Migjen Kelmendi (lindur më 12 shtator 1959) është autor dhe publicist nga Kosova.
Ky artikull duhet të përditësohet. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Për herë të parë, ai u bë i njohur si këngëtar i rock grupit muzikor Gjurmët. Në vitet 1978-1983 studioi dhe kreu Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1988 deri më 1990 ishte redaktor përgjegjës i programit të Kontaktit të Radio Televizionit të Prishtinës. Në vitin 1991, Kelmendi ishte themelues i gazetës javore Epoka. Në vitin 1996 ishte bashkëthemelues i revistës mbi teoritë e letërsisë MM.[nevojitet citimi]
Në periudhën mars-shtator 1996 ka qenë kryesues i prodhimit në televizionin amerikano-shqiptar Victoria në Nju Jork. Në vitet 1997-1999 ishte emëruar nga Qeveria e Kosovës në ekzil si Kryeredaktor i programit satelitor në gjuhën shqipe, edicioni kosovar, që emitohej nga Televizioni Shqiptar (TVSH). Ka specializuar në fushën e menaxhimit të medias në Universitetin e Konkordias (Montreal, Kanada, 2000). Në vitet 2000-2001 ishte drejtori i parë shqiptar i Radio Televizionit të Kosovës. Që nga viti 2001 është themelues dhe botues i gazetës javore "Java", e cila ne vitin 2008 kalon dhe vazhdon të botohet online. Ne vitin 2006 lëshon televizionin e parë kabllo dhe internet në Kosovë në bashkëpunim me operatorin kabllor "Kujtesa" - RROKUM. JAVA edhe RROKUM janë të vetmet media ne hapësirën mbarëshqiptare qe kultivojnë dhe përdorin Gegërishten si medium.[nevojitet citimi]
Ka përkthyer veprat "Një varr për Boris Davidoviçin" dhe "Enciklopedia e të vdekurve" të shkrimtarit Danilo Kis.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Migjen Kelmendi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.