Ibrahim Karbunara: Politikan shqiptar

Sheh Ibrahim Haki Karbunara (Karbunara, 1879 - 1947) ka qenë shejh i tarikatit Halvetii, myfti i Lushnjes, veprimtar i çështjes kombëtare, përkrahës i Ismail Qemal bej Vlorës në Shpalljen e Pavarësisë, nismëtar i Kongresit të Lushnjës dhe përkrahës i Lëvizjes së Qershorit.

Ibrahim Karbunara: Politikan shqiptar
Sheh Ibrahim Karbunara

Përgjatë Luftës së Dytë Botërore përkrahu Lëvizjen Nacional-Çlirimtare dhe me mbarimin e luftës u zgjodh deputet i Lushnjes. U dënua nga regjimi komunist me Grupin e parë të deputetëve nga gjyqi me varje së bashku me të birin, Hysenin, që e pushkatoi Josif Pashko.

Biografia

U lind më 1879 në Karbunarë të Lushnjes, i biri i Rushidit dhe Hamdijes, familja e tij kishin qenë brezpasbrezi shehlerët e vendit, me prejardhje nga Mehmet Alltuni.

Mësimet e mesme i mori në medresenë e Beratit. Pastaj shkoi për studime të larta teologjike në Stamboll, ku mori një arsim të plotë, të lartë, dhe nxuri pesë gjuhë të huaja: arabisht, osmanisht, persisht, anglisht dhe frëngjisht. Në kryeqytetin e perandorisë u njoh me veprimtarë të tjerë të Lëvizjes Kombëtare. Pasi kreu studimet u kthye në teqenë e tij në Karbunarë, në vitin 1909, autoritetet xhonturke e internuan në Peqin, duke e cilësuar si «turbullues i miletit».

Në nëntorin e 1912 qe myfti i Lushnjes. Së bashku me Nebi Sefën përkrahu dhe iu gjend Ismail Qemalit në rrugëtimin e tij përmes Myzeqesë për në Vlorë. Gjatë periudhës jetëshkurtër të Princ Vidit, nënshkroi një notë proteste në mbështetje të Dibrës e Çamërisë e mbetej në protestën që i drejtohet Turhan pashë Përmetit, që kryesonte delegacionin në Konferencën e Paqes në Paris, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Gjatë Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme ndihmoi forcat vullnetare qeveritare që të lëviznin të pacënuar nga kryengritësit në Lushnje.

Me Besim Nurin, Ferid bej Vokopolën, Eshref bej Frashërin qe ndër nismëtarët e Kongresit të Lushnjes, e si delegatë të vendit pritës, Vokopola hapi punimet e Karbunara i mbylli duke bekuar qeverinë e dalur nga punimet e Kongresit. Përgjatë jetës parlamentare të viteve 1920-'24 bënte pjesë në grupin demokrat të deputetëve dhe përkrahu Fan Nolin, përkrahje që vazhdoi edhe me Lëvizjen e Qershorit dhe me ardhjen e Zogut në dhjetor me Triumfin e Legalitetit, u arratis për në Itali si të tjerët. Përgjatë mërgimit antizogist u anëtarësua në organizatën "Bashkimi Kombëtar".

Kthehet në Shqipëri pas pushtimit italian, më 1943 autoritetet fashiste ia dogjën shtëpinë dhe teqen. Më pas autoritetet e periudhës pas kapitullimit italian e burgosën më 1944. Teqja e tij bëhet nyje lidhëse e Frontit Nacional-Çlirimtar, të cilin e përkrahte.

Me marrjen e pushtetit nga FNÇ-ja, me zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 doli deputet i rrethit të Lushnjes. U rreshtua me grupin opozitar të kohës, por u akuzua dhe u dënua me varje sepse me kolegët e vet sipas aktakuzës qe "duke formuar një organizatë tradhtare-sabotatore, të lidhur me kriminelët e luftës jashtë dhe brenda Shqipërisë dhe të shtyrë e të ndihmuar nga agjentët e imperializmit anglo-amerikan, kanë kryer akte sabotazhi, spiunazhi, terrorizmi për rrëzimin me forcë të pushtetit popullor dhe për sjelljen në fuqi të regjimit shtypës të Ballit e Legalitetit". Para se ta varnin i pushkatuan të birin para syve, eshtrat e tyre nuk dihen ende ku ndodhen.

Përndjekja e familjes

Sheh Ibrahim Karbunarës i pushkatuan edhe nipin, Beqirin. Familja e Karbunarëve u përzu nga shtëpia, iu konfiskuan tokat, i çuan në një haur në Lushnjë. Pjesa tjetër e meshkujve të familjes bënë 123 vjet burg.

Referime

Tags:

18791947HalvetiIsmail QemaliKarbunarë e SipërmeKongresi i LushnjesLushnjaLëvizja e qershoritMyftiuShehShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëTarikati

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ÇamëriaTeuta e IlirisëDita e VerësMbiemriShqiptarët në Maqedoninë e VeriutGjuha standardeOrkideaMarsiIslamiBashkimi SovjetikMultiple sklerozaÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriNdotja e ajritKarnavali e PolenësPeshkaqeniArben TaravariEkzorcizmiDermatiti atopikKafshëtHans Kristian AndersenFibroza kistikeGalileo GalileiDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeTurkmenistaniEmrat e bukur të AllahutMetaletFoljaMesjetaTrupi i njeriutPlazma e gjakutNjësia matëseAmerikaPlanetiAnarkia28 Nëntori - Dita e FlamuritLiqeni i ShkodrësShpërbërja e Perandorisë OsmaneDasma shqiptareBosnja dhe HercegovinaDritëro AgolliPetro MarkoTeknologjiaAli Baba dhe Dyzet HajdutëtElefantiLista e vendbanimeve ilireIzraeliKalaja e KaninësBurimet natyroreNarcisizmiFutbolliFëmijaBotaHekuriStalaktitet dhe stalagmitetKara Mahmud pashë BushatiTë drejtat e njeriutGjendja agregateLibrazhdiMeshariSerie AShqipëria në vitet 1912-1939Mali i ZiAbdyl FrashëriSulfuriBiologjiaVeshiNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenLigjiAutobiografiaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreNatriumiKonventa për të Drejtat e FëmijësKalaja e BeratitYlberiEozinofiliaLionel MessiGjeografia e Kosovës🡆 More