Verbas: Fshat në Shqipëri, në Qarkun e Fierit

Verbasi është një fshat në komunën Zharrëz në rrethin e Fierit të Shqipërisë.

Verbasi

Fshati Verbas është një fshat i vogël dhe bën pjesë në njësinë administrative Zharrëz , në bashkinë Patos (sipas ndarjes së re territoriale te vitit 2015). Shtrihet në një sipërfaqe prej 2 km2 dhe ka një popullsi prej rreth 850 banorë , ku 30% e banorëve kanë ardhur nga zonat përreth si : Ruzhdie , Berat , Siqece , Allambres etj. Numri i te papunëve prek rreth gjysmën  e popullsisë, për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik . Ndodhet në qëndër të zonës naftëmbajtëse të Shqipërisë , por vetë fshati ka pak burime nafte dhe janë akoma të pashfrytëzuara.

Shtrihet në një zonë kryesisht fushore , ku edhe ato pak kodra nuk I kalojnë larteësinë 40 m. Rreshjet vjetore përllogariten rreth 600-800 mm.

Verbasi është një zonë relativisht e ngrohtë , ku temperaturat gjatë vitit luhaten

•Në dimër -2oC - 12oC

•Në pranverë10oC – 25oC

•Në verë23oC – 38oC

•Ne vjeshtë20oC – 30oC

Këtu kalon edhe aksi rrugor Fier – Berat I rehabilituar në vitin 2015.                      

Bizneset në fshat janë : 2 Bar-Restorante , 4 markete, 1 dyqan elektroshtëpiakesh , 1 mobileri si edhe disa servise makinash

Blegtoria dhe Bujqësia

Fshati Verbas shtrihet në një zonë bujqësore e cila përbën më shumë se gjysmën e sipërfaqes së fshatit. Duke qënë se një pjesë e mirë e popullsisë është e papunë , blogtoria dhe bujqësia përbëjhnë të vetmin burim të ardhurash për banorët .Klima dhe pozicioni gjeografik ështe shumë i përshtatshëm për rritjen e shumë kulturave bujqësore si : gruri, misri, jonxha, pemë frutore etj.

Blegtoria përbëhet nga gjedhë si : lopë, dele, dhi, derra . Shpendë si : pula, pata ku dhe këto përbëjnë një burim tjetër të ardhurash . Por ka edhe kafshë pune si : gomerë dhe kuaj.

Sistemet ujitëse dhe kulluese janë akoma në gjëndje të këqija edhe pse vitet e fundit po bëhen përpjekje për përmirësimin e tyre .

Fermerët nuk janë të bashkuar në koperativa , por secili fermer ka pronën e vet. Vitet e fundit janë shtuar ne masë edhe kultura e serave.

Të dhëna historike                                                             

Fshati Verbas nuk ka një histori të pasur . Çka mund të përmendet është që fshati ka qënë shumë I pasur në pemë si: plepa , pisha, që përbënin mushkëritë e fshatit ,të cilat u rrafshuan me ardhjen e demokracisë dhe në ditët e sotme kanë mbetur pak prej tyre.

Në këtë kohë , u ndërtua në vitet 20 një shkollë 4 vjecare dhe u prishën në vitet 90.

Në këtë kohë u ndërtuan edhe dy cezma dhe një fushë futbolli , ku vetëm fusha e futbollit ka mbijetuar . Kryetarët e këshillave ndër vite kanë qënë : Z. Hysni Çepele (nga vitet 70-86) dhe Z. Lon Mëhilli (nga vitet 86-90).

Ashtu si në ditët e sotme , bujqësia dhe blegtoria lunate një rol të rëndësishëm në fshat , ku sipërfaqet bujqësore ishin të bashkuara në kooperativa.

Ka pasur një pulari , 3 stalla lopësh të mëdha dhe një stallë derrash.

Tags:

FshatiKomuna ZharrëzRrethin e FieritShqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

DendësiaHolokaustiBakteriTraktati i fshehtë i LondrësLulëkuqjaArbana OsmaniTigriAdelina MamaqiArsimi në ShqipëriEnkelejd AlibeajShenjat e Urdhërave të PreraUjiNamazi i AkshamitKoronarografiaEtikaAlgoritmiNdotjaMasturbimi i ndërsjelltëMenopauzaFlamuri i KosovësLidhja e KombeveSkeleti i njeriutFazat e Rilindjes ShqiptareMarsiLetërsia e vjetër shqiptareFyelliVenedikuPsoriazaKonferenca e Paqes në ParisGlobalizimiFusha magnetikeNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenBjellorusiaKomunizmiAlbert AjnshtajniViolinaIliadaAriMigrenaMaqedonia e VeriutMekaDëgjimiLulekuqjaAriu polarBurimet e dritësNdotja e ujitPrometeuShkencat natyroreTë drejtat e njeriutKorçaZgjedhjet vendore në Shqipëri 2023FabulaAupsFrancaMbiemriNumëroriPetro MarkoLuigj GurakuqiKështjella (Ismail Kadare)Kongresi i BerlinitUshtria Çlirimtare e KosovësMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutNaum VeqilharxhiDjegiaForca e Sigurisë së KosovësRombiReaksioni i zëvendësimitNdre MjedaTurizmi në ShqipëriProzaKultura e ShqipërisëBipolarizmiGravitetiKromozomiLinda RamaKomunikimiHistoria e arteve🡆 More