Neuroshkenca Kognitive

Neuroshkenca kognitive është fushë akademike e cila merret me studimin shkencor të substrateve biologjike të cilat gjenerojnë kognicionin, me fokus të veçantë në substratet neuronale të proceseve mendore.

Ajo merret me pyetjet se si funksionet psikologjike/kognitive prodhohen nga truri. Neuroshkenca kognitive është degë e psikologjisë dhe neuroshkencës, dhe ka ngjajshmëri me fushat si psikologjia fiziologjike, psikologjia kognitive dhe neuropsikologjia. Neuroshkenca kognitive mbështetet në teoritë e shkencës kognitive të bashkuara me të dhënat nga neuropsikologjia dhe modelimi kompjuterik.

Për shkak të natyrës së saj multidisiplinare, neuroshkencëtarët kognitivë mund të kenë prapavija të ndryshme. Përpos disiplinave të përmenduara më lartë, neuroshkencëtarët kognitivë mund të kenë prapavija në neurobiologji, inxhinieri biologjike, psikiatri, neurologji, fizikë, shkencë kompjuterike, gjuhësi, filozofi, dhe matematikë.

Metodat e përdorura në neuroshkencën kognitive përfshijnë paradigmat eksperimentale nga psikofizika dhe psikologjia kognitive, neuroimazheria funksionale, elektrofiziologjia, gjenomika kognitive, dhe gjenetika bihejviorale. Studimet e pacientëve me deficite kognitive të shkaktuara nga dëmtimet në tru përbëjnë aspekte të rëndësishme në neuroshkencën kognitive. Qasjet teorike përfshijnë neuroshkencën kompjuterike dhe psikologjinë kognitive.

Shiko edhe

Tags:

KognicioniNeuroshkencaPsikologjiaPsikologjia fiziologjikePsikologjia kognitiveShkencaShkenca kognitive

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Trupi i njeriutDemencaHepatitiKrimet e regjimit komunist në ShqipëriVojo KushiAutobiografiaDon Kishoti i MançësTenisiVektoriRacizmiRajoni JuglindorDrini i BardhëNumrat dhjetorLidhëza bashkërenditëseLidhja e PrizrenitLigjet e NjutonitHolokaustiTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriMeningjitiStalaktitet dhe stalagmitetSistemi urinarJupiteriLista e aktorëve të teatrit shqiptarBifurkacioni i lumit të NerodimësRilindjaDemografia e ShqipërisëHistoria e DurrësitRrethiDiarrejaAsdren GjikolliZënia e Diellit (Eklipsi)Mbrojtja e mjedisitAcidet dhe BazatTulipani25 PrillZiadin SelaAzotiZjarriKanceriBeratiRigoniShiu acidikSëmundja e LeukemisëAhmed KalajaLiqeni i OhritElefantiMiguel de CervantesBig BangLufta e ÇanakalasëDibraNorvegjiaFieriTingulliDua LipaShëndetiPankreasiDy pikatIsmail QemaliQarku elektrikLista e vendbanimeve ilireShpella e piratëve (roman)SpanjaAfërditaPerandoria BizantineVerdhëzaThonjëzatUlqiniHijaHistoria e TiranësDialektet e gjuhës shqipePerandoria OsmaneShpataSistemi i organeve të frymëmarrjesTokaShpikje te ndryshmeAlkooliKolesteroli🡆 More