Sektori i furnizimit me ujë dhe të largimit të ujërave të ndotura në Shqipëri rregullohet me VKM nga qeveria shqiptare.
Shqipëria është një vend me shumë reshje të cilat mbushin akuiferët nëntokësorë përgjatë gjithë vitit me ujë, përjashto këtu muajt e verës. Uji i akuiferëve del në sipërfqae përmes burimeve të shumta që ka vendi. Shqipëria është me 9385 metra kubikë për frymë vendi i parë në rajon përsa i përket ripërtëritjes së ujit të pijshëm.
Në prill 2016, qeveria shqiptare vendos për krijimin e 61 ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve, pra 1 për çdo bashki të krijuar nga reforma territoriale një vit më parë.
Banka Botërore thotë se Shqipërisë nuk i mungojnë burimet ujore, por shumica dërrmuese e shoqërive ujësjellës kanë performancë të ulët teknike dhe financiare. BB i këshillon qeverisë se sektori ka nevojë për një reformim lidhur me modelet e menaxhimit dhe organizimit.
Në maj 2022, qeveria shqiptare vendos për krijimin e 15 shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimeve.
Shqipëria do të përfitojë një financim nga Banka Botërore për reformimin e sektorit të ujit, i cili përfshin një hua prej 75 milionë $. Vendi do të marrë gjithashtu një grant prej 6,3 milionë $ nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO). Huaja është pjesë e programit kombëtar prej 135 milionë $ për modernizimin e sektorit, i cili do të bashkëfinancohet nga qeveria.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Sektori i ujit në Shqipëri, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.