Zahir Pajaziti: Komandant i Ushtrise Çlirimtare e Kosovës

Zahir Pajaziti (1 Nëntor 1962 – 31 Janar 1997) ishte njëri nga komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Lindi më 1 Nëntor 1962 në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë më 31 Janar 1997 në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, pasi ra në një pritë të organizuar nga forcat serbe. Njihet si "Pushka e Parë e Lirisë", dhe ishte udhëheqësi i grupit të parë të luftëtarëve nga Kosova që bënin stërvitjet në Shqipëri. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Zahir Pajaziti
Zahir Pajaziti: Aktiviteti ushtarak, Vdekja, Urdhri Hero i Kosovës
Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë
Lindur më1 Nëntor 1962
Orllan, Komuna e Podujevës, Kosovë
Vdekur më31 Janar 1997
Pestovë, Komuna e Vushtrrisë, Kosovë
Në aleancë me
Vite shërbimi1991 – 1997
GradaKomandant
Betejat/luftratLufta e Kosovës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Orllan të Llapit. Ishte fëmija i 5-të i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime (Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kësaj familjeje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.

Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij me dashurinë për atdheun.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin shkollor 1976-‘77Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishtën dhe Nexhmi Dabinofcin kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.

Pasi që kreu shkollën e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon edhe për 3 muaj në Beograd.

Aktiviteti ushtarak

Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezulltat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.

Në vitin 1991, pasi që në Kosovë fillojnë punët ilegale të kordinoheshin me ato legale Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me tu kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe atij i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij që nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat ai luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në atë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, veçanërisht në rajonin e Llapit. Në të gjithë aktivitetin e tij, përkrahjen më të madhe dhe pothuajse të gjithë financimin e ka pasur nga kushëriri i tij Fadil Pajaziti, i cili ishte një biznesmen.[citim i nevojshëm]

Vdekja

Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahun dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxhën nga Juniku, forcat serbe kishin zënë pritë në fshatin Pestovë, ku të 3 bien heroikisht gjatë luftimeve.

Urdhri Hero i Kosovës

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Shiko edhe

Referime

Tags:

Zahir Pajaziti Aktiviteti ushtarakZahir Pajaziti VdekjaZahir Pajaziti Urdhri Hero i KosovësZahir Pajaziti Shiko edheZahir Pajaziti ReferimeZahir Pajaziti1 Nëntor1962199731 Janar31 janarKosovaOrllaniPestovaPodujevaShqipëriUrdhri Hero i KosovësUshtria Çlirimtare e KosovësVushtrria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Cikli menstrualEgla CenoShoqëriaNëna surrogateKanadajaKarnavalet brazilianeLetërsia romantike shqiptareKroaciaReaksioni kimikHistoria e kompjuteritShqiptarët në Maqedoninë e VeriutHomonimetFosiletPubertetiF.C. Internazionale MilanoAnemiaJupiteriPerandoria OsmaneFustanellaGjuhët indo-evropianeKuzhina shqiptareShtetet e Bashkuara të AmerikësKampionët e Seria AIzet MexhitiMushkëriaShtjefën GjeçoviPHLea YpiHemoglobinaThanaRomaAeroplaniEfekti serrëHepatiti BRrethi i DibrësDiabetiBeratiMujiTeuta e IlirisëEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreNarcisizmiRrotullimi i Tokës rreth DiellitHidrokarburetMacjaKarnavali e PolenësMutacioniPetro MarkoJuventus F.C.TiroidetUNESCOMarsiLidhëzat në gjuhën shqipeQeniBimësiaEnergjia e erësPukaVitamina CPrincipata e ArbëritAmerikaHumanizmiLibriPërcaktoriBalenaAlbert AjnshtajniDita Botërore e LibritShqipëriaKarboniDibraDragoiLista e maleve të ShqipërisëFahrije HotiDerivatiDetiMarin BarletiXhemijetiOsmani ISintaksa e gjuhes shqipeThomas Edison🡆 More