Filmi Toka Jonë u prodhua në vitin 1964.
Toka jonë Arkivi i filmit | |
---|---|
Skeda:Filmi Toka Jonë.jpg | |
Titulli shqip | Toka jonë |
Vendi i prodhimit | Petroshan Shkodër Shqipëri |
Viti i prodhimit | 1964 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 73:57 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Hysen Hakani |
Skenari | Peçi Dado |
Muzika e filmit | Çesk Zadeja |
Kameramani | Dhimitër Anagnosti |
Drejtori artistik | Shyqyri Behri |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e re |
Aktorë kryesorë | |
Marie Logoreci Mario Ashiku Loro Kovaçi Vangjel Heba | |
Aktorët tjerë | |
Roza Anagnosti Gaqo Spiro |
Në një fshat në veri të Shqipërisë, reforma agrare i kthen tokën Lokes dhe familjes së saj, të cilën ia kishte përvetësuar me intriga Tuç Maku, një pronar i madh tokash në atë zonë. Fillon konflikti midis dy familjeve. Tuç Maku hakmerret duke vrarë Murrashin, djalin e Lokes, i cili ishte një nga aplikuesit e reformës agrare. Mbas kësaj tragjedie Lokja kthehet te fëmijët e saj, Leka dhe Filja.
“Trajtat muzikore luhaten mes vjetërsisë së rendit feudal dhe ankthit të tambureve të luftës dhe risisë, shoqëruar me tonalitete optimizmi lirik. Shoqëria e re i ka thyer kufijtë, muret dhe normat e individualizmit fisnor tradicional; i ka çelur tokën e re për t’u punuar, por malësori mbetet më i vetmuar se më parë, me një shtrëngesë të re tragjike, me farsën e të qenit i lumtur. Kuptimi i trishtimit, të cilit i referohemi në këtë analizë, i përket rendit artistik, poetik, lebetitjes së ndryshimit të shpejtë normativ, por aspak atij politik. Vjen përherë një kohë kur e vjetra dhe rikthimi kah saj është e papranueshme në të gjitha dimensionet, por kjo nuk e pengon njeriun të vajtojë apo të ligështohet për atë që nuk është më e që ndoshta nuk do të rikthehet. Veçse, përtej trishtimit emocional të malësorit, ndodhet një trishtim tjetër, madje një dialektikë trishtimesh.”
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Toka jonë (film), which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.