Makaka Jugore Me Bisht Derri

Majmuni jugor me bisht derri (Macaca nemestrina), i njohur gjithashtu si makaka me bisht derri Sundaland dhe makaka me bisht Sunda.

Vendasit e njohin si berok.

Etimologjia dhe taksonomia

Epiteti i specieve, nemestrina, është një mbiemër (rrjedh nga latinishtja Nemestrinus, që do të thotë "perëndia e korijeve") e modifikuar për t'u pajtuar në gjini me emrin gjenerik femëror. M. nemestrina më parë përfshinte llojin e majmunit me bisht derri, të ishullit Pagai dhe makakët Siberut si nënspecie. Tani të katërt konsiderohen specie të veçanta.

Përshkrimi

Ashtu si me speciet e tjera Makaka, mashkulli Makaka ka trup më të madh se femra; ndërsa mashkulli ka gjatësi 50–58 cm dhe peshon 5–12 kg, femra ka një gjatësi prej 38–48 cm dhe peshon 4.5–6 kg . Ky makak ka gëzof ngjyrë kafe, me shpinë në ngjyrë të errët dhe ngjyrë më të celët në zonën e barkut. Emri i tij i zakonshëm i referohet bishtit të shkurtër të mbajtur gjysmë të ngritur, i ngjan bishtit të një derri.

Sjellja dhe ekologjia

M. nemestrina është kryesisht tokësor, por edhe alpinist i aftë. Ndryshe nga pothuajse të gjithë primatët, këta makakë e duan ujin. Ata jetojnë në grupe të mëdha, që ndahen në grupe më të vogla gjatë ditës kur janë duke kërkuar ushqim. Ata janë gjithckangrënës, ushqehen kryesisht me fruta, fara, manaferra, drithëra, kërpudha dhe jovertebrorë. Një studim i bërë në gadishullin e Malajzisë zbuloi se ata ishin shpërndarësit kryesorë dhe ndoshta të vetëm të farës së palmave kacavjerrëse Daemonorops calicarpa dhe Calamus castaneus.

Ekziston një hierarki midis meshkujve dhe femrave bazuar në forcë e në trashëgimi. Kështu, vajza e femrës alfa do të vendoset menjëherë mbi të gjitha femrat e tjera në grup. Femra alfa drejton grupin, ndërsa roli i mashkullit është më shumë për të menaxhuar konfliktin brenda grupit dhe për ta mbrojtur atë.

Shtatzënia e femrës zgjat rreth 5-7 muaj. Ajo lind një foshnjë çdo dy vjet. Shkëputja nga gjiri ndodh në 4-5 muaj. Pjekuria seksuale arrihet në 3-5 vjet.

Në Tajlandë, ata janë trajnuar për 400 vjet për të mbledhur arrat e kokosit.

Habitati dhe shpërndarja

Ky makak gjendet kryesisht në pyjet e shiut që kanë lartësi deri në 2000 metra, por hyn edhe në plantacione dhe kopshte.

Gjendet në gjysmën jugore të Gadishullit Malajzes (që shtrihet vetëm në Tajlandën më jugore), Borneo, Sumatra dhe ishullin Bangka.Të dhënat tregojnë se këto specie kanë qenë të pranishme në Singapor përpara vitit 1950, por ka të ngjarë të kenë qenë kafshë shtëpiake të arratisura. Të vetmit makakë me bisht derri në Singapor sot janë majmunët e ardhur.

Makaka Jugore Me Bisht Derri 
M. nemestrina në Sepilok, Sabah, Malajzi.

Referime

  • Maestripieri D, 1999. Changes in Social Behavior and Their Hormonal Correlates during Pregnancy in Pig-tailed Macaques. International Journal of Primatology 20 : 707-718.
  • Rodman PS, 1991. Structural differentiation of microhabitats of sympatricmacaca fascicularis andM. nemestrina in East Kalimantan, Indonesia. International Journal of Primatology 12 : 357-375.
  • Oi T, 1990. Patterns of dominance and affiliation in wild pig-tailed macaques (Macaca nemestrina nemestrina) in West Sumatra. International Journal of Primatology 11 : 339-356.

Linqe te jashtme

Tags:

Makaka Jugore Me Bisht Derri Etimologjia dhe taksonomiaMakaka Jugore Me Bisht Derri PërshkrimiMakaka Jugore Me Bisht Derri Sjellja dhe ekologjiaMakaka Jugore Me Bisht Derri Habitati dhe shpërndarjaMakaka Jugore Me Bisht Derri ReferimeMakaka Jugore Me Bisht Derri Linqe te jashtmeMakaka Jugore Me Bisht DerriIndoneziaMalajzia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Plaku dhe detiLëkuraReaksioni kimikSyfyriHormonet e gjëndrave mbiveshkoreDefiBurimet e dritësLulekuqjaKimia organikeMbretëria ShqiptareVlera ushqyesePeshaKrishtërimiProdhimi i elektricitetitSimbolet shtetërore të KosovësUltësira Perëndimore e ShqipërisëVirusiShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreBateria14 vjec dhëndërAngliaKongresi i DurrësitLuiz EjlliMiniera e TrepçësUshtria Çlirimtare e KosovësShkencaFunksionet trigonometrikeDrini i BardhëRajoni JuglindorInflacioniAustriaMëlçiaVeshkaMitrush KuteliEgjipti i lashtëTrekëndëshiQeveria e Përkohshme e ShqipërisëEvropa PerëndimoreUlçera në stomakEuroDurrësiZemraAgjërimiGjeografia e ShqipërisëJupiteriAlbert AjnshtajniBashkimi EvropianAndon Zako ÇajupiShtetet e Bashkuara të AmerikësSkeleti i njeriutPoseidoniMuhammediArbana OsmaniArteriaLibri GinesHënaAthinaPitagoraLista e lojtarëve ndërkombëtarë të ShqipërisëKompjuteriPushtimi italian i ShqipërisëGegërishtjaLidhja e LezhësShpella e piratëve (roman)TermocentraliGjeometriaNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenLufta e Parë BallkanikeAzotiTrashëgimiaLetërsia e vjetër shqiptarePashkëtMia KhalifaPiratetMaqedonia e VeriutIkametiLulëkuqjaBiomasa🡆 More