Kbx Prishtina

Klubi i Boksit Prishtina është një klub i boksit i cili ndodhet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë.

Boksi ishte njëri ndër sportet që dikur i solli shumë suksese dhe medalje Kosovës. Rezultatet më të mira i solli KBox "Prishtina", i cili deri në vitin 1976 veproi me emrin "Radniçki".

Historiku

Klubi i Boksit Prishtina është themeluar në vitin 1949, si Klubi i Prishtinës i cili fitoi pesë tituj të kampionit të ish-Jugosllavisë, gjashtë herë zuri vendin e dytë dhe tri herë të tretin. Të gjitha këto suksese lidhen me emrin e trajnerit Lah Nimani. Sukseset e klubit nisën që nga edicioni 1974/75, kur u fitua titulli i parë me brezin e boksierëve të njohur: Sahit Ajdini, Haki Peci, Zoran Dediq, Miodrag Gjorgjeviq, Shefki Bogujevci, Mujo Rashiti, Daut Dauti, Bajram Hashani, Faruk Gërxhaliu, Predrag Jovanoviq, Nazif Gashi, Enver Hajredini, Xheko Muhoviq dhe Xhevdet Peci. Këtij grupi boksierësh iu bashkuan më vonë edhe Sami Buzolli, Afrim Majanci, Haki Gashi, Nysret Rexhepi, Naser Bajrami, Zijadin Rama, Beqir Berisha, Aziz Salihu, Fatmir Makolli, Ismet Haziri, Muharrem Gjocaj, Agim Latifi, Abedin Lika, Skënder Hajdini etj. Kurdo që KBox "Prishtina” ka boksuar qoftë në Kosovë, qoftë jashtë saj, pallatet e sportit kanë qenë përplot shikues. Mbahen mend animet e adhuruesve të saj në Pallatin e Sportit "1 Tetori" në Prishtinë, numri i të cilëve arrinte në rreth 6,000 shikues. Madje, kur "Prishtina" nisi të boksonte në Pallatin e Sportit, në tribuna dhe përreth ringut numri i shikuesve arrinte deri në 10,000 veta.

Shih edhe

Referime

Tags:

Prishtinë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ShtetiAstronomiaSëmundja e LeukemisëKarboniMëlçiaMuzika populloreZënia e Diellit (Eklipsi)Vasfije KrasniqiShahuLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneAdolf HitleriPikësimiPenicilinaMigrenaLufta e Parë BotëroreRiciklimiEposi i kreshnikëveFeja në ShqipëriShkodraIliadaAriLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoVaso pashë ShkodraniMeteoriTeleskopiBiologjiaForca e Sigurisë së KosovësPeshkuMotori DiezelKuzhina shqiptareRënia e komunizmit në ShqipëriAtletikaLufta e vitit 2001 në MaqedoniPozita gjeografike e ShqipërisëSheshi i Skënderbeut (Shkup)Bunkerët në ShqipëriNdotja e ujitVitamina CKosova në Luftën e Dytë BotëroreFizikaPrizreniPjesët përbërëse të kompjuteritEvropa lindoreVenusiDinozauriTeatri në ShqipëriDrogaNjeriuLojërat OlimpikeLahutaLumiLibriPashallëku i ShkodrësAli Pashë TepelenaSerie AHidrocentraletKarizmaQyteti i KukesitKryefjalaFejaPrrenjasiForca e rëndesësMatjaLista e shteteve të EvropësPërcjellësit elektrikPjesët e ligjëratësAzia LindoreLuaniDua LipaBimësiaStimulim me gjoksLista e festave në ShqipëriRryma elektrikeSamir ManeLionel MessiGjarpriArti i RilindjesLista e Kryeministrave të ShqipërisëHixhame🡆 More