Pedagogjia shkollore është një degë e pedagogjisë e cila merret me studimin e teorisë së shkollës si një institucion i veçantë edukativ e arsimor (organizatë punuese).
Objekt studimi i pedagogjisë shkollore janë çështje më të rëndësishme në fushën e edukates dhe arsimit në shkollë.
Kuptimi i pedagogjisë shkollore dhe objektit të saj të studimit është i mundur vetëm në kontekstin e pedagogjisë së përgjithshme, si një shkencë mbi edukatën dhe arsimin, veçanërisht kur dihet që shkenca mbi arsimin dhe edukimin është një shkencë e re (në krahasim, për shembull, me filozofinë dhe/apo mjekësinë). Afirmimin e saj të parë e përjetoi vetëm në shekullin XIX, ndërsa një zgjerim më të theksuar vetëm në vitet 70 të shekullit XX.
Çështjet qëndrore me të cilat merret aktualisht pedagogjia shkollore janë:
Detyrat e pedagogjisë shkollore dalin nga objekti i saj i studimit. Është e nevojshme të theksohet se detyrat universale, te përhershme dhe te pandryshueshme ne pedagogjin shkollore nuk mund të përcaktohen për shkak se ajo është e gjallë dhe dinamike, e hapur për ndryshime ashtu siq është i gjallë dhe dinamik edhe procesi i edukatës dhe arsimit.
Disa nga detyrat të cilat janë aktuale në këtë moment socio-historik janë:
Pedagogjia shkollore është e lidhur në radhë të parë me shkencat pedagogjike, sidomos me didaktikën, pedagogjin e përgjithshme, pedagogjin komparative (krahasuese), historinë e pedagogjisë, metodologjinë e hulumtimit pedagogjik (edukativ). Ajo gjithashtu ka një lidhje të fortë me psikologjinë, sociologjinë, filozofinë dhe logjikën.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Pedagogjia shkollore, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.