Emiljano Vila: Futbollist shqiptar

Emiljano Vila (lindur më 12 mars 1988 në Durrës) është një futbollist shqiptar i cili luan momentalisht me skuadrën shqiptare Partizani Tirana në Kategorinë Superiore dhe me kombëtaren shqiptare.

Emiljano Vila
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEmiljano Vila
Datëlindja (1988-03-12) 12 mars 1988 (36 vjeç)
VendlindjaDurrës, Shqipëria
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KF Partizani
Numri88
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2009Teuta Durrës70(30)
2009–2010Dinamo Zagreb0(0)
2009Lokomotiva Zagreb (Huazim)6(0)
2010–2011Dinamo Tirana45(15)
2011–2014PAS Giannina55(5)
2014–Partizani Tirana10(2)
Karriera ndërkombëtare
2003–2004Shqipëria U–171(0)
2005–2006Shqipëria U–193(1)
2007–Shqipëria U–219(0)
2009–Shqipëria19(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 shtator 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 shtator 2014

Karriera me klube

Vitet e hershme

Vila filloi karrierën e tij te klubi i qytetit të lindjes, KS Teuta. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 26 nëntor 2006 në një ndeshje jashtë fushe kundër Partizanit. Vila hyri në fushën e lojë në minutën e 77 të ndeshjes në vend të sulmuesit Bledar Mançaku. Goli i tij i parë i karrierës erdhi vetëm në ndeshjen e tetë të karrierës së tij si profesionist më 10 mars 2007 kundër Luftëtarit. Vila luajti në të gjithë ndeshjen dhe e shënoi golin e ndeshjes në minutën e 47të. Ndeshja u mbyll me fitoren 3–0 të Teutës pas dy golave të tjetër të shënuar nga sulmuesit Daniel Xhafa dhe Bledar Mançaku.

Ai firmosi një kontratë katër vjeçare me kampionët kroat të GNK Dinamo Zagreb më 19 qershor 2009.

PAS Giannina

Vila arriti në një marrëveshje të fshehtë për tu bashkuar me shokun e kombëtares Andi Lila te klubi grek PAS Giannina më 30 qershor 2011, dhe kreu me sukses testet mjeksore një ditë më vonë. Ai shënoi golin e tij të parë në Superligën Greke në një ndeshje kundër Panetolikos, gol i cili rezultoi goli i fitores në minutën e 74. Vila gjithashtu ndihmoi skuadrën e tij që të arrinte fitoren e dytë jashtë fushe pas fitores kundër PAOK, ku ai shënoi golin e parë të skuadrës së tij në minutën e shtatë.

Në korrik 2014, ai u largua zyrtarisht nga klubi grek pas tre vitesh të suksesshme. Kjo lëvizje solli pakënaqësi të madhe të tifozët e klubit, të cilët dolën kundër veprimit të klubit.

Partizani

Në gusht 2014, Vila u transfrua te skuadra e dytë më e suksesshme në Shqipëri, Partizani, duke u rikthyer në vendlindje pas tre vitesh mungesë. Ai firmosi një kontratë një vjeçare me mundësi për të rinovuar edhe për një sezon tjetër. Gjatë prezantimit të tij, ai tha se u rikthye te Partizani për të fituar titullin kampion. Një ditë më vonë, Vila sëbashku me shokun e tij Idriz Batha udhëtuan për në Bullgari ku skuadra e tij po kryente fazën përgatitore. Pas mbylljes së merkatos verore, Partizani kishte firmosur me 32 lojtarë, një rekord për futbollin shqiptar. Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, i pyetur për transferimin e Vilës te Partizani, ai tha se Vila bëri një gabim duke u rikthyer në Shqipëri. Megjithatë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, doli kundër opinionit të De Biasit duke thënë se Vila nuk bëri gabim për transferimin te Partizani.

Sezoni 2014–15

Vila bëri debutimin e tij me klubin më 24 gusht 2014 në javën e parë të 2014–15 Kategorisë Superiore kundër Laçit, duke ndihmuar skuadrën e tij që të marrë një barazim 1–1. Në ndeshjen e dytë kundër Apolonisë, pasi kapiteni Nderim Nexhipi humbi një penallti që i kushtoi skuadrës së tij humbjen 1–0 në stadiumin Loni Papuçiu. Kjo gjë bëri që Vila të vendosej si gjuajtësi i ri i penalltive. Vila debutoi me Partizanin në Qemal Stafa në ndeshjen e tretë të kampionatit kundër kampionëve në fuqi të Skënderbeut, duke shënuar golin e fitores 1–0 falë një penalltie të fituar nga sulmuesi serb Stevan Račić, duke i dhënë Partizanit fitoren e parë të sezonit. Pas ndeshjes, ai i'a dedikoi golin trajnerit të tij Shpëtim Duro dhe tifozëve. Më 26 tetor, në ndeshjen e javës së nëntë kundër Elbasanit në Qemal Stafa, ai kishte mundësinë të shënonte golin e dytë të sezonit por penalltia e tij u prit nga portieri veteran Elvis Kotorri, megjithatë, Partizani sërisht arriti të fitonte 1–0 pas golit të shënuar nga Stevan Račić. Ai e mbylli fazën e parë të kampionatit me një gol në nëntë ndeshje me Partizanin e cila e mbylli si kryesuese sëbashku me rivalen e qytetit KF Tirana me 18 pikë secila.

Në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit, Vila shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 47të pas një ence të ekzekutuar nga Račić, të pritur keq nga portieri Miroslav Vujadinović, lejoi Vilën të shtynte topin një rrjetë nga një distancë e afërt duke kontribuar në fitoren 2–0 kundër Laçit.

Karriera ndërkombëtare

Vila bëri debutimin e tij të plotë me kombëtaren në vitin 2009 në një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë në Qemal Stafa, e cila u mbyll me barazimin 1–1. Ai gjithashtu luajti në miqësoren e luksit kundër shtatë herë fituesve të Ligës së Kampioneve, Milan në trofeun e Taçi Oil. Ai shënoi një gol në barazimin 3–3 por ky gol nuk u përfshi si gol zyrtar pasi nuk u shënua kundër një kombëtareje. Në ndeshjen e dytë zyrtare të tij, Vila shënoi golin e gjashtë në fitoren historike 6–1 kundër Qipros, duke regjistruar kështu fitoren më të thellë në historinë e kombëtares shqiptare. Ai bëri debutimin e tij kompetitiv me kombëtaren, duke luajtur tetë minutat e fundit në barazimin 1–1 kundër Danimarkës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2010. Vila shënoi golin e tretë me kombëtaren më 8 qershor 2014 në miqësoren e fituar 3–0 kundër modestëve të San Marinos.

Golat me kombëtaren

    Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 12 gusht 2009 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Emiljano Vila: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat  Qipro 6–1 6–1 (Fitore) Ndeshje Miqësore
2 27 maj 2012 BJK İnönü Stadium, Stamboll, Turqi Emiljano Vila: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat  Irani 1–0 1–0 (Fitore) Ndeshje Miqësore
3 8 qershor 2014 Serravalle Stadium, Serravalle, San Marino Emiljano Vila: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat  San Marino 0–3 0–3 (Fitore) Ndeshje Miqësore

Statistikat

Klubet

Redaktuar më 30 tetor 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Teuta 2006–07 17 2 0 0 17 2
2007–08 24 0 0 0 2 0 26 0
2008–09 31 15 2 2 33 17
Total 72 17 2 2 2 0 0 0 76 19
NK Lokomotiva 2009–10 8 0 0 0 8 0
Total 8 0 0 0 0 0 0 0 8 0
Dinamo Tirnana 2009–10 15 2 2 0 0 0 17 2
2010–11 30 13 7 3 2 1 1 0 40 17
Total 45 15 9 3 2 1 1 0 57 19
PAS Giannina 2011–12 22 5 0 0 22 5
2012–13 32 0 6 1 39 1
2013–14 29 3 2 0 31 3
Total 84 8 8 1 0 0 0 0 92 9
Partizani Tirana 2014–15 10 2 0 0 10 2
Total 10 2 0 0 0 0 0 0 10 2
Karriera në total 217 41 19 6 4 1 1 0 241 48

Kombëtarja

Burimi:

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2009 4 1
2010 3 0
2011 3 0
2012 8 1
2013 3 0
2014 4 1
Total 25 3

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Emiljano Vila Karriera me klubeEmiljano Vila Karriera ndërkombëtareEmiljano Vila StatistikatEmiljano Vila ReferimeEmiljano Vila Lidhje të jashtmeEmiljano Vila12 mars1988DurrësFK PartizaniKategoria SuperioreKombëtarja shqiptare e futbollit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KrapiApoloniaLista e lumenjve në ShqipëriGjakuAnesteziaTeknologjiaDasma shqiptareTumori i truritMariana KondiJulian DedaShehadetiArilena AraMeleqët në IslamFiset shqiptareMigrenaRumaniaKundrinoriAnatomia e njeriutMbreti Zogu IFamiljaKomunikimiFutbolliLojërat OlimpikeKara Mahmud pashë BushatiKëshilli EvropianReal Madrid C.F.MuhammediNdotja akustikeSëmundja e ParkinsonitBektashiAmerika VerioreLazeriPsikologjiaRilindjaKarnavaletÇamëriaBekim FehmiuAlpet ShqiptarePozicioni mbrapshtShpallja e Pavarësisë së KosovësKategoria SuperioreMëlçiaParanojaAustriaHamletiNistatinSulmi në PrekazTeoria e evolucionitVaginaMamuthi leshatorPozicioni seksualMenstruacionetLista e komunave në KosovëUEFA Liga e KampionëveDardanëtGjon BuzukuAlbuminaGjeografia e IranitPaneli diellorPneumoniaPatologjiaForcaTiroidetShoqëriaBeratiPejgamberët në IslamShpella e piratëve (roman)Mjedisi natyrorVenaLista e elementeve kimikëKodeinaNdërtimi i brendshëm i TokësErnest HemingwayLista e fjalëve në IslamFigura stilistikeGjermaniaEs-selamu alejkumKongresi i Manastirit🡆 More