Ushtria E Shpëtimit

Këta vetveten e llogaritin si një lëvizje mbifraksionale.

Themelimi i saj i dedikohet William Boothit (1829-1912), me origjinë angleze. Kurse emri “ushtria e shpëtimit” i është dhënë më 1878. Pas kësaj ata më tepër i përvetësonin cilësitë ushtarake. Shërbim më të madh llogaritnin predikimin dhe përhapjen e Biblës nëpër rrugë. Nuk i respektojnë misteret e kishës. Në vend të pagëzimit të fëmijës, theks i veçantë, “për përgjegjësinë e përgatitjes së fëmijëve, për trinitetin dhe për faljen e mëkateve”, vehet mbi prindërit e tyre. Nuk kanë ndonjë tekst stabil adhurimi. Në tubimet për adhurim bëjnë lutje dhe recitojnë këngë fetare. Për t’ua tërhequr vëmendjen njerëzve, organizojnë tubime të lira nëpër rrugë dhe në vende ku ka pjesëmarrës. Brenda në komunitet respektojnë barazinë mes burrit dhe gruas. Pijet alkoolike, duhanin dhe futjen nëpër punët shtetërore i llogaritin të ndaluara. Thonë se, me këto janë në luftë. Në vitin 1978 kishte përafërsisht 2.5 milionë anëtarë. Qendra e tyre është në Londër. Janë anëtarë të unionit të kishave protestante.467 Themeluesi W. Booth predikimet e tij i mbante në vendet e varfëra të qytetit, duke i shoqëruar me daulle dhe me trumbetë. Anëtarët e parë janë laviret dhe të dehurit. Krahas ligjërimit ndikues organizonin edhe ndonjë ushqim për të mjerët. Më vonë, për t’i shpëtuar laviret dhe të dehurit formuan konvikte. Hapën shtëpi për jetimët, për vajzat e reja dhe shtëpi për kujdesjen e të moshuarve. Me susksesin që e arriti nga përvoja e tij, kjo parapriu edhe në hapjen e shumë spitaleve, poliklinikave, shkollave dhe për themelimin e qendrave për ndihmë sociale.

Burimi i të dhënave

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Komedia HyjnoreShpallja e Pavarësisë së KosovësMbrojtja e mjedisitArtan HoxhaGryka e RugovësForca e Sigurisë së KosovësGjermanistikaAleksandër Stavre DrenovaRusiaSilva TurdiuTurizmi në ShqipëriTrekëndëshiNdotja e ujitEnergjia e ripërtëritshmeNamazi i AkshamitItaliaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreZhurmat në veshPlanetiMonarkiaFotosintezaGjethjaVektoriMarie CurieLëvizja Nacional-ÇlirimtareEkosistemiPneumoniaKanuni i Lekë DukagjinitDesktopiGjallesat në zhdukjeFërkimiMaqedonia e VeriutFlamuri i KosovësBjellorusiaPashkëtShëndetiMikroorganizmatCristiano RonaldoLufta e ÇanakalasëPresidenti i ShqipërisëBashkitë e ShqipërisëVjosaTermocentraliMarrëdhënia seksualeKuzhina shqiptareMartin Luther KingËKoordinatat gjeografikePoeziaEkologjiaHedhja e Bombës Atomike në Hiroshima dhe NagasakiHistoriaAeroplaniNapoleon BonapartiAlgjebraAdolf HitleriArkimediAcidi klorhidrikFilozofiaPërcaktoriRripi i KuiperitGlobalizimiZgjebjaPërpunimi i të dhënaveIftariTrupi i njeriutLahutaParajaLiburnaLigji i KulonitMuhammediTiranaEnergjia potencialeAnkthiKokainaAlfabeti arabRrotullimi i Tokës rreth DiellitHemoglobina🡆 More