Vjosa Berisha: Regjisore kosovare

Vjosa Berisha ishte regjisore, bashkëpronare dhe shefe ekzekutive e B2 – PR & Media Solutions, një kompani prodhimi dhe marrëdhëniesh me publikun e themeluar në vitin 2003, me zyra në Kosovë dhe Shqipëri, ishte bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, Që nga viti 2013-të, Vjosa Berisha është gjithashtu anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit.

Biografia

Vjosa Berisha ka diplomuar në master të Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Westminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar si dhe ka edhe një diplomë pasuniversitare në fush;n e Diplomacis; Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë, Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit. Ajo ka punuar në projekte të shumta PR dhe media, dhe kontributi i saj ishte i rëndësishëm edhe në menaxhimin dhe zbatimin e fushatave (ndërgjegjësimit) gjatë procesit që çoi në Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Fushatat u mbështetën nga USAID-i dhe nga Qeveria e Kosovës. Së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Fatos Berisha, ajo themeloi Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë me moton frymëzuese “Miqësia. Përgjithmonë”. Falë iniciativës së saj, dhe si një gjest mbështetjeje dhe solidariteti, festivali këtë vit pret Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Odessa (OIFF) në Prishtinë, Kosovë.

Gjithashtu ajo ishte producente e dy filmave artistikë, “Cirku Fluturues” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha dhe bashkëprodhoi filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirov. Filmografia e përgjithshme e Vjosa Berishës si producente dhe producente ekzekutive përfshin një seri prej dhjetë programesh televizive për të rinj të titulluar “Respekt”, një seri prej 6 dokumentarësh të prodhuar për UNICEF-in në Kosovë, organizimin e Ditës Ndërkombëtare të Transmetimit të Fëmijëve (ICDB) në emër të UNICEF-it. Vjosa ishte një fuqi e jashtëzakonshme, plot pasion për filmin, për mbështetjen e talenteve të rinj nga Kosova dhe rajoni, një avokate për të drejtat e njeriut, për të drejtat e grave, për të drejtat LGBTQ. Energjia dhe karizma e saj do t'u mungojë shumë njerëzve në Ballkan dhe puna e saj nuk do të harrohet.

U nda nga jeta më 23 qershor 2022.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Vjosa Berisha BiografiaVjosa Berisha Shih edheVjosa Berisha ReferimeVjosa Berisha Lidhje të jashtmeVjosa BerishaAkademia Evropiane e Filmit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MigjeniAziaYlliDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeLista e këngëtarëve të muzikës populloreHistoria e DurrësitLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoLista e vendeve sipas sipërfaqesLuledielliEgla CenoTeleskopiLufta e KosovësFerma VIPFibroza kistikeZemraÇifteliaQyteti i KukesitArtriti ReumatologjikEmiratet e Bashkuara ArabeYlberiLista e shkrimtarëve shqiptarëDisleksiaDinozauriGjuhët indo-evropianeKongresi i ManastiritArmët e SkënderbeutHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiHumanizmiLidhja e PrizrenitKalendari katoliko-romak i shenjtorëveSportiGjergjiLegjendaIsak NjutoniDendësia e popullsisëBarokuThethiLetërsia romantike shqiptarePulsi i zemrësPirro DhimaVitamina B12HemoglobinaMustafa Qemal AtaturkuPylliBusullaHixhameIndiaDashuriaNATOAnesteziaFrancaDokumentet e Gjuhes ShqipeÇrregullimi bipolarPiter PanTurizmi në ShqipëriInternetiDaulljaKadri RoshiAlkooliDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveShtjefën GjeçoviMultiple sklerozaStimulim me gjoksIraniLidhëzat në gjuhën shqipeBifurkacioni i lumit të NerodimësPyetja retorikeRiciklimiFutbolliPaneli diellorAvni RustemiRilindjaAdolf HitleriDiabetiKarnavalet brazilianeNjerëz dhe FateRënia e komunizmit në ShqipëriPiramida e Keopsit🡆 More