Tony Gatlif

Tony Gatlif (i lindur si Michel Dahmani më 10 shtator 1948 në Algjer) është një regjisor filmi francez i etnisë rome, i cili gjithashtu punon si skenarist, kompozitor, aktor dhe producent.

Tony Gatlif
Tony Gatlif
Tony Gatlif në vitin 2016
U lind në
Michel Dahmani

(1948-09-10) 10 shtator 1948 (75 vjeç)
ProfesioniRegjisor filmi, producent filmi, skenarist dhe aktor

Personale

Gatlif ka lindur në Algjeri me prejardhje nga Pied noir. Pas fëmijërisë së tij atje, Gatlif mbërriti në Francë në vitin 1960 pas Luftës Algjeriane për Pavarësi.

Karriera

Gatlif luftoi për vite të tëra për të depërtuar në industrinë e filmit, duke luajtur në disa produksione teatrale derisa drejtoi filmin e tij të parë, La Tête en ruine, në 1975. Ai e ndoqi atë me La Terre au ventre të vitit 1979, një histori e Luftës Algjeriane për Pavarësi.

Që nga filmi i vitit 1981 Corre, gitano, puna e Gatlifit është fokusuar te populli rom i Evropës, nga të cilët ai pjesërisht e ka origjinën e tij.

Pasi bëri Gaspard et Robinson në vitin 1990, Gatlif kaloi 1992 dhe 1993 duke xhiruar Latcho Drom, i cili u nderua me çmime të shumta. Ky film muzikor me metrazh të gjatë, shpesh i emërtuar gabimisht si dokumentar, trajton kulturën e ciganëve në të gjithë botën rreth temës së muzikës dhe kërcimit të tyre. Për Vincent Ostria, atëherë gazetar në Cahiers du Cinéma, ishte "filmi më i vërtetë i vitit (shënimi i redaktorit të 1993). Një vit më vonë, Gatlif solli në ekran botën e autorit JMG Le ClézioMondo (1994).

Filmi i tij Exils i vitit 2004, fitoi çmimin për regjisorin më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë 2004. Filmi i tij Transilvania u shfaq gjithashtu premierë në Kanë në maj 2006.

Filmografia

Skenarist

  • La Rage au poing (1975)

Regjisor dhe skenarist

  • La Tête en ruine (1975)
  • La Terre au ventre (1978)
  • Corre gitano (1981)
  • Canta gitano (1981)
  • Les Princes (1982)
  • Rue du départ (1985)
  • Pleure pas my love (1989)
  • Gaspard et Robinson (1990)
  • Latcho Drom (1993)
  • Mondo (1995)
  • Gadjo dilo (1997)
  • Je suis né d'une cigogne (1998)
  • Vengo (2000)
  • Swing (2001)
  • Exils (2004)
  • Transylvania (2006)
  • Korkoro (2009)
  • Indignados (2012)
  • Geronimo (2014)
  • Djam (2017)
  • Tom Medina (2021)

Referime

  • Ky artikull bazohet në një përkthim të artikullit përkatës nga Wikipedia franceze, marrë më 17 korrik 2005.

Lidhje të jashtme

Tags:

Tony Gatlif PersonaleTony Gatlif KarrieraTony Gatlif FilmografiaTony Gatlif ReferimeTony Gatlif Lidhje të jashtmeTony GatlifAktoriAlgjerKompozimiProducenti i filmitRegjisoriRomëtSkenaristi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Pozita gjeografike e ShqipërisëKombëtarja polake e futbollitNikollë KaçorriTermocentraliKitara28 Nëntori - Dita e FlamuritEvolucioniHistoria e ÇamërisëGreqiaQarqet e ShqipërisëSerbiaShqipëria nën Perandorinë OsmaneKongresi i BerlinitReaksioni i zëvendësimitKylian MbappéNdryshimet klimatikeHektoriHidrogjeniShefqet KrasniqiDitar (Anne Frank)Ishujt FaroeVeshiËKalaja e KrujësKlimaLionel MessiMatja e rrymes dhe tensionitGjenetikaPubertetiMiniera e TrepçësLista e maleve të ShqipërisëInteligjenca emocionaleGjeometriaKapitalizmiLulekuqjaTokaSistemi diellorDhunaXha GorioMitologjia grekeHamletiMatjaPellazgëtKongresi i ManastiritFiset shqiptareRekordet Botërore GuinnessMartesaLepuriShpyllëzimiNorvegjiaPrevalla (Prizren)Pesë Shtyllat e IslamitShahuElektromagnetëtTurqiaNaum VeqilharxhiEbul Kasim el ZahraviBullizmiDritëro AgolliKanuni i Lekë DukagjinitVetëtimaPrinc VidiKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeDisneylandEmrat e bukur të AllahutLista e elementeve kimikëSëmundjet e gjakutInteligjenca artificialeRumaniaVarshavaSami FrashëriVendimmarrjaPulsi i zemrësEmpatiaFigura stilistikeVenaProjekt Muzika popullore si pjese e trashegimise tone kulturore🡆 More