Gjyzepina Kosturi

Gjyzepina Kosturi (Misloca) u lind më 12 prill 1912 në një familje shkodrane në Tivar dhe është Artiste e Merituar (1912 - 1985).

I ati i saj quhej Gjokë Misloca, ndërsa e ëma Paolina Kodheli (Marubi). E ëma ishte motra e fotografit të famshëm shqiptar Kel Marubi (Kodheli). Familja Misloca është një familje e vjetër shkodrane. Gjoka ishte i pari i tre vëllezërve: Gjokë Misloca - me dy vajza dhe një djalë (Aneta, Antoni, Gjyzepina); Pashk Misloca - me një djalë (Karletin); dhe Nush Misloca - me dy vajza (Gjyljana, Curani, dhe Manda Mala).

Gjyzepina Kosturi
Gjyzepina Kosturi
Pikturë nga Mario Ridola
U lind në
Vdiq
Tirane
Shtetësiashqiptar

Artikull nga gazeta "Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodër shkruar nga Willy Kamsi - i pari ambasador i jashtëzakonshëm i Republikës së Shqipërisë pranë Vatikanit. Në artikullin "Pjetër Ndoc Daragjati - Pioner i Tregtisë Shqiptare" shkruhet: Në kohën e Luftës së Parë Botnore,tue qenë n’Itali, qe i internuem nji vjet me gjithë familje në Kozencë, sepse, tue qenë Shkodra n’atë kohë e pushtueme prej trupave të Austro-Hungarisë, Italia i mbante me një orientim pro-austriak. Disa miq italianë me autoritet banë që me gjithë familje ta ndërronte selinë e internimit nga Kozenca në Romë. Në të njajtën kohë qenë internue në Isili (Sardenjë) edhe Gjokë Misloca, Filip e Zef Guraziu me familjet e tyne.

Gjokë Misloca është një fytyrë e pastër atdhetare që njihet pak. Në kohën kur banonte në Mal të Zi dhe merrej me tregti, u kërkua nga Krajl Nikolla që shqiptarët, të cilët zhvillojshin veprimtarinë e tyne n’atë vend, të veshin "kapicë" në krye, d.m.th. të merrshin nënshtetësinë malazeze. Gjoka si shqiptar e si atdhetar, nuk ndigjoi ta bante. Mori çka kishte mundsi të merrte dhe erdh në Shkodër, tue lanë nji tregti në lulzim, vetëm për hir të atdheut. Gjithashtu si djalë i djalit hallës është kompozitori i parë shqiptar At Martin Gjoka. Nga ana e nënës (duke pasur dajë Kel Marubin), djali i vajzës së dajës është kompozitori Tonin Harapi. Kryen shkollën e mesme në Itali (Bari) dhe në vitin 1931 kthehet me gjithë familjen në Shqipëri. Në vitin 1932 fiton një bursë për në konservatorin e Santa Cecilia-s në Romë dhe fillon konservatorin. Pas përfundimit të Konservatorit, qe e fejuar me Rexhai Kosturin (ahere drejtori i parë i Turizmit të sapothemeluar shqiptar).

Shënime:

Në fund të janarit 2008 doli në qarkullim libri i shkruajtur nga Zamir Këlliçi dhe prof. Nexhat Agolli "Gjyzepina Kosturi - Zonja me Shpirt e Operës Shqiptare" - ku dëftohet me saktësi jeta dhe puna e kësaj artisteje. [En Brief] është një shkrim shumë i bukur i Zhani Cikos. Në libër janë përfshirë edhe mbresat e njerëzve që kanë punuar me artisten. Si shembull japim Nexhat Agollin, Violeta Roshin, Albert Jankun, Dedin Sulin, Minelli Kriqin, Tasim Agën, Xhemil Simixhiun, Hamide Stringën, Rozmari Jorganxhinë, Jorgjia Trujën, Lili Tafajn, Mihal Cikon, Nina Mulën, etj.

Një video e shkurtër promovimi për këtë libër mund të shihet tek YouTube: http://youtube.com/watch?v=QHD-v07Zo40

Tags:

12 prill1912Kel MarubiTivari

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ElhamdulilahAventurat e Tom SojeritSistemi nervorAmerikaKëshilli EvropianKushtetuta e KosovësNënë TerezaQeveria e Përkohshme e ShqipërisëVlerësimi i nxënësveDemografia e ShqipërisëAdoleshencaShpella e GadimësPoloskëArmando BrojaHekuriXha GorioEritrocitiMeningjitiOrganizmiZhurmat në veshAleksandër Stavre DrenovaLumiSkulpturaRilindja Kombëtare ShqiptareKisha e Shna Ndout, LaçMid'hat FrashëriEnergjia potencialeRepublika Popullore e ShqipërisëSeksi analNdotja e ujitMbipeshaFabulaStreptokoketAjriKompjuteriRënia e komunizmit në ShqipëriMejozaPerandoria RomakeVallet shqiptareAfrika verioreRusiaMarin BarletiHistoria e ShqipërisëGrupet e gjakutHarry PotterHidrocentraletAluminiHistoria e gjeometrisëKarnavalet brazilianeBujqësiaÇarls DarvinLufta e Parë BotëroreTefta CamiKomunikimiEgjipti i lashtëBeratiSistemi periodik i elementeveLista e vendeve sipas sipërfaqesShpyllëzimiEnergjiaReaksioni i zëvendësimitShenjat e qarkullimit rrugorDemografia e GjeorgjisëEmra pellazgëKarbohidratetBeteja e BedritRelieviDita e VerësShqipëriaDiabetiHëna e PlotëRevolucioni industrialCristiano RonaldoKiara TitoSportiIsak NjutoniZgjoi /Hive (film)Ndarja administrative e Shqipërisë🡆 More