Shtëpia E Zekirja Abdullahut: Monument kulture në Kosovë

Shtëpia e Zekirja Abdullahut është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjilan, Kosovë.

Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Shtëpia e Zekirja Abdullahut, e cila ndodhet në rr.Isa Kastrati nr.12, përkatësisht në zonën e vjetër të qytetit të Gjilanit, sipas përcaktimit të bërë nga Plani Gjeneral Urban i Gjilanit, i vitit 1980, sot paraqet një nga vlerat e rralla të shtëpive qytetare të shek. XIX. Shtëpia është punuar me qerpiçë, ndërsa brezi i hatullave është përdorë si element konstruktiv pë statikë të objektit. Themelet e shtëpisë janë bërë me gurë, ndërsa mbi ta fillon ndërtimi me qerpiçë. Muret kanë një gjërësi prej 80 cm. Tavanet janë me trarë dhe dërrasa, ndërsa kulmi katërujës është punuar me dru, mbuluar me qeramidhe. Sipas disa informacioneve, z.Zekirja Abdullahu sqaron se shtëpia i përkiste kajmekamit të Gjilanit. Më pas në atë shtëpi ka banuar kadiu i Gjilanit, Mulla Mehmeti.

Shtëpia e Zekirja Abdullahut
Shtëpia E Zekirja Abdullahut: Historia, Përshkrimi, Referime
LlojiArkitekturore
VendndodhjaGjilan, Kosovë
Ndërtuar1906
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës183

Historia

Pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, shtëpia ishte e uzurpuar nga një familje serbe. Pastaj, nga ajo familje serbe shtëpinë e kishte blerë Zija Behluli - një kamës. Ndërsa, babai i Zekirja Abdullahut, Bajram Abdullahu, e ka blerë shtëpinë në vitin 1968 nga familja Behluli. Shtëpia, siç e mban mend edhe Zekirja Abdullahu, qe e shoqëruar nga dy oda në fillim të oborrit. Në njërën, kajmekami priste fqinjët, ndërsa në tjetrën mysafirët e largët. Krahas odës së dytë qëndronte edhe një dhomë kuzhine ku përgatitej ushqimi. Në oborrin e shtëpisë ishte edhe plemja, ndërsa në veri të oborrit gjendej dhoma e hyzmeqarit dhe ahuri i atllarëve.

Përshkrimi

Shtëpia, si tërësi, paraqet vlera të arrira të kulturës shqiptare dhe osmane njëkohësisht. Ajo ka gjysmë-katin përdhes dhe katin sipër. Në përdhes ka një korridor dhe dy dhoma anash, sikundër edhe shkallët për në kat. Dhomat përdoren për ndejë të familjes, ndërsa tavani i tyre prej trarëve(7 në dhomën majtas dhe 8 gjithsej në dhomën e dytë djathtas)të gëlqerosur dhe të dalë jashtë nga sipërfaqja, sikundër edhe dritaret origjinale dhe dera e dhomës paraqesin një punë të mirë në dru, më saktë një drugdhendje me shije. Kati ka pësuar ndryshime. Tani nuk ka një formë të rregullt të dhomave. Gjithsej ka tri sosh. Dy janë të dekoruara, ndërsa një që ndodhet në anën jugore, ose në anën e prapme të shtëpisë është më e gjatë se dy të tjerat dhe përfundon me një zgjatje lakore kah lindja. Më parë edhe në pjesën e prapme shtëpia kishte dy dhoma, por si duket është ndërhyrë në të, duke nxjerrë një banjo të nevojshme për kohën. Banjoja është në fund të korridorit të ngushtë që ikën në perëndim të shtëpisë. Secila prej dhomave të katit ka oxhakun e vet. Oxhaqet kanë bazën në dyshemenë e katit.

Gjithsesi që i rëndësishëm paraqitet edhe një divan i vogël, po shumë komod për kohën. Divani ka tavanin e dekoruar me piktura dhe punime të gravura në dru, formash të ndryshme, ku dominon motivi gjeometrik, në veçanti trekëndëshi brinjëndryshëm. Dy dhomat tjera, që ndodhen përballë njëra-tjetrës janë vlera për t'u ekspozuar para çdo vizitori. Dhoma në të djathtë të korridorit ruan hamamin a gjirizin e shtëpisë, i cili shoqërohet drejtëpërdrejt nga një oxhak i veçantë që shërbente për ngrohjen e ujit të hamamit. Po në atë faqe muri ka një punim shumë të mirë në formë arkadash të vogla, që mbështeten në dy shtylla druri, e këto të fundit në krye të tyre kanë kapitele paksa të dekoruara. Dhoma tjetër, ajo në të majtë të korridorit paraqet vlera interesante për fasadë të bukur dhe të pikturuar, për tavan të dekoruar, për oxhakun e veçantë që ka, si dhe për dyer e dritare gjithsesi të punuara me shije nga mjeshtër të kohës. Punimet në mur, pikturat në të dhe punimi i tavanit e madhështojnë tërë shtëpinë.

Në mure janë pikturuar lule të ndryshme, në të cilat dominon ngjyra jeshile. Ato janë të shkëputura nga njëra-tjetra. Pra, secila syresh është pikturë në vete, e së bashku krijojnë një "kor me një zë harmonik". Në tavan, i cili siç u tha, është i dekoruar, ndodhet një punim, tip rozete në formë trekëndëshi, në të cilën, në osmanishte është shkruar viti 1302 sipas hixhrit, e që i bie të ishte viti 1884 sipas kalendarit Gregorian, kohë kjo kur mund të jetë ndërtuar shtëpia.

Format e tilla të rozetave hasen edhe në kupolën e Atik Xhamisë në Gjilan. Në dyer dhe dritare paraqiten punime në dru nga mjeshtër të kohës. Dritaret dhe dyert janë origjinale. Kjo dhomë, që duhet të ishte dhoma për miq të lartë të kajmekamit, kishte edhe oxhakun e veçantë, ndërsa në një pllakë që ka shoqëruar nënoxhakun paraqiten tre rrathë të gravuar në formë të diellit. Të tilla gravura hasen edhe në xhaminë e Sllatinës së Epërme të Vitisë dhe në xhaminë e fshatit Miresh të Gjilanit(Xhamia e vitit 1906, e prishur). Dhoma, veç yklykut që përdoret edhe sot për vendosjen e shtrojës, ka edhe dollapin ku mbahet tabakaja e kafesë. Shtëpia tashmë është në Listën e Monumenteve të Mbrojtura Përkohësisht.

Referime

Lidhje të jashtme


Tags:

Shtëpia E Zekirja Abdullahut HistoriaShtëpia E Zekirja Abdullahut PërshkrimiShtëpia E Zekirja Abdullahut ReferimeShtëpia E Zekirja Abdullahut Lidhje të jashtmeShtëpia E Zekirja AbdullahutGjilanKosovë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Fuqia (fizikë)Galileo GalileiAlfabeti arabKanceri i gjiritBajram CurriPanelet dielloreFusha magnetikeRilindjaMushkëriaArtan HoxhaKaliKosova dhe bukuritë e sajLulekuqjaSëmundja e Leukemisë28 MarsFabulaArbëria në MesjetëSyri i kaltër, DelvinëKoordinatat gjeografikeVjosaAktoriMultiple sklerozaProdhimi i Brendshëm BrutoVirusiRobert Aliaj DragotSportiKinaUrani (element kimik)Shtatë mrekullitë e botësLibri GinesMikroorganizmatKromozomiKafshëtLulëkuqjaTrashëgimia kulturore e KosovësLepuriTretësiratBlerim DevolliAlgjebraLetërsia romantike shqiptareBiosferaKryefjalaTumori i truritVeshje popullore të KosovësBarack ObamaSkizofreniaNdarja administrative e ShqipërisëQabejaMaqedonia e VeriutShkencaBektashiEnergjia potencialeKalaja e KrujësInstrumenti muzikorPHArkimediPunaYndyraHidroenergjiaNexhmije PagarushaPyjet tropikaleLista e lumenjve në KosovëShqipëria në vitet 1920-1939Kalaja e ShkodrësBiomasaFejaKultura në KosovëTrashëgimia natyroreParafjalaPjetër BogdaniSali BerishaPushtimi italian i ShqipërisëFutbolliNdre MjedaPlaku dhe detiEpitetiSistemi nervorGjermania🡆 More