Kolë Tromara

Kolë Tromara (Qytezë, 15 maj 1885 - Tiranë, 13 prill 1945) ishte atdhetar, nëpunës, veprimtar i Ballit Kombëtar dhe ministër në qeverinë Mitrovica.

Autor i vargjeve të këngës "Sa të rrojë gjithësia".

Kolë Tromara
Kolë Tromara
Ministër i Kulturës Popullore
Në detyrë
7 shkurt, 1944 – 16 qershor, 1944
Paraprirë ngaRexhep bej Mitrovica
Pasuar ngaMark Gjon Markaj
Të dhëna vetjake
U lind më15 maj, 1885
Qyteza, Perandoria Osmane
Vdiq më13 prill, 1945
Tiranë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptare
Punësimifarmacist, publicist, nëpunës

Jeta

Lindi në QytezëDevollit në mesin e një bashkësie me origjinë nga Suli, i biri i Thanas dhe Kostandina Tromarës. Ndoqi mësimet fillore në Korçë ku qe zhvendosur vëllai i tij Spirua dhe më tej në Greqi. Pas përfundimit të shkollës së mesme kthehet në Korçë, ku punon si farmacist. Përndjekjet e autoriteteve turke e detyrojnë të emigrojë drejt ShBA-së më 1906, në Boston, Massachusetts.

Më 1906 botohet gazeta "Kombi", kur ndihmon Kristo Kirkën për të kërkuar ndihma që ta botojnë. 1907 është sekretar i shoqërisë “Besa Besë”, me kryetar Fan Nolin. Më 1915 sekretar i shoqërisë pan-shqiptare “Vatra” në SHBA. Kryetar i shoqërisë “Vatra” më 1916. Një nga themeluesit e bandës "Vatra" dhe organizator i Kuvendit të Diaspores në maj 1917. 1918, Letër drejtuar shqiptarëve të Amerikës për të financuar delegacionin për Konferencën e PaqesParis. Në atë letër thuhej:

Cili shqiptar i mirë që dhëmbet për atdheun e mjeruar nuk e do çlirimin, zgjërimin dhe sigurimin e Shqipërisë? Cili shqiptar i mirë që dhëmbet për vllezërit e robëruar nuk do që ta kemi Kosovën, Toskërinë dhe Çamërinë? Cili shqiptar i mirë nuk jep jo vetëm qesen por edhe shpirtin e tij për qëllimin e shenjtë?

— Letra "Për Shqipërinë të japim qesen edhe shpirtin" drejtuar shqiptarëve të Amerikës e botuar në gazetën "Përparimi" në qershor 1917.

Mis i shqiptarëve të Amerikës në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes. Kur mbajtën Kongresin e Lushnjës, formon nga fundi i vitit shoqatën “Federata e Madhe Atdheu” në Vlorë me program politik me A. Rustemin kryetar nderi, K. Gurakuqin sekretar, A. Daklin arkëtar dhe B. Pejanin inspektor. Më 1920-1921 dhe 1922-1923 Prefekt i Gjirokastrës, tërheq vëmëndjen se si Qeveria Greke mbas dhunës e terrorit të egër ndaj popullsisë muslimane çame, ka filluar e përdor dinakërín’e saj duke u munduar t’i bindë çamët të shkojnë në Anadoll. Bashkë me komandantin e xhandarmërisë për qarkun kapiten Koço Muka më 27 gusht 1923 zbuloi komplotin e atentatit të gjen. Tellinit, kryetar i komisionit për caktimin e kufinjve të Shqipërisë së Jugut. Përfaqëson pref. e Korçës në Kuvendin Kushtetues mbasi u zgjodh në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923.

Mbas Lëvizjes së qershorit largohet nga Shqipëria pas dështimit të Lëvizjes së qershorit bashkë me Fan Nolin, anëtar i zyrës së shtypit të kryengritjes. Deri në dhjetor shërben si prefekt i Elbasanit.

Me ardhjen e Triumfit të Legalitetit largohet, dënohet me 15 vite burg në mungesë nga Gjykata e Diktimit. Kthehet në vitin 1939, dhe emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit. Rreshtohet ndër krerët e Ballit Kombëtar, pjesë e Komitetit Qendror të Ballit. Gjatë viteve 1942-1943 është prefekt i Korçës. 1943, jep dorëheqjen nga Balli Kombëtar dhe merr pjesë si Ministër i Kulturës Popullore në qeverinë e R. bej Mitrovicës. 1945 ─ Arrestohet, dënohet me pushkatim më 13 prill të 1945 prej Gjyqit Special dhe ekzekutohet në vitin 1945.

Referimet

Tags:

13 Prill15 Maj18851945Qyteza (fshat)Tirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

VitaminaPëremriMbrojtja e mjedisitShqipëria OsmaneNëna surrogateVlerësimi i nxënësveBunkerët në ShqipëriUniversiteti i PrishtinësGravitetiAtletikaSindroma DownShkupiEsad pashë ToptaniFerma VIPIzet MexhitiAbdyl FrashëriLegjendaTenisiGjendja agregateStimulim me dorëIlir Shaqiri (këngëtar)Lista e lumenjve në ShqipëriNumrat romakëLista e elementeve kimikëPerandoria RomakeFruthiIzraeliLista e festave në ShqipëriKontaminimi i tokësMuri i Madh KinezHistoria e kompjuteritAnesteziaKanadajaUlqiniXhubletaTargat e automjeteve të KosovësBashkimi SovjetikVeshkaHolokaustiLimfocitiRobin HoodKanceri i gjiritPolicia e KosovësAntigona (mitologji)MetriZvarranikëtAnatomia e njeriutAtomiPyetja retorikeArbëreshët në ItaliZemraTrekëndëshiZgjebjaIlirëtNumrat e plotëShahuTurkmenistaniKara Mahmud pashë BushatiNdotja e ajritGjergj FishtaKarnavali e PolenësJuventus F.C.Historia e libritLigjiSistemi muskulorSinuzitiMargarita TutulaniDragoiKulla EiffelPiramidat e EgjiptitPlastikaPylliHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Shpella e PëllumbasitShtetet anëtare të Bashkimit EvropianLista e aktorëve të teatrit shqiptarMamuthiLista e komunave në Kosovë🡆 More