Klina (Cirilik serb: Клина) është një qytezë dhe komunë që ndodhet në Rajonin e Pejës në veriperëndim të Kosovës.
Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, qyteti i Klinës ka 5,542 banorë, ndërsa komuna ka 38,496 banorë. Ndodhet në pikën e bashkimit të lumit Klina në Drinin e Bardhë. Simboli i Klinës janë Ujëvarat e Mirushës.
Klina
| |
---|---|
Koordinatat: 42°35′02″N 21°34′30″E / 42.58389°N 21.57500°E | |
Shteti | Kosova |
Rajoni | Peja |
Sipërfaqja | |
• Komunal | 309 km2 (119 sq mi) |
Popullsia (2011) | |
• Urban | 5.542 |
• Komunal | 38.496 |
• Dendësia (Komunal) | 120/km2 (320/sq mi) |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 32000 |
Prefiksi | +383 039 |
Targa e automjeteve | 03 |
Faqja zyrtare | kk |
Në shek. e parë të erës së re territori i Klinës si dhe i gjithë Dardanisë gjendej nën sundimin e Perandorisë Romake në ç'kohë në afërsi të Klinës përmendet Dersniku si qendër municipale e farefisit Dardan. Pas rënies së Perandorisë Romake, Dardania, pra edhe Klina me rrethinë, u vërshua nga sllavët, dyndje e cila në gadishullin Ballkanik mori fund në shek. VIII. Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Klina me rrethinë ra nën sundimin Bizantino-Grek. Pas krishterizmit bizantin, ai sllav ndikoi që këto anë me vendbanimet mesjetare dhe me kishat parasllave të përvetësohen nga sllavët. Në shekullin e parë të erës sonë, gjatë sundimit romak, si qendër municipale e fisit dardan përmendet edhe Dersniku, ndërsa gjatë sundimit bizantin hasim në gjurmët e kishës së Paskalicës me kambanore në fshatin Videjë. Profirogoniti në traktin e tij të njohur "Shënime për popujt" shkruan në vitin 948-952, se ndër qytetet e banuara dendur është edhe Dersniku - "Desstinik". Vendbanim i hershëm është edhe Dollci i sotëm, i cili ishte i shënuar me emrin Zalug në hartën e Manastirit të Hilandarit në vitin 1200 nga Solovjevi. Pas rënies nën turqit, jeta e shqiptarëve ishte e vështirë. Ç'prej atëherë Klinën e karakterizon edhe larmia fetare. Popullësia e këtyre trevave merrej kryesisht me bujqësi e cila ishte mjaft e zhvilluar.
Klina identifikohet si vendbanim i hershëm Ilir, me emër Chinna, të cilën e hasim te Ptolomeu që në vitet 87-150 (në hartën e Ptolomeut). Ky lokalitet i lashtë ilir shtrihej në bregun e majtë të rrjedhës së epërme të Drinit të Bardhë, që i përgjigjet realitetit të sotëm gjeografik. Kjo datë si dhe Ujvara e Mirushës u bënë edhe simbol i emblemës së qytetit të Klinës. Chinna në kuptimin Cin shpjegohet si kin në mes të Drinit të Bardhë dhe lumit Klina. Banorët e këtyre viseve nuk pushuan se luftuari për liri deri në ditët e sotme.
Komuna e Klines shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42°37 18 V dhe 20°34 40 L.
Përbërja etnike | |||||||||
Viti/Etnia | Shqiptar | % | Serb | % | Romë | % | Total | ||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1991 regj1 | 43,165 | 83.5 | 5,270 | 10.2 | 1,291 | 2.5 | 51,723 | ||
janar 19992 | 55,000 | 78.6 | 10,000 | 14.3 | 5,000 | 7.1 | 70,000 | ||
Tani (2005)3 | 53,000 | 96.5 | 94 | 0.17 | 1,800 | 3.3 | 54,900 | ||
Burimi:1.Për 1991: Instituti i statistikave federale Beograd (shifrat janë politike dhe të pavleshëme) 2.Për 1999: Kosovo/Kosova As Seen/As Told.OSCE Human Rights Report, 1999, Volume 1, p. 227. bazuar në të dhënat nga autoritete serbe lokale para shpërtimit të luftës 3. Për 2005: Nga dejtoria e Administratorit të përgjithëshëm në Klinë Ref: OSCE .PDF Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine/ HTML |
Në kohën e masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999, 5 biblioteka në këtë anë kanë qenë mbyllur dhe të gjitha librat bashkë me inventarin janë larguar nga biblioteka kryesore e Klinës, ku librat janë shkatërruar, inventari është shitur dhe punëtorët janë përjashtuar nga puna. Disa kamionë me libra shqip kane qenë dërguar në fabrikën e letrës në Lipjan. Në atë anë, librat kanë qenë zhdukur, derisa librat në bibliotekën kryesore të Klinës kanë qenë dëmtuar shumë. Në këtë komunë, 5 degë, me gjithsej 30. 760 libra, kanë qenë zhdukur, derisa në bibliotekën kryesore janë dëmtuar 2.980 libra. Mediat e huaja shkruajnë edhe për shitjen e tyre në perendim nga pala serbe për perfitime financiare. Egziston një nismë që të zëvendësohen dhe të mblidhen librat në biblotekat përkatëse por nisma ende nuk ka sjellë lëvizje të mëdha.
Stema e shtetit |
|
Bërkova | Binxha | Bokshiqi | Budisalca | Caraviku | Çabiqi | Çeskova | Çupeva | Deiqi | Dobërdoli | Dollca | Dollova | Dranashiqi | Drenoci | Dërsniku | Dugajeva | Dushi | Dushi i Vogël | Gllareva | Grabanica | Grabca | Gremniku | Gjurgjeviku i Madh | Gjurgjeviku i Vogël | Jagoda | Jashanica | Jelloci | Kërnica | Klinaca | Këpuzi | Krusheva e Madhe | Krushevë e Vogël | Leskoci | Nagllava | Përçeva | Pjetërqi i Epërm | Pjetërqi i Poshtëm | Pogragja | Radulloci | Ranoci | Resniku | Rigjeva | Rudica | Sferka | Siqeva | Stupa | Shtupeli | Ujmira | Videja | Volljaku | Zabërgja | Zajmi | Zllakuqani
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Klina, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.