Xhaferr Bej Vila: Diplomat shqiptar

Xhaferr bej Vila (Frashër, 1888/1889 - Formia, Itali 30 prill 1938) qe nëpunës i Perandorisë Osmane dhe më pas i Shqipërisë, ministër, dhe diplomat shqiptar.

Qe gjithashtu president i klubit të tenisit në Tiranë.

Xhaferr bej Vila
Xhaferr Bej Vila: Diplomat shqiptar
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
12 dhjetor, 1921 – 24 dhjetor, 1921
Paraprirë ngaFan Noli
Pasuar ngaF. Noli
Në detyrë
11 janar, 1933 – 16 tetor, 1935
Paraprirë ngaHysen bej Vrioni
Pasuar ngaFuat Asllani
Të dhëna vetjake
U lind më1888/1889
Frashër, Perandoria Osmane
Vdiq më30 prill, 1938
Formia, Itali
NënshtetësiaShqiptar
Punësiminëpunës, diplomat karriere

Jeta

Leu në Frashër të Përmetit më 1888 ose më 1889 në derën e Vilakëve, i biri i Tefik beut.

Kreu idadinë në Përmet dhe ruzhdijen në Janinë. Më 1911 u diplomua në shkollën e lartë administrative të Stambollit, "Mylkie". Dinte shqip, turqisht, greqisht dhe frëngjisht. Më 1911 nis stazhin në Ministrinë e Financave të Perandorisë, më pas kaloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku punoi gjer më 1921.

Me gjasë prej thirrjes së kunatit, Sulejman Delvinës, u kthye në Shqipëri për të kontribuar në hapat e para të administratës. Emërohet sekretar i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme në dhjetor të 1921 dhe në qeverinë jetëshkurtër të Idhomene Kosturit mbajti postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Nga viti 1922 dhe deri më 1929 qe sekretar i përgjithshëm i po kësaj ministrie.

Më 1924 është anëtar i komisionit kundër burokracisë. Më 1929 - 1932 ministër i Shqipërisë në Beograd dhe ministër joqendërues në Bukuresht. Më 1932 - 1933 do të shërbente si ministër i Shqipërisë në kryeqytetin e Greqisë. U rikthye në postin e ministrit të Punëve të Jashtme në qeverinë Evangjeli, 1933-1935. Misioni i tij i fundit diplomatik do të ishte si ministër i Shqipërisë në Romë, 1935-1938.

Vdiq aksidentalisht më 30 prill 1938, ngase avioni me të cilin po kthehej në Romë pas dasmës së Mbretit Zog, u rrëzua.

Referimet

Tags:

Frashëri (Përmet)ItaliaPerandoria OsmaneShqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dialektet e gjuhës shqipeShenjat astrologjikeLidhëzat në gjuhën shqipeRomeo dhe ZhuljetaLionel MessiLibrat e shenjtë islamTeorema e PitagorësShpikje te ndryshmePogradeciShtypjaAzia JugperëndimoreSistemi OperativSaturniTurqiaNapoleon BonapartiEdi RamaLigjet e NjutonitSistemi urinarAlbert Ajnshtajn dhe Teoria Speciale e RelativitetitAlkanetStreptokoketMbreti Zogu IHektoriMerkuri (planet)ËvetariKryefjalaLufta e Parë BotëroreParahistoriaKlimaAtomiPiratetMigrenaPetro MarkoÇTeatri në ShqipëriJaponiaSindroma DownShqipëria e PavarurNeolitiFejaLuledeljaGalileo GalileiIsmail KadareSistemi i frymëmarrjesTop MediaIzraeliFusha magnetikeTokaShqipëriaFamiljaAndon Zako ÇajupiRobert Aliaj DragotKërpudhatZvicraIbrahim RugovaEnkelejd AlibeajTretjaShpella e piratëve (roman)OqeaniRepublika ShqiptareLiqeni i OhritKalaja e KrujësGjon BuzukuKitaraMiniera e TrepçësGjon KarricaRadha e veprimeve matematikoreHistoria e SkënderbeutLufta e ÇanakalasëNatyraPejgamberët në IslamJezusiKrimet e regjimit komunist në ShqipëriHidrokarburetLidhja e LezhësLista e shteteve sipas popullsisëElektricitetiVjosa🡆 More