kompani japoneze, me seli në Kyoto, që prodhon video lojëra dhe konzola.
Wiki Shqip | |
Lloji | Publike |
---|---|
Traded as |
|
Industria | Lojërat me letra (dikur) Video lojëra |
Themeluar në | 23 shtator 1889 |
Themeluesi | Fusajiro Yamauchi |
Zyrat qendrore | Kyoto, Japoni Redmond, Washington, ShBA Richmond, British Columbia Großostheim, Gjermani Scoresby, Victoria Suzhou, Kina (si iQue, Ltd.) Seoul, Korea e Jugut |
Njerëzit kyç | Satoru Iwata: President & CEO Reggie Fils-Aime: President & COO i NOA Shigeru Miyamoto: Dizajnues lojërash Gunpei Yokoi: Krijues i Game Boy, Game & Watch, dhe Metroid Hiroshi Yamauchi: Ish-President & Kryetar Minoru Arakawa & Howard Lincoln: Ish-udhëheqës të NOA Satoru Shibata: President i NOE |
Prodhimi | Game Boy line, Color TV Game, NES, SNES, Nintendo 64, Nintendo GameCube, Nintendo DS, Wii, dhe tituj të ndryshëm të video lojërave |
Fitimet | 4.5 miliardë dollarë amerikanë (2006) Renditja e Forbes në 2000: 620 |
Numri i punëtorëve | 3,013 (2006) |
Faqja e internetit | Nintendo Japan Nintendo of America Nintendo Europe Nintendo Australia |
Kompania u themelua më 23 shtator 1889 si Nintendo Koppai nga zanatçiu Fusajiro Yamauchi dhe filloi duke prodhuar me dorë lojëra me letra. Pas inkuadrimit në disa tregje të ndryshme përgjatë viteve 1960 dhe kalimit në kompani ligjërisht publike, Nintendo hyri në skenën e video lojërave në 1977 me konzolën e parë, Color TV-Game. Ajo mori famë ndërkombëtare me publikimin e Donkey Kong-ut në 1981, dhe Nintendo Entertainment System dhe Super Mario Bros. në 1985.
Që atëherë, Nintendo ka prodhuar ndër konzolat më të suksesshme në industrinë e video lojërave, si Game Boy-in, Super Nintendo Entertainment System, Nintendo DS, Nintendo Wii dhe Nintendo Switch. Ajo ka krijuar ekskluzivitete të ndryshme të mëdhaja, si Mario, Donkey Kong, The Legend of Zelda, Kirby, Pokémon, Animal Crossing, e të tjerë. Maskota e Nintendos, Mario, njihet ndërkombëtarisht. Kompania ka shitur më se 5.5 miliardë video lojëra dhe mbi 836 milionë njësi elektronike anë e mbanë botës, që prej marsit 2023.
Nintendo ka filiale të shumta në Japoni dhe më larg, krahas partnerëve tregtarë si HAL Laboratory, Intelligent Systems, Game Freak, dhe The Pokémon Company. Nintendo dhe stafi i saj kanë marrë çmime si Çmimi Emmy për Teknologji dhe Inxhinieri, Çmimet e Lojërave, Çmimet e Zgjedhjes së Zhvilluesve të Video Lojërave, dhe Çmimet BAFTA për Video Lojëra. Ajo është ndër kompanitë më të pasura dhe më të vlefshme në tregun japonez.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Nintendo, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.