Tretësirat

Tretësirat janë sisteme homogjene të përbëra nga dy ose më shumë komponentë.

Nëse nga dy substanca është formuar një përzierje homogjene, një përzierje të tillë e quajmë tretësirë. Tretësirat përbëhen prej dy komponentëve; tretësit dhe substancës së tretur. Tretësi është komponentë e cila gjendet në sasi më të madhe, ndërsa substanca e tretur është komponentë me sasi më të vogël në tretësirë.

Tretësirat
Tretësira fiziologjike e NaCl, e cila formohet duke shtuar substancën e tretur (NaCl) në tretës (Uji)

Substanca e tretur (B) + Tretësi (A) = Tretësira (T)

Tretësira ka gjendje agregate të njejtë me gjendjen agregate të tretësit. Procesi i lidhjes së molekulave të tretësit joujor (amoniakut të lëngët, metanolit , etanolit, flourhidrikut etj,) në jone të substancës së tretur quhet Solvatim. Produktet e këtij procesi Solvate. Në rastet ku si tretës përdoret uji procesi quhet Hidratim. Produktet e këtij procesi quhen Hidrate. Uji në disa hidrate mund të formojë kristalhidrate, si: x , etj, kjo sasi e ujit e cila është pjesë përbërëse e strukturës së kristalit, quhet Uji Kristalor.

Sipas gjendjes agregate tretësirat mund të ndahen në nëntë grupe kryesore. Më të rëndësishme janë:

  • tretësirë e lëngët (ujë-alkool, ujë-sheqer)
  • e ngurtë, Aliazhet (Ar- Bakër)

Tretësi më i mirë dhe më universal i substancave kimike është uji. Uji si molekulë polare ka aftësi të mëdha për të tretur substanca të ndryshme, mirëpo uji nuk ka aftësi për tretjen e shumë substancave organike, sepse ato janë jopolare. Për tretjen e këtyre substancave jopolare përdoren tretës jopolarë, si : eteri, kloroformi, benzeni etj.

Tretësirat
Modeli 3D i ujit si tretësi më i mirë dhe universal

Tretësit klasifikohen në tretës polar (kryesisht janë komponime inorganike) dhe në tretës jopolar (kryesisht janë komponime organike) Nga Substancat më të njohura të tretshme në ujë janë kryesisht; të gjiha nitratet dhe acetatet, pastaj të gjitha Kloruret, Bromuret dhe Joduret, përvec halogjenureve të argjendit, halogjenureve merkurore dhe halogjenureve të Plumbit. Sulfatet e patretshme janë: , ndërsa , tretet pak në ujë.

Ndarja e tretësirave

Duke u bazuar në madhësinë e grimcave që formojnë tretësirën, tretësirat ndahen në:

  • Tretësira të vërteta, të cilat përbëhen prej grimcave që kanë diametër afro 1nm
  • Tretësira koloidale, të cilat janë të përbëra prej grimcave me madhësi prej 1 deri 100 nm

Lëngjet dhe substancat e ngurta të tretura në gaze quhen Aerosole, si psh: Deodorantët, Mjegulla, Tymi

Emulzionet janë koloide në të cilat lëngjet janë të tretura në lëngje tjera apo substanca të ngurta, si: Majonezi, Djathi

Solet janë koloide kur substanca e ngutë tretet në lëngje apo substanca tjera të ngurta, si: Gelli, Ngjyrat

  • Suspensionet janë përzierje heterogjene me grimca të pezulluara, të cilat pas një kohe fundërrojnë, këto tretësira përbëhen prej grimcave me diametër mbi 100nm.

Varësisht nga sasia e substancës së tretur dhe tretësit, ekzistojnë tri lloje të tretësirave

  • Të ngopura, kur në një temperaturë të caktuar, tretësi nuk mund të tret më substancë
  • Të tejngopura, kur përmban më tepër sustancë të tretur sesa tretësira e ngopur. Kjo tretësirë është jo stabile, sepse nën ndikimin e kushteve të jashmte (tundja) menjëherë shndrrohet në tretësirë të ngopur, sepse teprica e substancës së tretur ndahet në formë të kristaleve. Shumë substanca mund të formojnë tretësira të tejngopura, si: Tretësirat 

Referime

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Muzika populloreDëgjimiParafjalaKristaletFeja në ShqipëriEmra pellazgëPrilliSistemi i frymëmarrjesBifurkacioniKallëzuesiDhelpraUshtria Çlirimtare e KosovësElefantiNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenBashkimi Demokratik për IntegrimBurimet natyroreGalileo GalileiDeti AdriatikVenaLlojet e vargjevStalaktitet dhe stalagmitetFazat e Rilindjes ShqiptareDita Ndërkombëtare e PunëtorëveKonventa për të Drejtat e FëmijësMbrojtja e mjedisitKiara TitoHashim ThaçiLigji i OmitTaulantëtFormimi i yjeveDendësia e popullsisëAlkooliMiniera e TrepçësKuvendi i Republikës së KosovësNatyraMarie CurieKapitalizmiGjithësiaShqiptarët në Maqedoninë e VeriutQarku elektrikHistoriku i gjuhes letrare shqipeNdërtimi i brendshëm i TokësSistemi i tretjesGjirafaTeknologjiaSinuzitiKosovaDerivatiKatroriSkeleti i njeriutFusha magnetike e TokësReaksioni kimikHistoria e TokësHolokaustiGjermaniaBronkitiSyri i kaltër, DelvinëIsa BoletiniFerma VIPMetaforaShenjat astrologjikeKanceri në mushkëriHelicobacter pyloriGjeografia e GjermanisëMaqedonia e VeriutNdryshimet klimatikeTikTokDritëro AgolliPiter PanEgjipti i lashtëGordana Siljanovska-DavkovaÇifteliaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreSeksi analTulipaniMatematikaLista e qyteteve në Maqedoninë e VeriutGjarpri🡆 More