KV Tirana (Klubi i Volejbollit Tirana) për meshkuj dhe femra janë ekipe profesioniste volejbolli që marrin pjesë në Ligën e meshkujve dhe Ligën e femrave.
Ekipet e Tiranës në volejboll për meshkuj dhe femra kanë bërë histori në volejbollin shqiptar duke u renditur ndër ekipet e shquara dhe në elitën e këtij sporti në Shqipëri.
KV Tirana për Meshkuj dhe Femra janë degë të klubit shumësportësh SK Tirana.
KV Tirana janë 11 herë Kampionë të Shqipërisë dhe gjithashtu 9 herë fitues të Kupës në volejboll për meshkuj, duke u renditur mes 4 më të mirëve përsa i përket suksesit dhe numrit të trofeve, krahas Dinamos, Studentit dhe Partizanit. Edhe pse jo aq të suksesëshm sa ekipi i femrave, KV Tirana ka konkurruar me dinjitet në të gjitha kompeticionet kombëtare.
Ata janë gjithashtu fitues të dy trofeve rajonale; Kupa e Pavarësisë në 2021 dhe Liga "Gjergj Kastioti" në 2022.
Bardhë e blutë kanë marrë pjesë në disa Kompeticione Europiane dhe ndeshje apo turne miqësore, ku në disa raste kanë arritur sukses. Sic kanë qenë eliminimi i ekipit zviceran Lausanne UC në turin e 1rë të Kupës së Kupave në sezonin 1990-91, me diferencë pikësh pas fitores brenda e humbjes jashtë, para se të eliminoheshin nga gjermanët e Milberstofer München në turin e 2të, duke i humbur të dyja ndeshjet 1-3 dhe 0-3. Tirana i përsëriti sukseset edhe në sezonet 1995-96 dhe 1996-97 kur eliminoi KK Budućnost Podgorica të Malit të Zi dhe OL Kakanj Bosnia të Bosnjës.
Ndeshjet në shtëpi i luan në Pallatin e Sportit Asllan Rusi (kapaciteti 3.000 ulur)
Liga e Volejbollit e Shqipërisë - 11 (1947, 1948, 1949, 1957, 1987, 1988, 1992, 1993, 1994, 2022, 2023)
Kupa e volejbollit e Shqipërisë - 9 (1957, 1958, 1964, 1987, 1991, 1992, 1996, 2022, 2023)
Kupa e Pavarësisë Volejboll - 1 (2021)
Liga "Gjergj Kastrioti" Volejboll - 1 (2022)
KV Tirana janë 20 herë Kampionë të Shqipërisë, 11 herë fitues të Kupës dhe 1 herë fitues të Superkupës në volejboll për femra, duke u renditur mes më të mirëve përsa i përket suksesit dhe numrit të trofeve. Bardheblutë janë gjithashtu fitues të Superkupës Mbarëkombëtare në vitin 2011. Ekipi bardheblu ka një histori mjaft të shquar që në fillimet e volejbollit për femra, sidomos në vitet 50' dhe 60', por më pas pati një rënie disa vjecare. Gjithsesi vajzat rikthehen tek trofetë pas vitit 2008, duke risjellë lavdinë e dikurshme teksa dominonin volejbollin shqiptar duke fituar kupa e kampionate. KV Tirana kanë marrë pjesë në disa Kompeticione Europiane dhe ndeshje apo turne miqësore, ku në disa raste kanë arritur sukses. Suksesi më i madh ishte ai i sezonit 1994-95, ku pasi eliminuan maqedonasit e Makedonija Strumnica (3-0, 1-3) dhe OK Celje Slovenia (sllovenët u tërhoqën) arritën ndër 16 më të mirët duke u përballur me ekipin e fortë italian Latte Rugiada Matera ku i humbën të dyja ndeshjet 0-3, 0-3. Më herët, Tirana patën arritur të tjera suksese, si ai në sezonin 1969-70 në Kupën e Kampioneve ku eliminuan turqit e Fenerbahce Istanbul para se të eliminoheshin nga rumunët e CS Rapid Bucuresti në turin e 2të me dy humbje, 0-3 dhe 0-3. Sukseset më të fundit janë ato të sezonit 1995-96 në Kupën CEV ku mundën 3-0 sllovenët e Klimacommerce Bled dhe pjesëmarrja në Turneun e 4të Ndërkombëtar të Femrave në Partinico (Itali) në 1992 ku morën medaljen e argjendit pas fitores 3-1 ndaj ekipit KIW Agrigento.
Gjatë sezoneve të fundit, KV Tirana (femra) kanë qenë të suksesshëm në aktivitetet kombëtare duke fituar 4 kampionate, 4 kupa e nje superkupë - një rikthim në kohët e arta kur dominonin krahas Dinamos.
Ndeshjet në shtëpi i luan në Pallatin e Sportit Asllan Rusi (kapaciteti 3.000 ulur)
Liga Volejboll - 20 (1946, 1948, 1950, 1951, 1952, 1955, 1959, 1961, 1962, 1963, 1964, 1966, 1967, 1969, 1992, 1994, 2008, 2009, 2010, 2013)
Kupa Volejboll - 11 (1957, 1960, 1961, 1965, 1966, 1967, 1968, 2008, 2012, 2013, 2022)
Superkupa Volejboll - 1 (2014)
Superkupa Mbarëkombëtare - 1 (2011)
This article uses material from the Wikipedia Shqip article KV Tirana, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.