PMMP është shkurtesë në matematikë për të shënuar pjesëtuesin më të madh të përbashkët për dy apo më tepër numra të plotë, e njëjta shkurtesë përdoret për pjesëtuesin më të madh të përbashkët të dy ose më tepër polinomeve.
PMP i dy ose më tepër numrave të dhënë është numri i cili secilin prej tyre e pjesëton pa mbetje.
Nëse e kërkojmë pjesëtuesin më të madh të përbashkët të numrave a dhe b shënojmë PMMP(a, b). Për shembull, PMMP(12, 18) = 6, PMMP(−4, 14) = 2. Dy numra quhen relativisht të thjeshtë nëse pjesëtuesi më i madh i përbashkët i tyre është 1. Për shembull numri 9 dhe numri 28 janë relativisht të thjeshtë.
PMMP është i nevojshëm për thjeshtimin e thyesave në thyesa të pathjeshtueshme. Për shembull PMMP(42, 56) = 14, prandaj,
PMP parimisht mund të llogaritet ashtuqë të gjithë numrat i zbërthejmë në faktorë të theshtë dhe i vërejmë faktorët dhe fuqitë e tyre, si në shembullin vijues: PMP(18, 84), e zbërthejmë në faktorë të thjeshtë 18 = 2 · 32 dhe 84 = 22 · 3 · 7 dhe e vërejmë fuqinë më të vogël të faktorëve të përbashkët 2 · 3; pra PMP(18, 84) = 6. Praktikisht kjo metodë është e zbatueshme për numra të vegjël sepse zbërthimi në faktorë për numra të mëdhrnj është proces shumë i gjatë.
Metodë shumë efektive për gjetjen e PMP është Algoritmi i Euklidit, Për shembull e gjejmë PMP(18,84) me këtë algoritëm:
kjo do të thotë se 6 është PMP(18,84).
vargu i herësave që gjeneron Algoritmi i Euklidit formon një thyesë të vazhdueshme.
PMP
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Pjesëtuesi më i madh i përbashkët, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.