Kalaja E Ulqinit

Kalaja e Ulqinit (malazisht: Tvrđava Ulcinj), e njohur edhe si Qyteti i vjetër i Ulqinit (malazisht: Stari Grad Ulcinj) është një kala e lashtë dhe lagje në Ulqin, Mali i Zi.

Është ndërtuar mbi një siujdhesë të vogël në bregdetit e Adriatikut.

Kalaja e Ulqinit
Kalaja E Ulqinit
Kalaja e Ulqinit
VendndodhjaUlqin, Mali i Zi
Koordinatat41°55′24″N 19°12′05″E / 41.923416°N 19.201283°E / 41.923416; 19.201283
Ndërtuarshekulli V p.e.s.
Monument Kulture në Mal të Zi
Emri zyrtar: Qyteti i vjetër i Ulqinit
LlojiKategoria I

Gjurmët më të hershme të kalasë i takojnë periudhës parahistorike, kur Ulqini i përkiste ilirëve, popull me origjinë indo-evropiane. Qyteti i vjetër Ulqinit u themelua në shekulliN V p.e.s. nga kolhët, nga të cilët është quajtur fillimisht Kolihinium. Në shekullin II p.e.s. (vitin 163 p.e.s.), u morr nga romakët prej fisit ilir olciniatas dhe pastaj qyteti Kolhinium bëhet Olcinium. Gjatë sundimit romak Olciniumi bëhet qytet me status të veçantë e me privilegje të veçanta (lat. oppida civium Romanorum) dhe më vonë si një qytet me status të pavarur (lat. Municipium).

Për shkak të pozitës së mirë gjeografike, relievit dhe klimës së butë ka qenë gjithmonë pre e pushtuesve të mëdhenj. Ulqini është një qytet, muret e të cilit janë shkatërruar shpesh në luftëra, por u rinërtuan edhe nga të gjithë ata që, për shkak të bukurisë së këtij qyteti të lashtë gjetën paqe, duke ndërtuar për vete fortifikime dhe rezidenca. Perandori bizantin Justiniani përmendet të ketë bërë rindërtime, i cili u ndjek nga nemanjiqët, balshajt, venedikasit dhe osmanët.

Veçoritë

Kalaja E Ulqinit 
Muri ciklopik në Kalanë e Ulqinit

Kalaja është e vendosur mbi një shkëmb të madh, pjesët më të ulat e të cilit janë pothuajse në breg. Shkalaja (citadela) gjendet në pjesën më të lartë dhe është nga të gjitha anët e paarritshme, përveç nga jugu. Kalaja ka dy porta, një në pjesën e poshtme, nga deti dhe tjetra nga toka, në pjesën e sipërme. Mbetjet më të vjetra të kalasë i takojnë periudhës greko-ilire, që u gjetën në pjesën e shkalasë. Nga fundi i mesjetës ka disa mbetje: pjesë nga muret rrethuese të kalasë, një kullë katrore dhe pjesë nga muret nga ana e detit, si dhe pjesa e brendshme e portës së sipërme.

Nga shekulli XVIII janë mbetjet e ndërtesave të mëdha të arkitekturës kishtare në pjesën e poshtme të qytetit. Objektet kishtare që i përkisnin mesjetës gjendet ende nën barut'hanën osmane tetëkëndëshe, si dhe një objekt në afërsi të shkalasë, e cila në bodrum ka mbetje afreskësh dhe ndoshta aty ishte pallati i peshkopit, si dhe një ndërtesë e madhe me arkada përballë detit. Ndërtesat e banimit nga kjo periudhë i kanë shumë rrallë të ruajtur katet e sipërme, por ka mjaft katet përdhesë të ruajtura në ndërtesat ekzistuese që i takojnë kësaj periudhe. Pjesa më e madhe e mureve të qytetit, si nga deti, ashtu dhe në shkala i takojnë periudhës venedikase, së bashku me një lloj kulle burgu, të quajtur "Kulla e Balshajve". Nga periudha osmane kanë mbetur disa objekte ushtarake në shkala dhe pjesën e sipërme të qytetit, pjesë të mureve, barut'hanja dhe ndërtesa të shumta banimi.

Turizmi

Vendet më të vizituar në Kala nga turistët janë: Kulla e Balshajve, Tregu i Robërve, Pallati, Oborri mbretërorë dhe Kisha-Xhami e Ulqinit. Gjatë sezonit verorë në hapësirën e Tregut të Robërve mbahet Skena Verore, një eveniment kulturoro-artistik.

Shiko dhe

Lidhje të jashtme

Referimet

Tags:

Kalaja E Ulqinit VeçoritëKalaja E Ulqinit TurizmiKalaja E Ulqinit Shiko dheKalaja E Ulqinit Lidhje të jashtmeKalaja E Ulqinit ReferimetKalaja E UlqinitDeti AdriatikGjuha malazezeKalajaMali i ZiUlqini

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Feja në ShqipëriMetaforaAeroplaniAlpet ShqiptareDritëro AgolliIbrahim RugovaNdotjaLaguna e KaravastasëShqipëria nën pushtimin italian (1939–43)DhelpraKanceri i gjiritElhamdulilahLidhja e LezhësLulëkuqjaQarqet e ShqipërisëSistemi muskulorHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)PolianaRevolucioni francezSylvio Mendes Campos JuniorToy StoryStresiSëmundjet e gjakutDibraIliadaShpyllëzimiDon Kishoti i MançësPartia e Punës e ShqipërisëLëvizja Nacional-ÇlirimtareShëndetiBashkimi SovjetikVeshje popullore të KosovësElektricitetiShtetiBimësiaKatrori27 MarsAriGjitariInsulinaDaulljaMjedisi natyrorGjenerali i ushtrisë së vdekurAdolf HitleriEkosistemiAngliaIsak NjutoniTanzimatiLigji i KulonitKalaja e KrujësForca e rëndesësDiabetiAli Pashë TepelenaMaltaIkametiAliteracioniNevruziUmberto EcoPiratetPlaku dhe detiSindroma DownPrinc VidiVarfëriaDita Ndërkombëtare e GruasLasgush PoradeciFloraPellazgëtShqiponjaDeti AdriatikLuiz EjlliNata e KadritNumrat romakëAthinaPenisiKanadajaMeshari🡆 More