Vendbanimi Parahistorik Dhe Antikitetit Të Vonë Në Zhilivodë: Monument kulture në Kosovë

Vendbanimi parahistorik dhe Antikitetit të Vonë në Zhilivodë është një monument i trashëgimisë kulturore në Zhilivodë, Vushtrri, Kosovë.

Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Vendbanimi parahistorik dhe antikitetit të vonë në Zhilivodë
Vendbanimi Parahistorik Dhe Antikitetit Të Vonë Në Zhilivodë: Historia, Shih edhe, Referime
LlojiArkeologjike
VendndodhjaZhilivodë, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarParahistori dhe Antikitet I Vonë
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3713

Historia

Kodra shkëmbore me trajtë trung konike të prerë e të dalur si kupë vullkanike, me toponimin ‘Kërshi’ e cila gjendet në fshatin Trimor, në pjesën verilindore të tij, sipas gjetjeve të fragmenteve të enëve të qeramikës dhe të suvasë argjilore të kasollave ka qenë banuar në periudhën parahistorike. Kodra me pozitë të mirë strategjike mbizotëron ambientin e përthyer bujqësor dhe blegtoral në të katër anët e horizontit. Në lindje dhe në veri ajo përfundon me faqe të thikëta shkëmbore, kurse anët e tjera që sipas tregimeve gojore përfshinin rreth tri të katërtat e kodrës janë rrënuar e gjymtuar gjatë hapjës së rrugës dhe zgjerimit të oborrit nga pronari.

Maja e mbetur e kodrës me sipërfaqe të bukur të pjerrët, me zbritje nga lindja në drejtim të perëndimit dhe nga veriu në drejtim të jugut, është e gjatë në lindjeperëndim rreth 35m dhe e gjerë verijug rreth 12m. Në profilin veriperëndimor të gjatë rreth 7-8m dhe të trashë rreth 0.50–0.60m, të mbetur pas gjymtimit të kodrës dhe shkatërrimit të pjesës më të madhe të vendbanimit. Gjetëm fragmente të qeramikës dhe një kupë dykonike të plotë, me konin e sipërm të ulët. Enët e qeramikës, në veçanti disa fragmente të zbukuruara me motive kanelyrash, kronologjikisht të qarta, dëshmojnë për një vendbanim të epokës së neolitit, pa përjashtuar mundësinë e përfaqësimit edhe të një shtrese të neolitit të vonë.

Në rrafshlartën e emërtuar ‘Arat e Kishës’ e cila ndodhet 1km në perëndim të fshatit Trimor, vendësit kanë hasur në mure të ndërtuara me gurë e llaç gëlqereje, varre me trupvënie, tulla dhe tjegulla. Tullat nga ‘Arat e Kishës’ në përdorim dytësor vërehen edhe në një shtëpi të fshatit. Gjatë përnjohjes në një sipërfaqeje rreth 1 ha ndeshëm në copa të tjegullave të tipit kalipter dhe në gurë të thyer të mureve të objekteve të arkitekturës. Topografia e kishës së dikurshme që e përjetëson toponimi, tani në fazën e përnjohjeve nuk mund të saktësohet, mirëpo në sipërfaqe rreth 0.40ha rivijëzohen ko-nturat e ledheve të godinave, të organizuara me murët e gjata në drejtim veri-jug.

Gjetjet e kalipterëve janë tregues të saktë për një vendbanim të periudhës së antikitetit. Vendbanimi është vendosur në një ambient blegtoral dhe bujqësor. Në perëndim kodrat ‘Hija e Ahishtës’ dhe ‘Balli i Seqit’ formojnë një grykë ndërmalore që lidhin këtë zonë me trevën e Drenicës. Ndërsa në tri anët e tjera të horizontit, në lindje, veri dhe në jug, vendbanimi kufizohet me terren të përthyer të shpatijeve të buta dhe të fushave me tokë të plleshme.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Vendbanimi Parahistorik Dhe Antikitetit Të Vonë Në Zhilivodë HistoriaVendbanimi Parahistorik Dhe Antikitetit Të Vonë Në Zhilivodë Shih edheVendbanimi Parahistorik Dhe Antikitetit Të Vonë Në Zhilivodë ReferimeVendbanimi Parahistorik Dhe Antikitetit Të Vonë Në Zhilivodë Lidhje të jashtmeVendbanimi Parahistorik Dhe Antikitetit Të Vonë Në ZhilivodëKosovëVushtrriZhilivoda

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FjaliaShenjat astrologjikeAlbert AjnshtajniSarandaAzotiArbëria në MesjetëLista e kafshëve të egraRumaniaSyriNikola TeslaLudwig van BeethovenMuntaz DhramiPashallëku i ShkodrësKushtetutaShqiptarëtPoseidoniAlbert Ajnshtajn dhe Teoria Speciale e RelativitetitTrashëgimia kulturoreGjuhë programimiPerandoria BizantineHans Kristian AndersenRrotullimi i TokësRepublika Popullore e ShqipërisëMigjeniBeni ecën vetëKush e solli Doruntinën (roman)Harry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)Aleksandri i MadhOlta GixhariMarie CurieKongresi i VjenësFluoriSëmundjet e gjakutBarazia gjinoreLiburnaPashallëku i JaninësAtenaNumriEmocioniSëmundja seksualisht të transmetueshmePula (shpend)Vaso pashë ShkodraniLidhja e LezhësProblemet mjedisore në ShqipëriVetëtimaShpallja e Pavarësisë së KosovësPetro MarkoPubertetiTë drejtat e graveNjohja ndërkombëtare e KosovësVirusiLista e komunave në KosovëLufta e KosovësUNESCOSami FrashëriHistoria e fesë islameEnergjia e erësBunkerët në ShqipëriKontaminimi i tokësShpërthimi në GërdecTë drejtat e fëmijëveKallëzuesiDashuriaKripëratRëne DekartSeksi analNumri i thjeshtëMetaforaSëmundjet e zemrësDendësiaKarbohidratetBullizmiKorçaNjëqind vjet vetmiRusiaZbulimet e medha gjeografikeBurimet natyrore të KosovësTeorema e PitagorësKultura në Kosovë🡆 More