Vangjel Heba: Aktor

Vangjel Heba u lind në vitin 1933 në Durrës, Shqipëri, është Artist i merituar shqiptar.

Vdiq më 17 tetor, 2007, në Durrës.

Vangjel Heba
U lind në11 Mars 1933
Vdiq17 tetor 2007
Durres
Kombësiashqiptar
TitulliArtist i merituar

Jetëshkrim

Vangjel Heba u lind në vitin 1933 në qytetin e Durrësit, në një familje të njohur qytetare. Shkollën 7-vjeçare dhe atë të mesme i kreu në qytetin bregdetar. Që në këtë moshë spikatën aftësitë e tij në fushën skenike. Në fillim të viteve '50, Heba nis punën si aktor në Teatrin e Ushtrisë në Tiranë, ndërsa më 11 janar të vitit 1953, ai do të bëhej një nga aktorët themelues të teatrit "Aleksandër Moisiu" të qytetit të Durrësit. Në skenën e këtij teatri, Vangjel Heba u shqua si aktor i roleve të fuqishme dramatike, duke interpretuar role të heronjve kryesorë. Ai mbahet mend dhe për rolet e interpretuara në një tjetër gjini shumë të pëlqyer të teatrit, rolet e suksesshme në komedi të ndryshme. I njihen më shumë se 120 role në teatër, mes të cilave kanë spikatur, Petriti te "Familja e peshkatarit", Anjuckin te "Martesa" e Gogolit, Adem Reka te "Flamur në stuhi", Breti te "Rrënjë të thella" etj. Kontributi i Vangjel Hebës është mjaft i njohur edhe në kinematografi. Ai ka krijuar 26 figura të ndryshme në filmat Nëntori i dytë, Toka jonë, Malet me blerim mbulur, Furtuna, Njësiti gueril etj. Gjatë karrierës së tij të gjatë artistike, Heba ka provuar me sukses dhe regjinë teatrale. Ai vuri në skenë disa pjesë, duke shfaqur edhe talentin e tij si regjisor. Dramat dhe komeditë " Njerëz mbi shkëmb" dhe "Revizori" mbajnë firmën e regjisorit Vangjel Heba.

Filmografia

Vangjel Heba: Aktor  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.

Tags:

1933Artist i merituarDurrësiShqipëri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RumaniaMamuthi leshatorHistoria e kompjuteritKarakteristikat e zeritRajoni JuglindorSpermaShqiptarëtGreqia e lashtëSpanjaZana e malitLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeLista e vendbanimeve ilireEnët e gjakutTeorema e PitagorësRoma e lashtëPlazma e gjakutArbëria në MesjetëIsmail QemaliLista e maleve të ShqipërisëMajlinda KelmendiArabia SauditeMustafa Qemal AtaturkuDardanëtDepresioniMotra ToneKulturaMetaforaNdryshimet klimatikeMëlçiaPellazgëtPogradeciDendësia e popullsisëQytetet e ShqipërisëSistemi riprodhues femërorKubi (gjeometri)Vitamina B12HemoglobinaKorçaLasgush PoradeciPulsi i zemrësSëmundjet e gjakutPeshaKanceri në mushkëriAdem JashariSindroma DownTë drejtat e njeriutUshtria Çlirimtare e KosovësÇrregullimi bipolarFekondimiEmiratet e Bashkuara ArabeTenisiSistemi periodik i elementeveShiuHidrografia e ShqipërisëLigji i PaskalitSkeleti i njeriutTeoria e evolucionitSami FrashëriLista e liqeneve në ShqipëriLista e lumenjve në ShqipëriFluturaSavanaZhurmat në veshDritaNexhmije PagarushaShkupiOksigjeniShtatë mrekullitë e botësNamazi i AkshamitMigrenaDita Botërore e LibritFabulaKolitiPjesëzaNjohja ndërkombëtare e KosovësTargat e automjeteve të Shqipërisë🡆 More