Stevan Raçiq: Futbollist serb

Stevan Račić (Shqip: Stefan Raçiç; lindur më 17 janar 1984) është një futbollist serb i lindur në Jugosllavi i cili luan si sulmues për klubin shqiptar Partizani Tirana në Kategorinë Superiore.

Stevan Račić
Stevan Raçiq: Karriera me klube, Statistikat e karrierës, Trofe
Të dhënat vetjake
Emri i plotëStevan Račić
Datëlindja (1984-01-17) 17 janar 1984 (40 vjeç)
VendlindjaBačka Palanka, RSF Jugosllavi
Gjatësia1.93 m (6 ft 4 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Barcelona
Numri17
Karriera me të rinjtë
1995–2002Hercegovac Gajdobra
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002–2004Novi Sad14(1)
2003–2004→ Šajkaš Kovilj (huazim)21(8)
2004ČSK Pivara6(1)
2005Glogonj10(3)
2005–2006PSK Pančevo29(9)
2006–2007Obilić6(0)
2007–2009Javor64(16)
2009Daejeon Citizen13(0)
2010Javor12(3)
2010Volyn Lutsk4(0)
2011Solo FC
2011–2012Jagodina0(0)
2012Napredak Kruševac14(5)
2012–2013Čelik Nikšić37(15)
2014Javor Ivanjica11(1)
2014–Partizani Tirana27(11)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 tetor 2014

Karriera me klube

Ai ka luajtur me shumë skuadra të nivelit mesatar në Serbi përpara se të kalonte te Ivanjica në janar 2006 për të luajtur me klubin lokal FK Javor, duke ndihmuar klubin që të ngjitet në Superligën Serbe në vitin 2008. Pasi luajti sezonin e parë në ligën më të lartë të vendit, ai kaloi në Korenë e Jugut ku firmosi me Daejeon Citizen që luante në K League në verën e vitin 2009. Pasi luajti pjesën e mbetur të sezonit te klubi korean, në janar 2010, ai u rikthye te FK Javor, ku ai luajti pjesën e mbetur të sezonit 2009–10, dhe ndihmoi klubin që të arrinte një pozicion për të luajtur në kupat europiane sezonin tjetër.

Gjatë vitit 2011, ai luajti me klubin indonezian të Premier Leagues Solo FC përpara se të rikthehej në verën e vitit 2011 në Serbi për të luajtur me klubin e Superligës Serbe FK Jagodina.

Čelik Nikšić

Pasi luajti një sezon në Ligën e parë Serbe, ai kaloi te Liga e parë e Malit të Zi ku firmosi me skuadrën FK Čelik Nikšić. Më 26 gusht 2012, Račić shënoi golin më të shpejtë të historisë së Ligës së parë në Malin e Zi pas golit të shënuar kundër Mladost Podgorica pas vetëm 12.25 sekondash pasi kishte filluar ndeshja.

Partizani

Në qershor 2014, Račić firmosi me skuadrën shqiptare Partizani Tirana. Gjatë prezantimit të tij, ai tha se kishte oferta nga Mali i Zi, por ai zgjodhi Shqipërinë si destinacionin e ardhshëm të karrierës. Pasi markatoja verore ishte mbyllur, Partizani kishte blerë 32 lojtarë, një rekord në futbollin shqiptar.

Sezoni 2014–15

Ai bëri debutimin e tij me Partizanin më 24 gusht në javën e parë të 2014–15 Kategorisë Superiore, ku ai shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1–1 kundër Laçit. Më 11 shtator 2014, ai fitoi një penallti në minutën e 90të që u reazlizua në gol nga Emiljano Vila në ndeshjen kundër Skënderbeut. Partizani fitoi ndeshjen me rezultatin 1–0 në stadiumin Qemal Stafa duke marrë fitoren e parë të sezonit pas barazimit 1–1 kundër Laçit dhe humbjes 1–0 jashtë fushe kundër Apolonisë. Račić shënoi golin e dytë me klubin me një goditje dënimi në minutën e 88 të ndeshjes kundër Kukësit më 14 shtator duke i dhuruar skuadrës së tij fitoren 1–0 në Stadiumin Zeqir Ymeri. Më 19 shtator, në ndeshjen e javës së katërt kundër Teutës në Qemal Stafa, Račić shënoi golin e parë të ndeshjes në minuën e 39 dhe tre minuta më vonë asistoi golin e Astrit Fazliu në suksesin 2–0. Kjo ishte fitorja e tretë rresht për Demat e Kuq. Pas ndeshjes, Račić kishte një mesatare të mirë, duke numëruar gol në çdo 128 minuta. Ai u nderua me çmimin "Lojtari i Muajit" për muajin shtator nga Shoqata "Sporti na Bashkon".

Gjashtë ditë më vonë, Račić luajti në derbin e kryeqytetit kundër Tiranës në Qemal Stafa me ndeshjen që u mbyll pa gola. Ai vazhdoi formën e tij fantastike dhe në javën e nëntë të kampionatit kundër Elbasanit, ku ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe gjithashtu fitoi edhe një penallti e cila nuk u shënua nga Emiliano Vila. Kjo ishte ndeshja e fundit e fazës së parë, me Partizanin e cila e mbylli në vendin e parë me 18 pikë sëbashku me Tiranën, kurse Račić e mbylli me katër gola si golashëmuesi i dytë më i mirë i kampionatit dhe i miri i skuadrës. I pyetur për koret e tifozëve të Partizanit kundër Serbisë, Račić tha: "U ndjeva pak keq, por e di që nuk kishin me mua. Ata janë tifozët më të mirë në kampionatin shqiptar dhe na kanë mbështetur gjithmonë, si kur kemi luajtur në shtëpi, ashtu edhe në ndeshjet jashtë fushe".

Në ndeshjen e parë të fazës së dytë, Račić vazhdoi duke qënë qënë progatonist, këtë herë në fitoren 2–0 kundër Laçit në Qemal Stafa duke pasur kontribut themelor në realizimin e golave; në minutën e 47, ai ekzekutoi me forcë nga distanca një goditje dënimi, duke bërë që topi të përplaset në duart e portierit Miroslav Vujadinović, gjë që i lejoi Vilës që të shënonte, kurse më vonë fitoi një penallti që u shëndrua në gol nga Mentor Mazrekaj në minutën e 53. Gjatë kësaj faze, Račić pavarësisht se luajti titullar arriti të shënonte vetëm një gol dhe të merrte tre karton të verdhë. Më 20 dhjetor, ai arriti të shënonte golin më të shpjetë të sezonit duke shënuar kundër Elbasanit pas vetëm 12 sekondash.

Ai e nisi vitin 2015 duke humbur një pafundësi rastesh në ndeshjen e parë të fazës së tretë jashtë fushe kundër Laçit. Më 4 mars, i futur në fushë si zëvëndësuar, Račić shënoi me kokë golin e përmbysjes duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 2–1 kundër Flamurtarit. Vetëm disa ditë më vonë, pasi më parë kishte dhuruar pasimin e golit të parë, ai shënoi golin e dytë në ndeshjen kundër rivalëve të Tiranës, duke kontribuar në fitoren 2–1.

Pas ndeshjes kundër Tiranës ku dhe shënoi gol, Račić do të kalonte një formë fantastike duke shënuar edhe shtatë herë të tjera në pesë ndeshjet e ardhshme. Më 16 Mars, ai shënoi dygolshin e parë me Partizanin duke e ndihmuar atë të përmbysë disavantazhin në ndeshjen kundër Elbasanit që në fund u mbyll me fitoren 4–1 të Demave të Kuq,, gjë që u ndoq nga golat kundër Laçit dhe Apolonisë duke i dhuruar Partizanit edhe gjashtë pikë të tjera.

Statistikat e karrierës

Redaktuar më 6 Maj 2015

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Volyn Lutsk 2010–11 4 0 0 0 4 0
Napredak Kruševac 2011–12 14 5 14 5
FK Čelik Nikšić 2012–13 27 12 3 0 30 12
2013–14 10 3 1 0 2 0 13 3
Total 37 15 4 0 2 0 0 0 43 15
Javor Ivanjica 2013–14 11 1 0 0 11 1
Partizani Tirana 2014–15 31 14 1 0 32 14
Total Liga 97 35 5 0 2 0 0 0 104 35

Trofe

Klube

    Čelik Nikšić
  • Kupa Malazeze: Finalist 2012–13

Personale

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Stevan Raçiq Karriera me klubeStevan Raçiq Statistikat e karrierësStevan Raçiq TrofeStevan Raçiq ReferimeStevan Raçiq Lidhje të jashtmeStevan Raçiq17 janar1984Kategoria SuperioreSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sistemi i frymëmarrjesShpejtësiaRadha e veprimeve matematikoreAmerikaPoseidoniTumori i truritLista e shteteve sipas popullsisëLuljaMorfologjia (gjuhësi)KaliFabulaLista e elementeve kimikëFieriVarshavaMid'hat FrashëriFamiljaAthinaLigji i OmitVaginaPanelet dielloreLista e vendeve sipas sipërfaqesPopullsia në BotëXhyzePrishtinaLista e maleve të ShqipërisëLigjiRekordet Botërore GuinnessPresidenti i ShqipërisëLojërat OlimpikeHedhja e Bombës Atomike në Hiroshima dhe NagasakiShenjat astrologjikeTë drejtat e fëmijëveKosova dhe bukuritë e sajXha GorioTanzimatiLumiRomaKosovaGjeografia e ShqipërisëVlerësimi i nxënësveJeronim de RadaArbëria në MesjetëZemraVetëtimaMali i KorabitMagnetiLigjet e NjutonitSteve JobsRusiaBimëtNamazi i JacisëMia KhalifaSkënderbeuEnergjia e erësLufta e ÇanakalasëDiabetiMitologjia shqiptareNatriumiProblemet mjedisore në ShqipëriPubertetiLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeShkencaMarsiShehadetiMali i ZiEtikaHidrocentraletMustafa Qemal AtaturkuVendimmarrjaMitiShkodraDrini i ZiMartti AhtisaariKoronarografiaNorvegjiaElektromagnetëtKorrozioniAlgjebra🡆 More