1474 Rrethimi I Shkodrës

Rrethimi i Shkodrës i vitit 1474 ishte një sulm osman kundër Shkodrës së kontrolluar nga Venediku në Arbërinë Venedikase gjatë Luftës së Parë Osmano-Venedikase (1463–79).

Rrethimi i Shkodrës
DataPranverë 1474 — 8 gusht 1474
Vendodhja42°02′47″N 19°29′37″E / 42.0465°N 19.4935°E / 42.0465; 19.4935
Pasoja Fitore e Venedikut dhe Zetas
Palët pjesëmarrëse
1474 Rrethimi I Shkodrës Perandoria Osmane

1474 Rrethimi I Shkodrës Republika e Venedikut
Forca të rezistencës arbërore

1474 Rrethimi I Shkodrës Principata e Zetas
Komandantët dhe udhëheqësit
Hadım Suleiman Pasha

Antonio Loredan
Pietro Mocenigo
Triadan Gritti
Leonardo Boldu


Ivan Crnojević
Fuqia ushtarake
20.000 25.000
Viktimat dhe humbjet
7,000 ushtarë osman të vrarë numër i panjohur ushtarësh dhe 3,000 civilë nga Shkodra (burim paresor)

Rrethimi

Forca të forta osmane rrethuan Shkodrën në pranverën e vitit 1474. Mehmet Fatihu kishte dërguar bejlerbeun e Rumelisë, Hadëm Sulejman Pashën, me rreth 8,000 burra, por ata u zmbrapsën nga komandanti Antonio Loredan dhe i frikësoheshin përforcimeve veneciane. Sipas disa burimeve, kur garnizoni i Shkodrës u ankua për mungesë ushqimi dhe uji, Loredan u tha atyre "Nëse jeni të uritur, ja ku është mishi im; nëse jeni të etur, unë ju jap gjakun tim".

Senati Venedikas urdhëroi të gjitha galerat e disponueshme të transportonin harkëtarë për në Shkodër përmes lumit Buna. Të gjithë guvernatorët venecian u urdhëruan gjithashtu të ndihmonin qytetin e rrethuar. Sipas raporteve venedikase në korrik Shkodra u rrethua nga 50,000 ushtarë osmanë të cilët u mbështetën nga artileria e rëndë.  

Në fillim të vitit 1474 i gjithë rajoni rreth Shkodrës, përfshirë Balecin e braktisur, u vu nën sundimin osman. Sipas disa burimeve sulltani kishte synime të rindërtonte Podgoricën dhe Balecin në vitin 1474 dhe t'i popullonte ato me 5,000 familje turke në mënyrë që të krijonte një pengesë shtesë për bashkëpunimin e Zetës së Crnojević-ve dhe Shkodrës venedikase të rrethuar.

Gjatë fushatës së tyre të vitit 1474, Osmanët dëmtuan Alessio (Lezha) dhe shkatërruan kështjellën e Danjës.

Triadan Gritti u emërua si kapiten i përgjithshëm venedikas në vend të Pietro Mocenigo. Gritti drejtoi flotën veneciane të gjashtë galerave që lundruan në fillim të majit 1474 për të mbrojtur bregdetin e Arbërisë venedikase dhe veçanërisht gojët e lumit Buna. Kur flota venedikase hyri në Bunë, forcat osmane u përpoqën ta bllokojnë atë duke bllokuar gojën e Bunës me trungje pemësh të prera, ashtu si veproi voivodi serb Mazarek gjatë Luftës së Dytë të Shkodrës. Gritti e ktheu flotën e tij drejt lumit dhe shkatërroi forcat osmane më 15 qershor 1474. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të tij, Gritti nuk ishte në gjendje të dërgonte në Shkodër të gjitha mallrat që transportonte flota e tij sepse shumë nga anijet e tij ishin bllokuar në ujërat e cekët të Bunës pranë Sveti Srđ.

Kur Gritti u bashkua me Mocenigon në Shkodër dhe ata të dy urdhëruan që Leonardo Boldu të gjente Ivan Crnojeviq-in dhe ta nxiste që të mobilizonte sa më shumë burra të tij për të ndihmuar venedikasit gjatë Rrethimit të Shkodrës. Boldu u urdhërua gjithashtu të transportonte kalorësinë dhe këmbësorin e Crnojević-it mbi Liqenin e Shkodrës. Ivan Crnojeviq kishte një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Shkodrës sepse siguroi lidhje me Kotorrin dhe furnizoi qytetin përmes Žabljakut ose Liqenit të Shkodrës, duke luftuar njëkohësisht kundër forcave të forta osmane. Ai transportoi burra dhe dru nga Kotori mbi kodra në Žabljak, ku ai ndërtoi fusta (lloj anije), të cilat i befasuan osmanët në liqenin e Shkodrës. Gjatë gjithë verës Ivan Crnojević mori pjesë në aksione ushtarake. Ai kontrolloi liqenin e Skadarit me tre fusta dhe 15 anije më të vogla, gjë që ishte shumë e rëndësishme sepse flota venedikase (e përbërë nga 34 anije më të mëdha dhe rreth 100 më të vogla) nuk ishte në gjendje të lundronte më tej se Sveti Srđ. Boldu arriti të arrinte në qytetin e rrethuar nga Žabljaku falë anijeve të Ivan Crnojević. Ekuipazhi i anijeve venedikase së bashku me stratiotë nga Greqia iu bashkuan mbrojtësve në qytetin e rrethuar dhe, sipas disa raporteve venedikase, numri i tyre i përgjithshëm arriti në 25,000.

Pas zbulimit të tradhtisë së kryer nga Andreas Humoj, anëtar i familjes Humoj, gjatë rrethimit të Shkodrës Gritti e dënoi me vdekje dhe u ekzekutua nga një burrë nga Tuzi.

Midis 7,000 dhe 20,000 ushtarë osmanë raportohet të jenë vrarë, dhe afërsisht 3,000 civilë nga Shkodra vdiqën nga etja dhe uria. Në rrethim, muret e jashtme u dëmtuan ndjeshëm. Qytetarët rindërtuan muret në pritje të një sulmi më të fortë osman më vonë. Osmanët u kthyen në 1478 për të pushtuar Shkodrën.

Referime

Tags:

Arbëria VenedikasePerandoria OsmaneRepublika e VenedikutShkodra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kongresi i VjenësHebrenjtëQeniPsoriazaAmerikaZemraZgjebjaMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëSpondiliartrozaAlgjebraPulsi i zemrësAlpet ShqiptareEkosistemiPartia e Punës e ShqipërisëUji i PijshëmMuzeu i KosovësProteinaMetriÇifteliaËndrraBeteja e KosovësVektoriShpella e piratëve (roman)Gjeografia e KosovësEnver Hoxha1134IslamiKimiaTrashëgimiaEgjipti i lashtëKonferenca e Paqes në ParisFamiljaLufta e Parë BallkanikeIftariSportiKantoni CallasVeshiPerandoria RomakeVullkaniPitagoraLetërsia e Rilindjes EvropianeDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutTemperaturaHekuriSaturniFruthiKarakteristikat e zeritEuroMbretëria Shqiptare28 Nëntori - Dita e FlamuritInteligjencaLahutaAstrit KabashiForcaPashallëku i ShkodrësFrancaAventurat e Tom SojeritLetërsia shqipePjetër BudiToskërishtjaJezusiNumëroriBullgariaSeksi analPsikozaRobotikaBjellorusiaRedonDinozauriMarsiHIV/AIDSEnergjia e erësFabulaElektromagnetëtAtmosferaVeneraAdolf HitleriBombardimi i Jugosllavisë nga NATOMëlçia🡆 More