Zamir Këlliçi

Zamir Këlliçi (Tiranë, 26 dhjetor 1947) ka qenë metodist muzike dhe punonjës i Teatrit Kombëtar dhe atij të Operës dhe Baletit.

Biografia

U lind më 26 dhjetor 1947 në Tiranë i biri i Reshatit të Masar Këlliçit dhe Bedies së Dervish Sulos. Gjyshi nga i ati kishte qenë deputet i parlamentit shqiptar në vitin 1924 në dy legjislatura, ku përfaqësonte Partinë Popullore, ndërsa gjyshi tjetër kishte qenë nënkryetar i Gjykatës së Diktimit, sot Gjykata e Lartë e Tiranës. Në edukimin e tij të parë pati ndikim e ëma, Bedia, një nga mësueset veterane të shkollave ushtrimore të kohës. Nga babai redaktor, përkthyes, korrektor letrar në shtëpinë e vetme botuese të kohës “Naim Frashëri” mori dashurinë për punën, vendin e tij, për artin. Dëshira për muzikën lindi te i riu gjatë kohës që ndiqte shfaqjet në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operës dhe Baletit. Aty mblidhte fletë volante, kalendarë me jetën e kompozitorëve të famshëm shqiptarë dhe botërorë. Megjithatë, në moshën e gjimnazit nuk shkoi në lice, por në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Ndoqi edhe 2 vjet politeknikumin “8 nëntori” ku zgjodhi degën e radios. Në vitin 1972 konkurroi në Institutin e Lartë të Arteve (Universiteti i Arteve sot) për teoritik (sot lënda quhet muzikologji). Me nostalgji kujton kohën dhe njerëzit që e ndihmuan për t’u futur në rrugën e muzikës, zyshën e solfezhit Sonja Batalli (Sulo), profesorin Albert Paparisto, që i dha drejtim studimeve të tij për histori muzike dhe Sokol Shupon, që e përballi realisht me vështirësitë dhe orët e gjata të studimit. Para se të punësohej për afro 30 vjet në Teatrin e Operës dhe Baletit, Zamir Këlliçi ka punuar si metodist muzike në Pallatin e Kulturës, ku krijoi edhe rubrikën “Të njohim artistët tanë”. Ka punuar në detyrën e formuluesit të muzikës në Teatrin e Kukullave. Zamir Këlliçi është autor i tetë librave, monografi, analiza, publicistikë. Përmendim: “Lili në mbretërinë e pianos” (2003) kushtuar pianistes Lili Tafaj, “Zonja me shpirt e operas shqiptare” (2007) kushtuar sopranos Gjyzepina Kosturi, libra që i ka shkruar bashkë me koreologun Nexhat Agolli. I vetëm pastaj shkroi librat: “Ansambël gjysmëshekullor” (2007), “Operistika” (2008), “Zana dhe Pax-Dei i saj” (2008) kushtuar dirigjentes Suzana Turku (Kashara), “Zemra e madhe, botë e ngushtë” (publicistikë artistiko-muzikore, 2009). Më 2010 shkroi “Ç’më kujton ky zë”.

Referime

Tags:

194726 DhjetorTeatri Kombëtar i ShqipërisëTeatri i Operas dhe BaletitTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TurqiaLista e vullkaneve aktivë në botëArsimi në ShqipëriIsak NjutoniPërcjellësit elektrikKorçaParahistoriaDitar (Anne Frank)Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveRepublika Popullore e ShqipërisëKosova në Luftën e Dytë BotëroreLetërsiaViti i RiPylliMalësorjaNëna surrogateVeshkaLista e llojeve të sportitSamir ManeEnergjia e erësMagnetiMetriShpendëtRespekt per te moshuarveLumi i NerodimësRusiaLista e elementeve kimikëHistoria e ÇamërisëEmriRimaLuljaLetërsia e vjetër shqiptareBashkimi SovjetikBulimiaPikësimiRadha e veprimeve matematikoreSpanjaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Hormonet e gjëndrave mbiveshkoreMali i ZiGjallesat në zhdukjeFosiletKalaja e ElbasanitGjergjiJeronim de RadaPeshaEkuadoriDhëmbët e njeriutArtizanati i KukësitZgjoi /Hive (film)InternetiEfekti serrëGjarpriEmrat e bukur të AllahutKalaja e GjirokastrësMitrush KuteliSëmundja e AlzheimeritSlloveniaKroaciaBaza e të dhënaveMetri katrorHarun AliuLista e vendbanimeve ilireKlima e ShqipërisëShqipëriaDragoiNepotizmiRrethiTundraAnatomia e njeriutLista e kafshëve të egraHidrografia e ShqipërisëNamazi i JacisëAnemiaSami FrashëriJaponiaBurimet natyrore të KosovësDisleksiaEpiteti🡆 More