Kryqi i Kuq i Kosovës (anglisht: Red Cross of Kosova) është Shoqatë Kombëtare e pavarur, humanitare, vullnetare dhe joprofitabile, e themeluar në vitin 1945.
KKK merret me lehtësimin e vuajtjeve të individëve dhe bashkësive të rrezikuara përmes programeve të fokusuara, prioritare dhe të qëndrueshme si ndihmëse e autoriteteve qendrore dhe lokale, në përputhje me Parimet Themelore të Lëvizjes së KK/GJK.
Që nga viti 1908, edhe në Kosovë u shfaq ideja e parë për themelimin e Kryqit të Kuq dhe kjo ide erdhi nga një Hoxhë dhe një Prift nga Gjilani. Mirëpo situata politike e asaj kohe nuk lejoj themelimin e saj.
Më 1945 - u bë themelimi i KKK-së në Prizren, në rrethana tejet dramatike sociale dhe shëndetësore për popullin e Kosovës. Me gjithsej 9 mjek dhe 40 punëtor shëndetësor që përpiqeshin me rreth 100.000 të sëmur nga malaria, 20.000 të sëmurë nga tifoja e shumë sëmundje të tjera. Po në këtë vit, Kryqi i Kuq i Kosovës hap shkollën e parë për infermiere në Pejë
Më 1947 - selia e KKK-së kalon nga Prizreni në Prishtinë dhe vazhdon veprimtarinë e vet humanitare.
Në vitin 1991 - qeveria dhe parlamenti serb me një vendim arbitrar suspendojnë Kryqin e Kuq të Kosovës. Si pasojë largohen të gjithë punëtorët shqiptar, dhe mbesin vetëm ata serb. Në Kosovë formohet një kryq i kuq një nacional serb për interesa të popullatës serbe duke përjashtuar 92 % të popullatës tjetër
Më 15 Tetor 1992 - Kryesia e Kryqit të Kuq të Kosovës vendosi ta vazhdoj veprimtarinë e vet me strukturë të njëjtë por pa serb të cilët nuk shprehën gatishmëri të kyçen në këtë organizatë. Kjo nuk ishte organizatë e re por ishte vazhdim i punës aty ku kishim mbetur por tani me kushte të punës dhe të veprimit shumë të rënda, jashtë lokaleve tona dhe nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të policisë serbe.
Më 1994 - mbahet Kuvendi zgjedhor i KKK-së në të cilin delegatët zgjedhin kryesinë dhe kryetarin.
Prej vitit 1994 deri ne fillim të luftës në shkurt të vitit 1998, Kryqi i Kuq i Kosovës bëri shumë punë dhe tërë veprimtarinë e vet e zhvilloj në baza vullnetare pa ndonjë kompensim duke u bazuar në donatorët vendorë dhe në mënyrë simbolike në ata të huaj. Në Kosovë ndodhi më e keqja lufta, KKK si gjithmonë edhe këtë herë u vu në shërbim të popullit duke ju ofruar ndihmë mjekësore, përkujdesje ndaj të përvuajturve, të zhvendosurve, foshnjave, fëmijëve, pleqve, invalidëve dhe të plagosurve. Gjatë luftës u maltretuan shumë aktivist humanitar, u arrestuan e u burgosën, e ç'është më e keqja shumë prej tyre edhe u vranë. Historiku i veprimtarisë së Kryqit të Kuq të Kosovës është i lidhur ngushtë me kontributin e humanistit dhe shkrimtarit Tahir Jaha (1913 - 2003). Sot Kryqi i Kuq i Kosovës numëron më shumë se 5000 vullnetarë.
Parimet themelore të Lëvizjes së Kryqit të Kuq të Kosovës janë:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kryqi i Kuq i Kosovës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.