2Nd Squad

Shock Troopers: 2nd Squad (në shqip Shok Trupers: Skuadra 2) është një lojë arcade e tipit shoot em’ up prodhuar nga Saurus dhe shpërndarë nga SNK nën lojërat Neo-Geo.

Loja është prodhuar në vitin 1998 dhe ndjek lojën e saj paraardhëse Shock Troopers edhe pse historia ndjek një rrjedhë krejt tjetër. Gjithashtu asnjë personazh nga loja e parë nuk paraqitet as shkarazi në serinë e dytë. Loja është shpërndarë gjithashtu në versionin e saj për përdorim shtëpiak (Home Release) për konzolën Neo-Geo, përvec versionit Arcade.

Shock Troopers: 2nd Squad
Shock Troopers: 2nd Squad - Intro.
Titulli
Shock Troopers: 2nd Squad
Titulli Alternativ
Shok Trupers: Skuadra 2
Zhvilluesi
Saurus
Publikuesi
SNK për Neo-Geo
Platforma / Konzola
Arcade
Lloji i lojës
Shoot 'em up
Publikuar
Lojtarët
2
Për moshen
+ 12
Formati
Arcade Box
Ekrani / Rezolucioni
Kontrolli
Joystick 8 drejtimëshe; dy butona gjithësej
Sistemi
Arcade


Nuk ka shumë informacion mbi zhvillimin e lojës. Loja është publikuar në Japoni dhe ShBA, por nuk dihet në se ka një version për Evropën. Drejtori ekzekutiv është Nobuyuki Tanaka, ndërsa prodhuesi është Yasushi Okahara [ref. 1].

Loja paraqet personazhe dhe histori të zhanrit anime. Loja paraqet pikturime (spray) 3D në disa raste por është kryesisht 2D.

Historia

D.I.C (Dio International Corporation) është një mega shoqëri komandite e njohur për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë. Mbas deklarimit të presidentit të Billberk për reduktimin e armëve të shkatërrimit në masë. Nakatomi në krye të D.I.C kundërshtoi hapur këtë politikë. Kjo çoi në konflikt të hapur midis Presidentit dhe D.I.C. duke bërë që kjo e fundit të organizojë një grusht shteti. Trupa ushtarake u spërndanë në të gjithë shtetin. U deklarua kështu një qeveri e re ne krye të Billberk. Nakatomi ushtron presion ndaj vendeve për tjera për ta pranuar qeverinë e re ose do të ketë luftë në shkallë të gjerë (pretendimi bazohet në ekzistencën e një arme të shkatërrimit në masë sekrete). Skuadra 2 e Shock Troopers duhet t’i jap fund grushtit të shtetit brenda 72 orëve. Ndërkohë një qytet i tërë u kthye në një fushë-betejë.

Loja

Loja është tipike e llojit Shoot em’ up. Një lojtar ose dy duhet të gjejnë rrugën e tyre midis një duzine armiqsh, duke u përpjekur të marrin sa më pak dëmtime që të jetë e mundur. Lojtari mund të zgjedhë midis katër karaktereve secili me armët dhe cilësitë e veçanta për të përfunduar lojën. Në ndihmë të lojtarit vijnë Power Up (tre nga të cilat çojnë në modifikimin/forcimin e armës) dhe Bombat (armë me numër të limituar me forcë madhore). Loja ka në total pesë nivele të luajtshme dhe dy nivele alternative (mbas nivelit 1, lojtari mund të zgjedhë dy rrugë të ndryshme). Lojtari mund të përdorë edhe makineri të ndryshme të cilat janë të shpërndara në vende të caktuara të një niveli. Loja paraqet edhe armë të tjera speciale të limituara.

Personazhet

Emri i Personazhit Aftësitë Foto
Leon (aka. Lion Heart – Zemër Luani)
  • Arma: Spread Shot
  • Bomba: Napalm
  • Arma Dytësore: Combat Knife (Thikë luftimi)


  • Shpejtësia: ¼
  • Sulmi: 4/4
  • Mbrojtja: 4/4
  • Shmangia: ¼
2Nd Squad 
Angel (aka. Ceramic Arms – Krahë Qeramike)
  • Arma: Front Shot
  • Bomba: Wide Napalm
  • Arma Dytësore: Tear Gus


  • Shpejtësia: 2/4
  • Sulmi: ¾
  • Mbrojtja: 2/4
  • Shmangia: ¾
2Nd Squad 
Lulu (aka. Lightning Eyes – Sytë Shkëlqyes)
  • Arma: Wide Shot
  • Bomba: Normal Bomb
  • Arma Dytësore: Revolver


  • Shpejtësia: 4/4
  • Sulmi: ¼
  • Mbrojtja: ¼
  • Shmangia: ¾
2Nd Squad 
Toy (aka. Ice Brain – Mendje Akulli)
  • Arma: Laser Shot
  • Bomba: Sonic Bomb
  • Arma Dytësore: Stun Gun


  • Shpejtësia: ¾
  • Sulmi: 2/4
  • Mbrojtja: ¾
  • Shmangia: 2/4
2Nd Squad 

Referime

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Tags:

2Nd Squad Historia2Nd Squad Loja2Nd Squad Personazhet2Nd Squad Referime2Nd Squad Shiko edhe2Nd Squad Lidhje të jashtme2Nd Squad1998Shock Troopers

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FjaliaAriu polarXha GorioVitaminatDrejtkëndëshiPëremriMbiemriDashuriaKlima e ShqipërisëKloriPuna (fizikë)Mali i ZiBletaMeleqët në IslamPesë Shtyllat e IslamitTeknologjiaLumiPrishtinaPozita gjeografike e ShqipërisëForcaOlta GixhariKomedia HyjnoreFotosintezaViolinaKaliLista e monumenteve në KosovëLista e maleve të ShqipërisëZeusiDervishiAngliaRusiaPipi ÇorapegjataShkëlqimi dhe rënia e shokut ZyloKujdesi shëndetësorMasturbimiEvropa PerëndimoreBashkitë e ShqipërisëTigriPoloniaLufta e ÇanakalasëRebelimi i vitit 1997Kalaja e BeratitDasma shqiptareFrancaBashkimi SovjetikLindja (biologji)Mbretëria ShqiptareHistoriaEnergjia e ripërtëritshmeHektoriAgjërimiNoizyKripëratMedinaBeni ecën vetëSeksi analSami FrashëriËvetariKalaja e KrujësBaza e të dhënaveMitologjia shqiptareDon Kishoti i MançësPunaPejgamberët në IslamKongresi i DurrësitIzraeliShehadetiRepublika Popullore e ShqipërisëHimni i FlamuritAtmosferaStambolliProza poetikeNjësitë administrative të AndorrësAK-47Mark TwainPakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe PolitikeTraktatiLetërsia e vjetër shqiptare🡆 More