Udhëtime Në Shqipërinë E Vezirëve

Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve Origjinali: Travels in Northern Greece (Londër 1835).

Autori: Uilliam Martin Lik. Përktheu: Nestor Nepravishta. Redaktoi dhe plotësoi: Neritan Ceka. Shtëpia botuese: Migjeni, Tiranë. Viti i botimit 2008. Faqet e librit 320. ISBN 978-99943-943-8-8

Kapiteni Uilliam Martin Lik u dërgua me mision në Pashallëkun e Janinës në dhjetor të vitit 1804, për të mbështetur Ali Pashën në rast të një zbarkimi francez në bregdetin e zotërimeve të tij. Atje qëndroi me ndërprerje deri në mars të vitit 1810, duke vëzhguar situatën, ndikuar mbi Ali Pashën dhe mbledhur të dhëna mbi vendin. Gjatë këtij misioni bëri dy udhëtime nëpër Shqipëri. I pari nisi nga Vlora më 9 dhjetor të vitit 1804, për të vazhduar në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër e Tepelenë. Udhëtimi i dytë u bë në shtator të vitit 1805 nëpër Kostur, Bilisht, Korçë, Opar, Berat e deri në Apolloni. Ditari i këtyre udhëtimeve përmban një galeri të tërë personazhesh, që Liku i pati takuar gjatë udhëtimit të tij. Në rradhë të parë Veziri i Janinës, që ia përshkruan Likut Shqipërinë si një vend 200 orë rrugë për së gjati, i ndarë në qeverisjen e tre sundimtarëve: vetë Aliut, Ibrahim Pashës së Beratit dhe Ibrahim Pashë Bushatlliut të Shkodrës. Mësojmë se ai shkruante turqisht dhe greqisht, "...përveç disa rasteve të rralla, kur dëshironte që letrat e tij të lexoheshin publikisht në shqip, dhe në këto raste shkruhej në atë gjuhë me gërma greke".

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lëvizja Nacional-ÇlirimtareToskërishtjaEgjipti i lashtëBullizmiPrizreniBallkaniKubi (gjeometri)FizikaKalciumiSistemi i organeve të frymëmarrjesIslami në ShqipëriBujqësiaEmpatiaStreptokoketDhimbja e kokësHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiTrupi i njeriutBeratiNgjyraZvarranikëtHIV/AIDSDua LipaHekuriSistemi diellorKlimaShtetet e Bashkuara të AmerikësNdajfoljaPozicioni kalorëseKopshti botanikQarqet e ShqipërisëDhelpraItaliaGordana Siljanovska-DavkovaNarcisizmiMali i TomoritKolesteroliPrishtinaPeshku i kuqMarrëveshja e OhritIsmail QemaliHistoria e ShqipërisëDita e TokësMetaletMbiemriPashallëqet shqiptareSëmundjet e gjakutErnest KoliqiNexhmije PagarushaKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeFibra optikeLista e sureve në KuranSëmundjet e zemrësSerie ADramaAleksandri i MadhStatistikaSistemi nervorTrëndafiliVjosaMitiTërbimiLUPUSShenjat e qarkullimit rrugorRënia e komunizmit në ShqipëriDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutFejaHidrokarburetKlitoriAstrofizikaPushtimi italian i ShqipërisëRita OraGratë e MuhameditBasketbolliTikTokTulipaniAstronomiaHarry PotterBraziliAtmosfera🡆 More