Velipoja: Fshat në Shkodër

Velipoja është një fshat në komunën Velipojë në rrethin e Shkodrës të Shqipërisë.

Velipoja
Velipoja: Fshat në Shkodër

Derdhja e Bunës në veri të vendit shënjon drejt jugut vijën bregdetare shqiptare. Ranishtja më veriore e vendit është ajo e Velipojës, që gjendet rreth 25 km larg qytetit të Shkodër. Këtu ka mbi 250 ditë me diell. Gjatë verës temperaturat arrijnë mbi 30 °C. Pranë ranishtes të Velipojës ndodhet edhe laguna e Vilunit me një sipërfaqe prej rreth 130 hektarë. Ky është një ekosistem i rëndësishëm për folëzimin e shpendëve ujorë, me 183 lloje ; ndodhet edhe një rezervat gjuetie prej 700 hektarë.

Velipoja: Fshat në Shkodër
Plazhi i Velipojës me lagunin e Vilunit

Velipoja është një qendër turistike mjaft e këndshme, me peizazh të larmishëm, ku ndërthuren hijeshim det, ranishtja, lumi, delta me ishuj, kodra, pylli, laguna, fusha, ligatinat ; vendi më i përshtatshëm për të vrojtuar zogjtë e Adriatikut Lindor në dunat e rërës dhe pellgjet e cekta të ujit ; trevë me popullim të hershëm, tradita të pasura etno-folklorike, me fermerë dhe peshkatarë të zotë, mikpritës të njohur.

Velipoja u ofron pushuesve mundësinë për të kaluar pushime në një vijë bregdetare me ujë të pastër dhe me rërë të imët, por jo vetëm kaq, ajo është e pasur me vlera unike natyrore, në të cilat dallohen : Ranishtja e madhe me gjatësi 14 km dhe gjerësi 50–200 m me rërë të imët dhe të pastër, e cila quhet nga banorët “râna e dermanit” për vetitë e saja kuruese. Plazhi ripërtërihet çdo vit nga baticat dhe zbaticat. Rëra e bregut të të gjithë ranishtes ka përqindjen më të lartë të jodit në të gjithë bregdetin shqiptar. Plazhi rrethohet nga pylli me drurë të lartë pishe e drurë të tjerë halorë e fletor, me shkurre përherë të blerta, lugina plot me bimësi ujore, duna, etj.

Fshati bregdetar, ranishtja e madhe dhe qendra turistike shtrihen në jugperëndim të Shkodrës, relievi është gati tërësisht fushor, nga 1-3 metra mbi nivelin e detit deri ne 550 metra.

Velipoja ka një klimë të butë (temperatura mesatare 6-7 °C), vera është mjaft e nxehtë (temperatura mesatare e korrikut, 24 °C deri ne 48 °C píku në periudhën korrik–gusht). Periudha e përshtatshme për banjo dielli fillon ne muajin qershor dhe vazhdon deri në fund të shtatorit. Bien rreth 1400 mm reshje në vit, kryesisht të përqendruara në gjysmën e dytë të vjeshtës, dhe dimrit.

Emri Velipojë vjen nga sllavishtja e vjetër (Velikopoje – Fushë e Madhe). Zona turistike shtrihet në një sipërfaqe 300 ha dhe kufizohet në veri me rezervatin e Menaxhuar të Velipojës, në jug me detin Adriatik, në lindje me rrethin e Lezhës dhe në perëndim me lumin Buna.

Burimet

Lidhje të jashtme

Shiko edhe



Tags:

FshatiKomuna VelipojëRrethin e ShkodrësShqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shpella e GadimësPashallëku i ShkodrësMorfologjia (gjuhësi)ADHDSpondiliartrozaDisleksiaOsteoporozaSistemi nervorSistemi operativFusha magnetikeVera (stinë)Matilda MakoçiHidrografia e ShqipërisëNumri piIslami në ShqipëriHëna e PlotëPjesëzaDrini i BardhëPuna (fizikë)Teuta e IlirisëLiqenet kryesore të ShqipërisëQelizaTurizmi në ShqipëriHistoria e TiranësTërbimiGjeografia e EvropësPozicioni seksualLëkuraPsoriazaSerie APashkëtPianojaKiara TitoLindja (biologji)Epoka e IluminizmitJupiteriRilindjaLuleshtrydhjaAli AhmetiStalaktitet dhe stalagmitetUNESCOGjallesat në zhdukjeAleksandri i MadhPikëpresjaVallet shqiptarePankreasiIsmail QemaliPlisi (lashtësi)Infeksioni seksualisht i transmetueshëmRrezet ultravjollcëDielliKulla EiffelAudiLepuriKafshëtGjergj FishtaTermometriAvullimiKosova dhe bukuritë e sajSkizofreniaAstronomiaHepatiti CRobin HoodArsimi në ShqipëriFutbolliLogopediaPsikozaMetaforaHimni i FlamuritPërcjellësit elektrikEvropa VerioreHistoria e kompjuteritTetovaMarsiPoeziaLiqeni i ShkodrësFruthi🡆 More