Zija Prishtina

Zija Prishtina (shek.

XIX) më rrallë i njohur si Zija Gjinolli ose Zija bej Gjinolli ka qenë patriot i dalluar i periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, anëtar i Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare në Stamboll dhe veprimtar i Lidhjes së Prizrenit.

Biografia

Zija Prishtina i njohur në disa burime edhe si Zija bej Gjinolli, rrjedh nga familja fisnike shqiptare e gjinollajve, duke qenë nip i Jashar Pashë Gjinollit përkatësisht djali i Abdurrahman Pashë Gjinollit. Zija Prishtina në moshën e rritur ishte përfaqësues i Sanxhakut të Prishtinës në Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare në të cilin ishte i angazhuar edhe i vëllai, Ali Danishi, si përfaqësues nga Kosova. Pas nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit, Zija Prishtina zhvilloi një veprimtari të madhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut dhe për formimin e vilajetit të bashkuar shqiptar. Qysh në kohën e themelimit të Lidhjes së Prizrenit ishte njëri ndër udhëheqësit e saj. Prishtina u zgjodh edhe anëtar i Komitetit Kombëtar të Lidhjes Shqiptare, anëtar i Komisiomlt financiar që u kryesua nga Sulejman Vokshi. Me iniciativën e tij u themelua edhe dega e Lidhjes së Prizrenit në Prishtinë. Kjo degë kundërshtoi fuqishëm dorëzimin e Plavës dhe Gucisë shtetit të Malit të Zi. Në Prishtinë në kryeqendrën e Vilajetit të Kosovës u zhvillua një mbledhje e Lidhjes së Prizrenit nën drejtimin e Ymer Prizrenit dhe Zija Prishtinës. Në këtë mbledhje morrën pjesë mbi 800 pjesëmarrës të ardhur nga viset e ndryshme të Vilajetit të Kosovës e posaqërisht nga Sanxhaku i Prishtinës u miratuan kërkesat që të mos bëhej asnjë lëshim në drejtim të copëtimit të trojeve shqiptare. Më datën 7 maj të vitit 1879 Zija Prishtina i paraqiti Portës së Lartë në Stamboll peticionin me kërkesat e popullsisë së Sanxhakut të Prishtinës dhe Vilajetit të Kosovës. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit u përndoq nga administrata osmane.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Zija Prishtina BiografiaZija Prishtina Shih edheZija Prishtina ReferimeZija Prishtina Lidhje të jashtmeZija PrishtinaKomiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë ShqiptareLidhja e PrizrenitRilindja Kombëtare Shqiptare

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Historia e KuranitPërfaqësuesja kosovare e futbollitRimaProteinaShpendëtPrincipata e ArbëritBasketbolliPushtimi italian i ShqipërisëTemperaturaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Masturbimi i ndërsjelltëAlgjebraHalogjenetLista e liqeneve në ShqipëriMid'hat FrashëriTërmetiThyesaTiroidetShkodraDinozauriKanabisi (Drogë)AvullimiMitologjia shqiptareSokratiHidroenergjiaTrëndafiliAfërditaShkolla ShqipeIsmail KadareEnver HoxhaPerënditë ilireLista e elementeve kimike sipas numrit atomikArbana OsmaniKantoni CallasMarko BoçariErnest HemingwayLulekuqjaSistemi i qarkullimit të gjakutZhurmat në veshLetërsia shqipeVenedikuLlojet e vargjevFërkimiWikipedia shqipBakteriPërpunimi i të dhënaveMjedisi natyrorUji i PijshëmMasturbimiEkonomiaSportiRevolucioni francezElektromagnetëtAriu polarEfekti serrëKoronarografiaTop ChannelMartesaKorçaFaik bej KonicaMajlinda KelmendiVeshje popullore të KosovësGjakuUjëvarat e MirushësJava (gjuhë programimi)Perandoria BizantineLufta e TrojësShpejtësiaAmerikaGjitariDrini i ZiTermodinamikaGjenetikaLista e sureve në KuranBashkimi SovjetikKurrikulaQelizaNamazi i Iqindisë🡆 More